VIDEO / Thumanë-Kashar shndërrohet në pistë “F1”, motora e makina “fluturojnë” me 215 km/h

Aksi Thumanë-Kashar ka vetëm pak ditë që është hapur për qarkullim, ndërsa makinat janë parë të “fluturojnë” me shpejtësi të lartë.

Ndonëse ky aks ka një shpejtësi të lejuar prej 130 kilometra në orë, makinat janë kapur nga radari i policisë rrugore me shpejtësi shumë më të lartë se norma e lejuar.

Nga 160 km/h deri te një motor dhe një makinë që ecin me 210 dhe 2015 kilometra në orë, dhjetra mjete janë kapur nga radari.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi numrin e gjobave të vendosura në këtë aks, ndërsa ka një mesazh sensibilizues për shoferët.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin”, njofton policia.