Ηαbit gr.υaja në gjγkαtë: “Dua diυorc. B.υrri nuk më bërtet dhe nuk mërzίtet kυrrë. Është r.οb kοt”

Aharoi Aviti nga India kohët e fundit bëri kërkesë për divorc në një gjykatë, me pretendimin se burri i saj e do shumë atë.Ngjarja ndodhi 3 dite me pare në shtetin Uttar Pradesh. C ifti ka 18 muaj i martuar.

E pyetur për të shpjeguar kërkesën e saj, gruaja tha se burri i saj e do atë shumë dhe kurrë nuk është grindur me të, por ajo s’mund ta pranojë këtë gjë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, burri i saj gatuante dhe e ndihmonte në punët e ndryshme shtëpiake. Duke iu drejtuar gjykatës, ajo kërkoi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Ai nuk më bërtet dhe kurrë nuk më ka mërzitur. Ai madje gatuan për mua dhe më ndihmon në punët e shtëpisë,” tha gruaja e pakënaqur.

“Sa herë që bëj një gabim, ai gjithmonë më fal. Unë doja të debatoja me të. Nuk kam nevojë për një jetë ku burri im bie dakord me mua për gjithçka.

Eshte rob kot”. Pasi e dëgjuan, gjykatësit e hutuar menjëherë refuzuan kërkesën e saj, të cilën ata e përshkruan si joserioze dhe i kërkuan çiftit të zgjidhte vetë këtë “mosmarrëveshje”.

Por gruaja nuk u ndal këtu. Pasi kërkesa e saj për divorc u refuzua, ajo iu drejtua anëtarëve të këshillit lokal, por edhe ata refuzuan të ndërhyjnë në martesën e saj pasi e dëgjuan.

Sipas mediave lokale, burri tha se ai mendonte që nuk kishte bërë asgjë të keqe, por thjesht donte të ishte një bashkëshort perfekt.