Të tjera pamje nga tragjedia tek “Materniteti i Ri” janë publikuar në media sot. Si pasojë e asfiksisë nga tymi i flakëve të zjarrit mbeti viktimë një foshnje 6-muajshe.
Dyshohet paraprakisht se shkak për zjarrin u bë shpërthimi një bombole gazi. Gjyshja e foshnjes që mbeti viktimë ishte duke gatuar në bodrum.
Zjarrfikësit janë detyruar të shembin murin për të depërtuar brenda në banesë.
Gjyshja u nxorr në gjendje të mirë shëndetësore, por për fat të keq, foshnja nuk mundi t’ia dilte.
Burime kanë bërë me dije se nëna e foshnjes ishte në kafe në momentin kur banesa u përfshi nga flakët.
Ajo ishte e divorcuar dhe sipas dëshmitarëve, shteti i kishte hequr kujdestarinë e dy fëmijëve si pasojë e pakujdesisë.