Ραgëzimi i υogëlushes shqiρtare që bëri xhiron e botës, si arriti 50 milionë shikime në ρak ditë

Aleandra Miri është vogëlushja, që është bërë virale në rrjet përmes një video, që është klikuar 50 milionë shikime në pak ditë.

Ajo gjatë pagëzimit i kafshoi gishtin priftin dhe ka bërë të qeshin të gjithë rrjetin. Komentet kanë qene nga e gjithë bota, të cilët ndër të tjera janë befasuar që në Shqipëri ka kisha.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, halla e vogëlushes, Ada Miri ka treguar se si u bë ky moment viral, gjë që askush nuk e priste. Ndërkohë, që kur e xhiruan e realizuan thjeshtë për ta pasur kujtim.

 “Ishte një moment që e kemi bërë si familjarë dhe e donim si kujtim. Na pëlqente shumë. E publikuam dhe nuk e prisnim se do të bëhej virale. Asnjë se ka vënë re këtë moment, vetëm unë që isha duke e filmuar. Komentet ishin nga më të shumtat, madje shumë të huaj u habitën se nuk e dinin që kishte kisha në Shqipëri”, tha Ada./abcnews.al