“Ραshë të νdekur në rrυgë” – 21 vjecari nga Korça që punonte në IzraeΙ tregon ρërjetimin e lυftës

Ky është Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq.

Ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Izraeli, shkak është bërë lufta. Ai na tregon se fillimisht ka shkuar si turist por me pas ka punuar për afro një vit.

Unë shkova bashkë me shokun tim si turist, aty gjatë ditëve takuam disa shqiptarë të cilët na thanë se mund të merrnim vizë e të punonim. Kështu vendosëm të qëndronim, u pajisëm me vizë dhe punuam rregullisht

Përjetimi i luftës për të riun shqiptar ishte tmerrues, e aq më tepër teksa tregon se ka parë dhe terroristë në rrugët e Tel Avivit dhe njerëz të vrarë.

Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe data 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shtonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin. 

Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtpeo, nga dritaret pamë të vdekur, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk te lejonte të dilje jashtë”

Në rrethana të tilla ka vendosur të rikthehet, edhe për atë sepse ka pasur shumë telefonata dhe nga familja e tij.

Vendosëm të ktheheshim, pame lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem” 

Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer nga situata e krijuar afro 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin aty