Ρrotesta e 7 Korrikut, Sali Berisha del me ρaralajmërimin e fortë për PoΙicinë e Shtetit, ka një mesazh edhe për Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë me një paralajmërim të fortë për Policinë e Shtetit për protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policëve se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekjeje për të intimduar, dhunuar, penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marr ndëshkim personal të merituar ligjor.

Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta por me të larta janë emërtuarat e brendshme të njerëzve që protestojnë ndaj këtij regjimi.

Nesër është dita e madhe, ditë frymëzimi.

Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetetë pas kaq vitesh. Rama i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më pare”, paralajmëron Berisha.