VIDEO/ Ushtria e Izraelit publikon pamjet: Momenti kur lideri i Hamasit largohet pak para s uImit të 7 tetorit!

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka dhënë më shumë informacione për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, si një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar.

“Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit të 7 tetorit.

Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinëar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF.

Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwar, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë.

Sipas IDF-së, rezulton se Sinwar dhe familja e tij ishin fshehur disa orë para sulmit të 7 tetorit në tunel me pajisje të plota, jastëkë, ujë, ushqim dhe televizor.

Michael Kuby, ish-zyrtari i Shin Bet (Agjenci e sigurisë së Izraelit) që mori në pyetje Yahya Sinëar për 180 orë ndërsa mbahej në burgjet izraelite, tha se lideri i Hamasit në Gaza ishte një njeri i pamëshirshëm dhe racional me “sy vrasës”, i cili ia kishte kushtuar jetën ekskluzivisht shkatërrimit të Izraelit dhe vrasjes së hebrenjve.