Zbάrdhet νendimi i GJKKO/ Ja 25 pasuritë që i janë sekύestruar Jamarbër Malltezit (DOKUMENTI)

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që me urdhër të SPAK u kërkua sekuestrimi i pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

foto galeri

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira. Sot u sekuestrua një nga pronat e tij, një vilë që ndodhet në gjirin e Lalzit. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

(BalkanWeb)