U Ιirua nga bυrgu i Drenovës, qytetari: Përdorin dhυnë, dje më shtrembërυan nofuΙΙën

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji për amnistinë penale dhe prej këtij ligji do të përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Një i burgosur që u lirua nga burgu i Drenovës ka treguar për dhunën e ushtruar nga rojet e burgut. Ai tha se ditën e djeshme kishte për të zhvilluar një bisedë me familjarët në Skype, por për shkak të problemeve teknike, biseda nuk u realizua. Ai tha se një prej rojeve e ka goditur me grusht në nofull.

Ai tregoi se në burg ka qenë për vjedhjen e një kabulli që e kishte marrë për ta shitur për shkak të problemeve financiare.

“Kam qenë për vjedhje, për një kabull e gjeta në rrugë, ishte një anë e këputur thashë ta marr ta shes. U dënova mbi 2 vite burg, më kishte ngelur edhe 1 muaj burg. Nga gjendja ekonomike, nuk kam, jam copë-copë. Familja më ka lënë të vogël, jam pa shkollë, nuk di as shkrim e këndim. Po të kisha një shkollë do të kisha një zanat, por kur s’ke shkollë nuk të merr njeri në punë. Punoja ndonjëherë si ndihmës në mobilieri e ndërtim.

Po të hash ushqimin aty të zë gjumi, ushqimi është skandal fare. Nuk jam vetëm unë që s’kam për të ngrënë, janë edhe të tjerë, gjynah. Dalim 2 orë, rrimë gjithë ditën në dhomë, këta përdorin dhunë. Dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk ka nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti.

Unë do të shkoj në punë, më presin nusja dhe djali. Nuk më kanë ardhur se janë në Elbasan. S’kam folur, ata nuk vinin dot sepse s’kemi gjendje ekonomike, nga mua mbaheshin. Unë mblidhja ndonjë hekur e skrap, pa punë e asgjë. Nuk kisha çfarë të bëja”.