Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një 21-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë pas një sherri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë para natës së ndërrimit të viteve, jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide. Bild raporton se një debat i ashpër degradoi në përleshje fizike, biktimë e së cilës mbeti një 21-vjeçar nga Shqipëria.
I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.