ZYRTARE: Granit Xhaka është kandidat për Topin e Artë 2024. Ja lista e plotë e 30 emrave të nominuar

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë! Një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin i cili zhvilloi një sezon spektakolar me Bajern Leverkusen.
Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.

Këta janë 30 kandidatët për Topin e Artë 2024