Vrasja e 13-vjeçares në ’97 me plumb në zemër, rrëfimi tronditës i prindërve të Matildës: E dimë kush e ka bërë

e vrau  nga pakujdesia.

Përballë lutjeve të familjes prokuroria është vënë në lëvizje dhe e ka hapur sërish çështjen.

“Meqënëse shtëpia jonë është përmbi komisariat, të shtënat erdhën nga komisariati dhe ndërkohë babai ynë punon në bahçe dhe dëgjon “ baba më vranë”, çfarë të shikonte vetëm gjak. E marrin e çojnë bashkë me policinë në spital, e pamundur. Ata e mbuluan se aty është dora e një të madhi jo e një polici, për t’i dhënë dorën një të madhi, e mbuluan, ka qenë Mond Koseni shef komisariati”, rrëfen babai i 13-vjeçares.

“Neve dhe ditën që na vranë, mbas tre ditësh, njerëzit vazhdonin pinin kafe këtu. Ka qenë Mond Koseni në zyrë, i tha vjehrri “ o bir e kam çunin shumë të stresuar, edhe çuni im di të shtjerë, të vish t’ma qetësosh çunin. Ti të vish t’më kërkosh falje, më bërë hatanë, vajtëm bashkë me vjehrrin…”, tregon nëna e Matildës.

Sidorela Memolla, avokate e familjes: I jam drejtuar me shkresa drejtorisë vendore të policisë Elbasan, të më vendosin fashikullin e vitit 1997, për të parë si ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu i kam kërkuar policisë të më vendosin në dispozicion se çfarë bëhet me këtë procedim penal, a është e pezulluar arsyeja, përse është pezulluar. Nëse është e pezulluar të rinisin hetimet, për të gjetur autorët dhe dëmshpërblyer familjen.

Anila Hoxha: Për çfarë vepre është hetuar?

Sidorela Memolla: Vrasje nga pakujdesia. Duke qenë se ka kaluar një furgon ata kanë marrë masa. Duke qenë se shtëpia është përballë komisariatit, njëri nga autorët ka hedhur granata, në këto kushte njëri nga policia ka kaluar në krahun tjetër dhe ka shtirë. Ata thonë se janë dëgjuar të bërtitura dhe ishin familjarët që kërkonin ndihmë. Prokuroria ka marrë një vendim për shfuqizim të vendimit të 1997 duke u justifikuar nga ana e prokurorit, edhe ne kemi pasur pikëpyetje se përse nuk është zbardhur çështja. Prokurori thotë nuk është bërë kqyrja e vendit të saktë të ngjarjes, nuk është përcaktuar distancë nga ku është qëlluar, as këndi i qitjes, dhe distanca ka rezultuar 350 metra.

Xhevahire Bufi: Mu vra goca në shtëpi, ose t’më sjellin vajzën siç e lashë në shtëpi ose të merren me policin. S’kam punë unë me policin!