Treni del nga shinat, të paktën 100 të p Iagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në Rusi, ku të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur kur një tren pasagjerësh, u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.

“Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit.

Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi.