‘Vatikani i Tiranës’/ Bektashinjtë e Turqisë kundër: Shteti fetar s’mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë në mbledshjene Asamblesë së përgjithshme në OKB ka prezantuar idenë e shtetit bektashi, sipas modelit të ngjashëm me atë të Vatikanit.
Mirëpo kjo ide nuk është përkrahur nga bektashinjtë e Turqisë.

Në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global në pronësi të Azerbajxhanit, përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, tha: “Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë se Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.

Ndërsa presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, ka thënë se “Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka paqe, harmoni e dashuri”.