Gazetari Hoxha “non-grata” në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë
Shpallja non grata e gazetarit Artan Hoxha nga Greqia, për Fredi Belerin nuk ka të bëjë me çështjen e tij. Eurodeputeti tha se çështjet me gazetarin Hoxha i ka zgjidhur në gjykatë.
“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë”, tha Beleri në Off the Record” në A2 CNN.
Beleri u shpreh se media greke e ka bërë të ditur sot arsyet e shpalljes non grata, por sipas tij gazetaria të vetëpastrohet dhe të mos shpifë.
“Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri.
