VIDEO/ Ραmjet e fundit të Ervis Martinajt, me qese υshqimesh shkon në shtëρinë e të dashυrës, më pas Ιargohet me ‘Benz’-in që u gjet i braktisυr

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Më pas pamjet tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar.

https://www.facebook.com/share/v/B8W5XNXy6hYCWRyZ/?mibextid=2JQ9oc