Krishtëlindje të paharruara do të kenë këtë vit punonjësit e një kompanie të paluajtshme me seli qëndrore në Baltimore. Shefi tregoi bujarinë e tij duke shpërndarë një bonus prej 38 mijë eurosh për gati 200 punonjës.
Bonusi ju shpërnda punonjësve me një zarf të kuq gjatë një darke pune me rastin e festave të fundvitit. Shefi i kompanisë deklaroi se donte të shpërblente punonjësit e tij për punën dhe përkushtimin e tyre, teksa shtoi se pa ekipin, firma nuk ekziston.
“Unë jam mirënjohës për secilin nga punonjësit tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre.
Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë. Pa ekipin, ne jemi asgjë”, iu drejtua shefi punonjësve të tij.