Nese nuk e keni vene re, po ju themi se shumë çanta shpine kanë një kuadrat të vogël plastike apo lëkure me dy vija paralele.
Por për çfarë shërben realisht?
Sot është bërë një lloj aksesori zbukurues i çantave në mënyrë që t’i japë një pamje edhe më “vintage” asaj por në të shkuarën kishte një funksion të përcaktuar mirë e të nevojshëm.
Në origjinë, ai ishte projektuar për të kaluar në të lidhëset e këpucëve, të cilat për shkak të përdorimit të tyre nuk mund të futeshin në çantë me rrobat e tjera.