Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka lëshuar sot perlën e radhës, për të cilat kryesisht shquhen rilindasit e kësaj mazhorance. Ajo ka thënë se në 2024 do të zhvillohet një projekt i ri , që ka në fokus transportin me dron të pakove postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër.
Belinda Balluku tha:
Ajo që është më e rëndësishmja, ne planifikojmë duke nisur nga viti 2024, të kemi një projekt të ri që do të ngjajë pak futurist, ashtu siç u komentuan satelitët dhe bëhet fjalë për transportin me dron, i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme postare, pakot postare për t’i transportuar ato në një vend tjetër. E gjitha kjo do të na japë eficencë në kohë, eficencë financiare edhe ulje të emetimeve të karbonit që është edhe kjo një nga synimet e Shqipërisë
Ministrja, duket se ende nuk e di që ka qindra fshatra të izoluar, që nuk kanë infrastrukturë për të shkuar në spital në rast problemesh shëndetësore. Asaj i intereson propaganda dhe mesa duket hapja e tenderit për drona, që të fusë ndonjë lekë në xhep.