U νra me thikë në Angli, mbΙidhen paratë për të sjellë trυρin e 26-vjeçarit në Shqipëri

Familjarët e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj, i cili u vra me thikë në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se janë mbledhur paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e tij.

Ditën e sotme u njoftua hapja e një Go Fund Me, që shqiptarët të kontribuonin sadopak pasi shuma për të sjellë trupin e të riut në vendlindje ishte mbi 10 mijë paund.

Kjo shumë është mbledhur, njoftojnë familjarët, dhe do kryhen të gjithë procedurat e nevojshme që trupi i të riut të prehet në Malësi e Madhe, vendlindjen e tij.