V.αjza nga Pogradeci: Shoqja më kërkon që të b. ëj diçkα të t υrρshme

Një adoleshente nga Pogradeci po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të. Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”.

Historia shokuese është rrë fyer.“Jam një 16 vjeçe nga Pogradeci dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime. Jam shumë simpatike.

Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort. E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen.

Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë.

Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë.

Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.