Një episod dramatik ka ndodhur në një qendër trajnimi profesional në provincën e Bergamos, ku një nxënës ka pësuar një arrest kardiak të papritur gjatë orës së edukimit fizik.
Ndërhyrja në kohë e stafit të shkollës, të trajnuar për ndihmën e parë, rezultoi thelbësore për mbijetesën e djalit. Para fillimit të aktivitetit sportiv, i riu është rrëzuar përtokë pa ndjenja. Menjëherë mësuesit kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa është njoftuar edhe 118.
“Aktiviteti në palestër nuk kishte filluar ende kur ai u ndje keq”, tregon drejtori i qendrës L’Eco di Bergamo – duke përjashtuar kështu mundësinë e infarktit për shkak të sforcimit”.
Veprimi i mësueses ndihmëse përgjegjëse për ndihmën e parë ishte vendimtare, pasi ajo filloi menjëherë manovrat kardiopulmonare duke ndjekur udhëzimet telefonike të operatorit të 118-ës. Në të njëjtën kohë, mësuesja e edukimit fizik gjeti defibrilatorin gjysmë automatik të pranishëm në palestër. Ardhja e punonjësve të Kryqit të Kuq bëri të mundur stabilizimin e djalit me defibrilator dhe transportimin e tij me helikopter në spital.
I riu është shtruar në terapi intensive prej dy ditësh dhe tashmë ka dalë nga rreziku, ndërsa mjekët po hetojnë shkaqet e arrestit kardiak.
Nëna e djalit shprehu mirënjohjen e thellë për stafin e shkollës: “I shpëtuan jetën djalit tim. Është shumë e rëndësishme të kesh një defibrilator në vendet që frekuentohen nga të rinjtë”.
Po Shqipëria, sa larg realizimit të këtyre kushteve është?