YLLI RAKIPI DEMASKON OPOZITËN: PASHË NË RESTORANT VELIAJN BASHKË ME ÇIM PEKËN DHE SHKËLZEN BERISHËN!

E gjithë retorika e opozitës së Rithemelimit për të paraqitur aksionin e saj ndaj shumicës socialiste si idealist dhe parimor përmbysen nga veprimet e aktorëve të opozitarizmit, të cilët lëvizin fijet pas kuintave.

Gazetari Ylli Rakipi tregoi se si në një mbrëmje, në një restorant makaronash ka gjetur në të njëjtën tavolinë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin dhe gazetarin Çim Peka.

“Vetë në një mbrëmje, mbarova emisionin dhe vete. E gjej dhe mbeta i shastisur dhe nuk fjeta. Me kë e gjeta?! E gjeta me kolegun Çim Peka dhe Shkëlzen Berishën. Mbeta shumë i habitur dhe ata më shikonin ç’është kjo habi e madhe e imja”, tha gazetari.

Takimi për të cilin flet Rakipi mbetet për t’u verifikuar. Por, një konfirmim live në emision e dha Belind Këlliçi. Ish-deputeti, ish-kandidati për kryebashkiak i Tiranës dhe aktualisht anëtar i kryesie në PD-në e Rithemelimit, i cili ishte në studio kur gazetari Rakipi pohoi këto fjalë ‘uli kokën’ dhe nuk reagoi, duke pohuar në heshtje se pas fasadës me molotov, aksioni opozitar te Bashkia e Tiranës është më shumë pazar.

Pse është pazar? Së pari, ndryshimi drastik i aksionit të opozitës, nga një aksion që deri dje kërkonte dorëheqjen e Edi Ramës, në një aksion që kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt dhe së dyti nuk qëndron as argumenti i ngritur nga opozita, se gjoja protesta u nxit nga dosja ‘5D’ e SPAK, sepse me këtë logjikë opozita duhej të protestonte edhe për dosjet ndaj Arben Ahmetajt, Lefter Kokës e të tjerë ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë.