ΡΙagosi ρυnonjësin e IMT-së, habit zγrtarja e PD: Të lumtë ρushka, të kishim υepruar të gjithë si ty…

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka habitur me deklaratën e saj lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme

ku punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit së Bashkisë së Tiranës, Ilirjan Gavelli u plagos në krye të detyrë nga shtetasi Qani Muça.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalaja, shkruan se nëse të gjithë do kishin vepruar që nga vitit 2013 njëjtë si Muça, atëhere sipas saj “banditët nuk do të ishin bërë miliarderë”.

“Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013 ashtu siç veproi Qani Muça, banditët nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile, pluraluzmin dhe demokracinë.

Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun, fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin dhe vendin tënd.

Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën.

Të lumtë pushka – thotë populli”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet, ku punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit së Bashkisë së Tiranës, Ilirjan Gavelli u plagos teksa kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e qëlloi me armë.