Vdiq nga aksidenti i skeΙës në Gjermαni, fαmilja e AΙfred Vishës kërkon ndihmë

Ditën e premte, u thellua bilanci i viktimave nga aksidenti i skelës në Gjermani. Vdekja e Alfred Vishës pas 10 ditëve në spital e çoi në pesë numrin e viktimave.

Ai la pas familjen e tij, në kushte të vështira ekonomike, në Kurqelaj të Klosit, një fshat i thellë verior, ku mungojnë mundësitë e punësimit edhe të arsimimit. Pikërisht këto kushte ishin arsyeja që Alfred Visha emigroi drejt Gjermanisë, duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi.

Familja e tij ndodhet në një shtëpi të rrënuar, mes varfërisë së skajshme dhe kërkon ndihmë.

“Gjatë verës kemi mbjellur grurë e i hamë gjatë dimrit. Të ardhura të tjera nuk kemi. Shumë larg nga arsimi, kam tre fëmijë po mësojnë shumë. I nxjerr që prej orës 7 prej shtëpie, në tetë e gjysmë arrijnë te shkolla duke ecur. Të paktën t’iu vihet një makinë e ti çoj te shkolla”, shprehet për mediat mamaja e Alfred Vishës.