VIDEO / Shkakton revoltë të madhe gjesti i këngëtares greke teksa performonte ajo izraelite në Eurovision

Pjesëmarrja e këngëtares izraelite në Eurovision ka shkaktuar polemika të mëdha, teksa shumë i kishin kërkuar të tërhiqej.

Një televizion belg vendosi të ndërpriste transmetimin, teksa në skenën e Eurovision u ngjit këngëtarja izraelite, duke shfaqur në ekran një mesazh kundër luftës dhe kundër gjenocidit.

Po ashtu, protesta pati edhe në rrugët e Suedisë, ku mijëra emigrantë dolën në mbështetje të popullit palestinez.

Vëmendje tërhoqi edhe gjesti i këngëtares greko-sudaneze Marina Satti, e cila u filmua duke pretenduar se po e zinte gjumi, teksa po këndonte Eden Golan. Ajo është kritikuar për këtë gjest, teksa shumë e kanë quajtur “të pahijshme” dhe “të paedukatë.

https://twitter.com/visegrad24?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788868082766668074%7Ctwgr%5Eaf7d339df90b6f35dd1549d85e254bc73280596e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fvideo-shkakton-revolte-te-madhe-gjesti-i-kengetares-greke-teksa-perfor-i65366