“Ηajde këtυ bir k**υe”/ Marokeni i ngαcmoi të fejυαrën, dalin pamjet e υrasjes së tij nga shqiptari Aldo

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohet për vrasjen e një 45-vjeçari maroken. Shqiptari i identifikuar si “Aldo” ka qëlluar dy herë me armë zjarri ndaj marokenit Abderrahim El Kharmoudi pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të fejuarën.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e ngjarjes e cila ka ndodhur nga ora 22:45 deri në 23:28. Marokeni Abderrahim El Kharmoudi është vrarë mbrëmjen e së dielës jashtë një lokali në Cornaredo, Agori pas një sherri me të fejuarën e shqiptarit.

Në orën 23:30, policët morën një telefonatë që sinjalizonte 3 të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në sheshin Liberta. Kur policia mbërriti në vendngjarje pa lokalin të mbyllur megjithëse zakonisht është i hapur deri në orët e vona të natës dhe nuk gjetën as të plagosur e as sulmues.

Por 500 metra larg lokalit, në via Varese, ishte një Volkswagen Polo i bardhë me 45-vjeçarin maroken që po vdiste me një çelës në dorë. Falë dëshmive të qytetarëve dhe kamerave të sigurisë policët arritën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur pasi marokeni iu vdiq në duar.

Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi, shqiptarit Aldo dhe të fejuarës së tij ndodh në orën 22.45, kur nisin përplasjet e para. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari i afrohet disa herë të fejuarës së shqiptarit e cila mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm në lokal. Ai i bërtet asaj, ngre duart si për ta goditur me shuplakë dhe më pas godet një kosh plehrash përpara se të dalë nga lokali.

Por teksa del ai qëllohet dy herë me plumba nga 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave dikush që me gjasë është 21-vjeçari shqiptar bërtet: “Hajde këtu bir k*rve, ku shkon”. Disa prej dëshmitarëve thonë po ashtu se e dëgjuan të thoshte: “Kështu mëson të respektosh femrat”.

Pas kësaj 45-vjeçari maroken hipën në makinë, bën pak metra e më pas bie pa ndjenja në sedilje, ndërsa dy të fejuarit rikthehen në shtëpi. Prej andej dalin disa orë më pas dhe largohen me një makinë që drejtohej nga një i afërm i Aldos.

Sipas policisë italiane, të njëjtën natë u arratisën drejt Brukselit, duke kaluar nga Zvicra. Por duket se arratia e tyre e shkurtër mbaroi pasditen e mërkurës, kur Aldo u paraqit në polici.

SHIKO VIDEON KËTU