VIDEO/ Ρrezantuesja hυmb ndjenjat live në mes të studios

Një incident ka ndodhur në një studio televizive në Kolumbi. Një prezantuese teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejetë papritur ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në dysheme.

Sipas mediave vendase mësohet se prezantuesja është Elianis Garrido, 35 vjeç, e ishte ulur në stol ndërsa bashkë prezantonte shfaqjen “Lo Sé Todo” (“Unë di gjithçka”) kur ndodhi incidenti.

Nga videot e publikuar në rrjet shihet momenti kur prezantuesja papritur mbulon me duar fytyrën dhe më pas rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet në tokë.

Menjëherë pas kësaj kamerat ndalen dhe fokusojnë kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një ndërprerje reklamash.

Pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, kolegu i saj u u tha shikuesve se bashkë prezantuesja kishte patur “probleme respiratore”, teksa më tej shtoi se ajo ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur.

https://youtu.be/r38kVl-ECmA