VIDEO / Tesla shpērthen në flakë nga uji i uraganit Helene, autoritetet mesazh pronarëve: Kujdes nga mjetet elektrike

Ky është momenti kur një makinë elektrike tip Tesla shpërthen në flakë, brenda një garazhi të përmbytur nga vërshimet e uraganit Helene.

Ngjarja ka ndodhur në Pinellas të Floridas, teksa në video dëgjohet në fillim një zhurmë dhe më pas shihen flakët.

Autoritetet vendase e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me makinat elektrike por edhe skuterat për shkak të përmbytjeve masive.

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje pronarit ta dërgojë makinën për inspektim, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Nga incidenti nuk raportohen të lënduar.