FOTO/ “Doli nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali”, ky është “Range Rover” që u përdor në ma sàkrën e Dobraçit!

Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Siç dhe kemi bërë me dije më herët automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur disa muaj më parë në qytetin e Durrësit.

Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes së numrit të mbetur në shasinë e mjetit i cili u gjet i djegur vetëm disa minuta pas atentatit në Dobraç të Shkodër, së bashku me dy automatikët të cilët dyshohet se u përdorën në ngjarje.

Ndërkohë, sipas informacioneve të përftuara nga burimet e policisë së Shkodrës, makina e cila u përdor nga autorët ka dalë nga rrugica ku ndodhet shtëpia e Astmer Bilalit, i cili aktualisht ndodhet në qeli si i arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Autorët më pas i janë vënë pas automjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin Arlind Bushati, Hamza Lici si dhe personi i tretë i paidentifikuar deri më tani, duke i qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë e breshërisë humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i pafajshëm i bashkëshoretëve, Flutura dhe Bashkim Basha të cilët ndodheshin në vendin dhe kohën e gabuar.