Gazetari i njohur ρΙas deklaratën “bόmbë”: Kam bυrime 99% të sigurta, Ervis Martinaj është υrarë në duart e…

Gazetari Milaim Zeka deklaron se “mbreti” i basteve në Shqipëri, Ervis Martinaj është vrarë.

Madje, ai shkon edhe më tej, duke përfshirë policinë në zhdukjen e tij. Sipas Zekës, vrasja e Martinajt ka ndodhur në duart e policisë.

“Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë.

Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë.

Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo çdo vrasje në Shqipëri, ke të përfshirë prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë”, tha ai në TCh.

Prej 10 gushtit të këtij viti nuk ka asnjë gjurmë nga zhdukja e biznesmenit Ervis Martinaj.

Para sγve 4 arkiυοΙe, britmat e nënës shqiptare dëgjohen në të gjithë morgυn: Nuk dua të jetoj më…

Tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni i kalon përmasat njerëzore. Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën pas aksidentit në Reggia Emilia tre fëmijët dhe nipin. Dhimbja për ta është e padurueshme. Kjo ngjarje shumë e rëndë ka marrë vëmendjen e mediave italiane, të cilat janë duke e ndjekur familjen shqiptare hap pas hapi. Il Resto del Carlino, shkruan se britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet.

Ardian dhe Anjeza Hyseni kanë përpara katër arkivole të bardha para syve, të gjitha të rreshtuara në një dhomë në morgun Coviolo. Aty prehen Shane, 22 vjeçe, me djalin Mattias, 2 vjeç, djali i vogël Resati, 11 vjeç dhe Rejana, 8 vjeçe. Të gjithë ishin viktima të një aksidenti të frikshëm mbrëmjen e 30 Tetorit. Makina që u drejtonte nga bashkëshorti i 22-vjeçares, Orjol Lame, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. I vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi është Lame, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Jashtë morgut ndodhet të afërm të familjes Hyseni. Ata janë mbledhur rreth Anjezës, për ta mbështetur, për ta ngushëlluar, për ta qetësuar. Por siç shkruajnë mediat italiane ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip. “Nuk dua të jetoj më kështu…”, thotë ajo.  Një fjali që të prek zemrën. Dy ditë më parë u shtrua në spitalin e Parmës për shkak se u sëmur pasi mori lajmin tronditës. Të martën në mëngjes kërkoi me çdo kusht që të ishte në morg, për të parë për herë të fundit fëmijët. Por kjo do të ishte akoma më e rëndë për Anjezën.

Ajo nuk mund të qëndrojë dot në këmbë. Të afërmit e kanë marrë disa herë në makinë, por për gruan nuk ka paqe. Ajo ka zbritur nga mjeti dhe ka vrapuar përgjatë një rruge të brendshme në varreza duke u hedhur mbi një makinë. Për fat të mirë, mjeti nuk ishte në lëvizje. Familjarët përpiqen që ta qetësojnë. Sipas asaj që raportohet ka qenë e nevojshme ndërhyrja e një ambulance me staf mjekësor që t’i jepte gruas qetësues.

Nga ana tjetër, Ardiani mundohet të jetë më i fortë. Ai mundohet të qetësojë gruan. Disa miq italianë dërgojnë buqeta me lule. Familja preferon thjeshtësinë. Në hyrje të shtëpisë së funeralit është vendosur një libër ku mund të lihen kujtimet. Por më shumë rëndësi për ta tashmë ka ngrohtësia njerëzore. Ndoshta është e vetmja gjë që mund të lehtësojë sadopak dhimbjen që ndjejnë në zemër.

Trupat e pajetë do të qëndrojnë në Coviolo deri në nisjen për në Durrës. Ardiani dhe Anjeza do t’i varrosin fëmijët dhe nipin në vendlindje, sipas riteve islame. Deri më tani nuk është plotësuar dokumentacioni. Por fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet sonte në mbrëmje ose nesër./tvklan.al

Jetonte në arrαti, krahu i djαthtë i liderit të bandës shqiptare merr vendimin e ρapritur

Është dorëzuar krahu i djathtë i shqiptarit të cilësuar si “Esko” në Greqi dhe që organizonte një bandë kriminale.

Mësohet se shqiptari tjetër i dorëzuar së fundmi në policinë greke, njihej me pseudonimin “Atzou”. Ai jetonte në arrati pas goditjes të organizatës kriminale që komandonte kampusin e universitetit. Shqiptari vendosi me nxitjen e avokates së tij, zonjës Stamatias Markou të vihej në dispozicion të autoriteteve.

Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte në Universitetin Politeknik, me “tentakulat” e organizatës kriminale që kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, si ai në Maj 2017 kundër ish-kryeministrit, Louka Papadimou.

Sipas “To Vima”, më 15 nëntor 2018 shërbimet policore vazhduan të informonin qartë udhëheqjen e tyre për shoqatat e dyshuara të të burgosurve në burgjet e Korydallos me sulme të përgjakshme në mjediset e universitetit në Zografou.

Ky hetim nisi pasi u konstatua se një antiautoritar aktiv, i cili ishte akuzuar se kishte dërguar një paketë-bombë që plagosi Loukas Papademos në makinën e tij në rrugën Marni më 25 maj 2017, merrte shuma parash në llogarinë e tij bankare. Konkretisht, 14 persona kanë vijuar me urdhra dhe nga burgjet e Korydallos dhe gjetkë, për të depozituar në llogarinë e zv/autoritarit të ri.

Një nga këta financierë shqiptarë dyshohet se ishte ai që u arrestua si drejtuesi i “bazës” mafioz në Zografou dhe Esmin Frhati (Esko) që tentoi të plagoste me kaçavidë policen e re!

I dyti u arrestua në vitin 2020 për rrëmbimin e djalit të gazetarit, i cili pasi u mbajt peng brenda Universitetit Politeknik, i grabitën shtëpinë e familjes së tij

Gjithashtu, i njëjti i huaj ishte akuzuar për bastisje në zyrat e profesorëve dhe në laboratorët e Universitetit, duke vjedhur pajisje me vlerë 200 mijë euro.

Për bandat me seli në ambientet e universitetit Zografou të cilat u çmontuan nga hetimi aktual i policisë kishte memorandume të brendshme informative me shumë faqe nga nëntori 2018 që dokumentonin veprimin e saj, pa absolutisht asnjë reagim.

Në informacionet specifike sekrete që arritën në drejtimin e policisë së asaj kohe, u regjistruan lidhjet e kriminelëve të huaj të konviktit studentor me baripinitë në burgjet e Korydallos, të cilët morën pjesë në bandat vrasëse të grabitësve me kallashnikov, duke përshkruar derë më derë se çfarë po ndodhte në banesat e konviktit të studentëve ku banonin banditët.

Duket se ishin edhe grupet e rojes “mafia” në ambjentet e universitetit, si dhe klientët për blerjen e lëndëve narkotike që dyndeshin në shtëpitë e Zografou.

Ε rëndë në Shqipëri, gjendet i pajetë në apartamentin e tij 65-vjeçari, vinte erë dhe dγshohet se kishte υdekur prej 2 javësh

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 65-vjeçari jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte ardhur në Durrës disa javë më parë, ndërsa dyshohet se ai kishte ndërruar jetë 2 javë më parë. Ata që ngritën alarmin ishin banorët e pallatit ku ai u gjet, pasi pallati kishte marrë erë nga kufoma e 65-vjeçarit, identiteti i të cilit është ende i pazbuluar.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Çfarë i frikëson që të bashkohen me Berishën? Ish-krγeministri ‘habit’ me atë që thotë për Gridën dhe Salianjin

Sali Berisha është treguar i hapur për të takuar dhe negociuar me çdo deputet demokrat për t’ju bashkuar grupit të tij.

Berisha në emisionin “Log.”, u pyet se çfarë i mban peng deputetët si Grida Duma dhe Ervin Salianji që të bashkohen më të. Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj me nota vlerësuese për të dy deputetët duke theksuar se ka komunikim periodik me ta.

“Fatmir Xhafa bën gjithçka për dënimin e Ervin Salianjit në gjykatë për çështjen Babale. Me Salinajin dhe me Gridën komunikoj periodikisht. Unë do t’i japë shkakun, për tu bashkuar. Gridës bravo i qoftë se ia numëron në lule të ballit, në Parlament. Grida Dumës i janë bërë epitete dhe asaj bravo i qoftë që me një guxim epik iu përgjigj.”tha Sali Berisha.

Ndërkohë Berisha ka shprehur vlerësimin e tij edhe për deputetët Alfred Rrushaj dhe Dhurat Çupit.

“Kanë respektin tim të dy. Qoftë në administratë, qoftë në parti. Janë të mirëpritur në çdo kohë. Që të jem realist, ky proces duhet të jetë i vullnetshëm” tha Berisha.

Ndërkohë duke u ndalur tek aleancat dhe partitë e vogla, Berisha theksoi se do të vijojnë negociatat me Shpëtim Idrizin si dhe me Dash Shehin.

Ηοroskόρi i dαtës 2 nëntόr 2022

DASHI

Sido që të vijnë punët mundohuni të mos i kundërshtoni gjithmonë të tjetër. Keni për ta parë që jo vetëm marrëdhënia me ta do jetë e mirë, por edhe vetë do ndiheni të qetë. Për ju të dashuruarit, të gjitha vështirësitë që keni pasur më herët do të zhduken si me magji. Keni për t’u ndier më mirë se më parë dhe as nuk do doni ta mendoni të shkuarën. Ju beqarët më në fund do takoni personin për të cilin do iu rrahë zemra fort. Shumë gjëra kanë për të qenë më mirë se më pare për ju. Në punë do shkoni me shumë qejf e dëshirë. Do i bëni gjërat si duhet. Edhe pse financat nuk do jenë shumë të mira, nuk duhet kurrsesi të merrni para borxh pasi do futeni në situata edhe më të ndërlikuara.

DEMI

Gjatë kësaj dite do jeni tejet kërkues dhe nuk do kënaqeni me pak. Herë pas here madje do ju fillojnë probleme serioze sepse nuk do toleroni. Ju që keni një lidhje nuk do kaloni një ditë shumë të lehtë. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë do filloni ta shihni me një sy tjetër një mik të vjetër, por tani për tani as që do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Sipas Horoskopit, në punë do jeni super të ngarkuar. Do ndieni lodhje, por ama nuk do preferoni të ndaleni asnjë moment. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi pafund.

BINAKET

Do jeni gjatë gjithë kohës të frymëzuar sot dhe të gatshëm për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk mund t’i arrinit kurrë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Shpesh do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin për të cilin keni ëndërruar dhe do qëndroni ende vetëm. Në punë askush nuk do ua kalojë dot dhe keni për të arritur gjëra me të mëdha. Do ji shohin me habi dhe zili pafund. Financat, për fat të mirë, do jenë shumë më të ekuilibruara nga më parë dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më të pasigurt për ato që doni të bëni përkundrazi do ju rikthehet besimi dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë me partnerin tuaj dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment prej tij. Do zbuloni edhe një anë tjetër të personalitetit të tij që do ju tërheqë akoma më tepër. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse do ju dalin mundësi më të mira se sot. Në punë asgjë nuk do ju duket e ndërlikuar dhe do i keni të gjitha mundësitë për të arritur atë që keni pasur në mendje. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë që mos keni probleme.

LUANI

Gjatë kësaj dite do i jepni prioritet absolut jetës tuaj dhe nuk do përqendroheni më tek të tjerët duke i ndihmuar. Për ju që keni një lidhje ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë me partnerin saqë nuk do ju tundojë asnjë propozim tjetër që do ju bëhet. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime në jetën sentimentale dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do jeni karizmatikë dhe do bëni për vete shefat. Do fitoni çdo pozicion që keni kërkuar. Në planin financiar gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

VIRGJERESHA

Gjatë kësaj dite do keni pikëpamje ndryshe për jetën. Do jeni më të bindur për gjërat që dëshironi të bëni vërtet. Nëse keni një lidhje, ju dhe partneri do jeni gjithë kohës bashkë dhe askush nuk do mund tua prishë harmoninë. Të gjithë do ju kenë zili për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por mund të filloni edhe një lidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Jupiteri do e favorizojë mjaft sektorin profesional. Do i përfundoni projektet e nisura dhe mund të mendoni për të reja që do ju sjellin përfitime të përhershme. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë sepse do kryeni shpenzime të konsiderueshme.

PESHORJA

Sot do jeni më pak kokëfortë dhe më të hapur për të folur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale kjo e sotmja. Do e dini mirë çfarë nevojash keni ju dhe do dini çfarë të bëni për ta kënaqur edhe partnerin. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur të mos e presin situata do ju dalë jashtë kontrollit. Në punë do keni divergjenca me disa kolegë, por shefat do dinë t’iu këshillojnë si duhet. Deri në mbrëmje do keni sqaruar gjithçka dhe do jeni më të qetë. Sipas Horoskopit, me financat do duhet sa më shumë maturi. Po nuk u treguat të kujdesshëm situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit.

AKREPI

Gjërat do rregullohen mjaft sot për ju dhe do keni një vizion shumë më pozitiv për jetën. Nuk do jeni më pesimistë si më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin dhe kjo nuk do lejojë që mes jush të lindin probleme. Nëse jeni beqarë duhet t’i bëni sytë katër në çdo moment sepse persona interesantë do shfaqen atëherë kur nuk e prisni. Në punë do keni shumë dëshirë t’i ndryshoni gjërat. Propozojuni shefave idetë që keni dhe ata kanë për t’iu mbështetur fort. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

SHIGJETARI

Ka mundësi të jeni shumë në stres gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as vetë nuk do arrini ta menaxhoni veten. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju te dashuruarit do jeni më shumë xhelozë nga më parë dhe marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë aspak e qëndrueshme. Mund të debatoni edhe për gjëra të kota. Ju beqarët do jeni mjaft realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në këtë mënyrë do e mbroni veten nga zhgënjimet. Në punë do jeni pafundësisht kreativë, por duhet të gjeni kolegët e duhur me të cilët të bashkëpunoni. Po gabuat nuk do arrini athje ku doni. Në planin financiar do keni probleme serioze po u nxituat të kryeni shpenzime marramendëse.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite nuk do ju ndodhë asgjë e keqe megjithatë duhet vetëm bëni kujdes me impulsivitetin. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të këndshme edhe pse emocionet nuk do jenë aq të forta sa do kishit dashur. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim vërtet të veçantë, i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Ja që gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk e pret. Në punë, Plutoni dhe Saturni do ju ndihmojnë te jeni më të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur në fakt. Jupiteri do ju nxitë gjithë kohës të tregoheni kursimtarë me shpenzimet dhe gjendja do mbetet e mirë.

UJORI

Nëse nuk doni të mërziteni dhe të keni probleme duhet patjetër të ndryshoni disa zakone. Nga ana tjetër mos u dekurajoni edhe sikur t’iu dalin peripeci. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do jenë të lehta për t’u kaluar. Herë pas here mund të keni edhe debate me partnerin dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët duhet t’i mendoni disa herë gjërat para se të hidhni hapa pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do jeni shumë realistë dhe do dini kur dhe si te veproni ne çdo moment. Do i hidhni hapat një nga një dhe nuk do ngatërroheni aspak. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ju dalin paratë edhe për të hequr mënjanë edhe për të shpenzuar.

PESHQIT

Nuk do keni më përballje të forta gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni më realistë dhe do i merrni gjerat dalëngadalë. Ju të dashuruarit do i rrezoni të gjitha tabutë që keni pasur dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë rrjedhë. Keni për t’u ndier më mirë se kurrë më parë. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Në punë më mirë përqendrohuni tek gjërat kryesore dhe jo tek detajet e vogla sepse keni për të mbetur shumë mbrapa. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi. Po kryet investime të ekzagjeruara situata mund të ndërlikohet tej mase. 

Detaje trondίtëse nga ngjarja në Tiranë: I ρΙagosuri po Ιuante domino, autori i nguli thikën në gjόks

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në zonën e “Oxhaku” në Tiranë. I plagosur me thikë Ardian Ismaili, e ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë.

Policia njoftoi se rreth orës 18:25 te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Ardian Ismali, 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Siç mësohet nga mediat, 47-vjeçari ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër në momentin e konfliktit.

Autori ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë.

Pas konflikti verbal, sherri ka agravuar në përplasje fizike. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në gjoks.

Ismaili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrëfehet shqiptari që ρërdhυnoi greken dhe u arratis: Ja kush ma shkatërroi jetën

Pak pas arrestimit, rrëfehet 45-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër. Bëhet fjalë për Spartak Dyrmishin, të ashtuquajturin “përdhunuesi i Faliros”.

Sipas mediave greke, ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke.

Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij. Të shumta ishin reagimet për këtë ngjarje, ndërkohë që ministri grek i Rendit në një bisedë telefonike me homologun e tij Bledi Çuçi kërkoi arrestimin e tij.

Ngrihet aΙαrmi, Irani kërcënon hapur Shqipërinë me sυΙme me dronë, ja kush është objektiυi

Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar sëfundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj.

Gjatë videos, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz.

Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

Shqipëria është vendosur nën objektivin e Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve. Sëfundmi, Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga irananët, të cilët kanë arritur të marrin nga sistemet tona një mori informacionesh konfidenciale.

SHIKO VIDEON KËTU

“Më mirë të υdes, s’e dua jetën kështu”, 60-vjeçari i υerbër brσktiset nga familja, thirrje shqiptarëve: Kam ngeΙur rrugëve, dua thjesht një strehë!

Pasi humbi shikimin në vitin 2006, për shkak të temperaturës, Gëzim Hima nga Elbasani jeton i vetëm pasi u braktis nga dy vajzat e tij.

Ai iu drejtua shqiptarëve me një apel në ekranin e FaxNews, ndërsa thotë se nuk kërkon shumë, por thjesht një strehë sa për të futur kokën.

“Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vdes. I drejtohem qeverisë, bashkisë për ndihmë. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë. Endem rrugëve, nuk kam asnjë njeri. Nuk kam asnjë lloj marrëdhënie, sepse po të kisha marrëdhënie familjare nuk do arrija këtu. Unë po kërkoj ndihmë shpirtërore, një kasolle…. Shikimin e kam humbur në 2006 nga temperatura e lartë. Kam përfunduar endacak, rrugëve. Arsyeja që unë ndodhem rrugëve është verbëria”, tha ai.

Ai i bëri thirrje kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi më shumë vëmendje për këtë kategori qytetarësh që jetojnë në kushte të vështira dhe shpeshherë të braktisur nga vetë të afërmit e tyre.

“I drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, të mos thotë se kemi rrit pensionin. 135 mijë lekë të vjetra pension marrë. Duke parë emisionin tuaj u bëra kurioz. Në radhë të parë shtetit i drejtohem për ndihmë”, shtoi ai.