Tatimet vendosin dysheme pagash në ndërtim: Asnjë rrogë nën 80 mijë lekë (LISTA sipas pozicioneve)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur një dysheme pagash në lidhje me sektorin e ndërtimit, ku nuk do të ketë pagesa nën 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore i bën thirrje subjekteve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.

Apeli u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke pasur parasysh informalitetin dhe deklarimin e pagesës mujore.

Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në:

– Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet;

– Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.

Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës së mëposhtme.

NJOFTIMI:

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi. Kujdes.

Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Dokumenta bashkëngjitur

https://www.cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/paga-indikative-ndertimi-1764592784.pdf#toolbar=0