Punonjësi i një kafeneje në aeroportin e Atlantës është pushuar nga puna për një sherr që, u shkaktua nga një mosmarrëveshje me një bashkëpunëtor për një kafe.
Sipas mediave lokale, sherri në një bar të zinxhirit Harvest & Grounds filloi kur dy kolegë u përleshën për ekspresin.
Siç shihet në video, një grua, që sipas informacioneve quhet Sakoria Kelly, u ndeshën dy prej drejtuesve të kafenesë. Madje ajo i qëlloi disa herë dhe ata u përgjigjën. Ndërkohë, gruaja tentoi që të godiste njërin prej tyre dhe me karrige, ndërsa më pas u pushua nga puna.
All this because she got fired and wanted to grab her belongings 💀 pic.twitter.com/kAfgQS0imK
— non aesthetic things (@PicturesFoIder) January 16, 2024