Kur biem të dashuri , mendojmë se ai është njeriu i duhur, me të cilin dëshirojmë të kalojmë pjesën tjetër të jetës, e për të cilin japim gjithçka nga vetja. Por një vajzë shkodrane është zhgënjyer nga personi që mendonte se ishte “i duhuri” dhe historinë e saj e ka rrëfyer.
“Përshëndetje njerëz. Ndihem njeriu më i pavlerësuar që mban kjo tokë, sepse dhashë gjithçka nga vetja dhe në fund mora ‘poshtërimin’.
Jam një vajzë 24 vjeçe nga Shkodra dhe e kam humbur vi.rgjërinë time verën që lamë pas.
Do të thoni ju pse prita kaq gjatë? Sepse kam qenë gjithë jetën duke pritur ‘princin e kaltër’ që do ta meritonte të bëhesha e tij.
Por në fakt pa e kuptuar rashë në dashuri me një pis, me një të pabesë, që kishte vetëm fjalë të bukura për të arritur qëllimin e tij.
Pasi mori atë që donte, pas gati 1 viti pritje, nisi të mos më takonte më, derisa sot më ka bllokuar në çdo kontakt.
Deri para aktit isha jeta e tij dhe femra më e rëndësishme në botë. Kurse sot nuk di as nga bëhet.
Iku prej meje, një javë pasi mori atë që donte dhe ndihem aq idiote që e besova kaq shumë dhe prita kaq gjatë për vi.rgjërinë dhe ai e shpërdoroi nderin tim.
Pasi shkuam doli dhe dy herë me mua, por e ndjeja ftohtësinë. I thashë një drekë se kur do t’i bënim gjërat serioze, e pas atij moment se kam parë më.
As nëpër qytet, as në kafet tona, askund. Nuk di çfarë duhet të bëj…Ndihem e pavlerë krejt sepse e doja me gjithë shpirt dhe doja familje me atë person…”, -shkruan ajo.