Ηοroskόρi ditor për sot, e Enjte 3 Nëntor 2022

DASHI

Do të gjeni mënyrën për vendosur rregull mes gjërave personale dhe të rishikoni me kujdes të kaluarën, duke shfletuar fotografitë. Në punë do të kaloni një fazë të vështirë, për shkak të disa keqkuptimeve. Në dashuri, jepini vetes hapësirë për të shijuar çdo gjë.

DEMI

Tani nuk do t’ju duhet më të bëni përpjekje të mëdha për t’u kuptuar nga të tjerët dhe për të kapërcyer vështirësitë e vogla të përditshme. Në punë ka gjasa që të përfshiheni nga diçka negative, por mënyra juaj e të parit të gjërave do t’ju ndihmojë që t’i zgjidhni ato.

BINJAKET

Do të keni mundësinë që të konfirmoni aftësitë tuaja në të gjitha fushat e përditshmërisë suaj. Në punë, gjatë kësaj periudhe, do të përballeni me një person të veçantë që do t’ju japë ide të reja. Në dashuri do të keni një fazë zhvillimi.

GAFORRJA

Do të keni një përballje jo fort të këndshme me një nga familjarët tuaj. Në punë do të keni mundësinë ta shfaqni veten dhe të fitoni mundësi të reja. Në dashuri, reagoni me indiferencë, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

LUANI

Tensionet e përditshme do t’ju nervozojnë dhe do t’jua bëjnë situatat më të vështira. Në punë do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura, në momentin e duhur. Në dashuri, ndoshta do të keni një njohje të re të këndshme.

VIRGJERESHA

Do të ndjeni dëshirën që të shfaqeni para të tjerëve dhe nuk do ta keni të vështirë të tërhiqni vëmendjen e tyre. Në punë, do të keni mundësinë të bëni gjithçka që kishit menduar. Në dashuri, një person do t’ju japë disa këshilla të mençura.

PESHORJA

Sot yjet ju këshillojnë të mos këmbëngulni, por kërkojini ndihmë njerëzve të dashur e familjarëve. Në punë parashikohen rritje të të ardhurave. Në dashuri, do të kaloni një natë romantike me partnerin.

AKREPI

Gjatë kësaj faze duhet të pranoni kompromiset, sidomos në jetën familjare. Në punë, do të keni një keqkuptim të vogël me një epror. Në dashuri, do të keni mundësinë për të ndryshuar.

SHIGJETARI

Do të merrni një ftesë dhe do të jeni tepër të kënaqur sepse do t’ju japë mundësinë të rishihni miqësitë e vjetra. Në punë, lodhja juaj do të shpërblehet. Në dashuri nuk duhet të dorëzoheni, edhe pse mendoni se nuk është momenti i duhur.

BRICJAPI

Do të reagoni në mënyrë të pazakontë ndaj një provokimi të bërë nga një miqësi e vjetër. Në punë, do të ndiheni të shpërblyer, sepse gjithçka do të shkojë mirë. Në dashuri do të jeni shumë sensualë dhe ka gjasa që të lindë një marrëdhënie e re.

UJORI

Duhet të kujdeseni më shumë për interesat tuaja, edhe nëse dikush mund t’ju këshillojë se gjithçka do të ndreqet vetë. Në dashuri do të hasni disa vështirësi, por do t’i kapërceni me ndihmën e një miku. Në dashuri, do të jeni shumë të gjallë dhe humori juaj i mirë do të jetë ilaç për çdo sëmundje.

PESHQIT

Sot nuk do të keni dëshirë të rrezikoni dhe do të kërkoni siguri për gjithçka. Në punë, do të kërkoni shpjegime për gjithçka që do të jetë e paqartë. Në dashuri, do të keni mundësi të tregoni të gjitha cilësitë tuaja.

SkαndaΙi në Pejë, arrestohet bashkëshorti i një prej kυjdestareve, shkoi të kërcënonte pronarin e shtëpisë të të moshυarve

Një video tronditi opinion publik, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë.

Infermierja Aurona Pelaj shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa miket e saj po infermiere në këtë qendër argëtoheshin dhe e shihnin si zbavitëse kur e moshuara rënkonte dhe qante, e kishte nga ato që edhe e filmonin skenën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë që arrestoi dy nga punonjëset e Shtëpisë së të Moshuarve

I arrestuar është edhe burri i njërës nga infermieret që shihen në video. Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

Pas ngjarjes së rëndë të bërë publike menjëherë familjarët kanë shkuar dhe kanë tërhequr prindërit apo të afërmit nga kjo qënder.

Dhëndri i së moshuarës që u dhunua ka thënë se ajo vuan nga alzhaimer dhe se paguanin 650 euro në muaj në këtë qendër që të kujeseshin për të dhe që të ishte më e sigurt atë. Ai madje ka treguar se për shkak të sëmundjes që ka e moshuara s’ka arritur të tregojë që është dhunuar.

E moshuara që u dhunua është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Gruaja që u dhunua nga infermierja është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Të moshuarës tashmë i është siguruar një vend strehimi në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”, nga Halil Kastrati.

Gjesti hυman i Halil Kastratit, i siguron strehim të moshuarës që u dhυnua në qendrën “Orenda” në Pejë

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku punonjësja në “Shtëpinë e të Moshurave”, Aurona Pelaj, shfaqet duke dhunuar një grua të moshuar, ka shkaktuar zemërim dhe reagime në rrjetet sociale.

Pas videos së publikuar, familjarët e të moshurës, e cila vuan nga sëmundja e Alzheimer, e kanë tërhequr menjëherë nga qendra “Orenda”. Ky rast i dhimbshëm ka prekur bamirësin Halil Kastrai i cili ka thënë se i ka siguruar të moshuarës një vend strehimi në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka thënë se ky është rasti i parë dhe i fundit, pasi  në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit” nuk pranojnë të moshuar që kanë fëmijë.

“Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhimbje ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment.

Cdo sherbim ndaj njerezve me nevoja te ndryshme duhet te jete mision sepse vetem atehere u sherben atyre me shpirte e trup.

Pa dashur qe te zgjatem me shume, te ju japim hapsire organeve te drejtesise me thene fjalen e fundit ndersa te moshuares, nenes tone me gjithe zemer i kishim bere vende ne shtepine tone.

Zot na fal e na udhezo”, ka shkruar Kastrati.

Edi Rama i shpall Ιυftë TCH, nxjerr kërkesën për marrje fondesh dhe shkruan: Dυan lekë me pahir!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar këtë të mërkurë televizionin kombëtar Top Channel, pas një investigimi që u transmetua mbrëmjen e djeshme për fondet që jep AZHBR. “Gllabërimi i parave të bujqësisë”, ishte titulli i emisionit, me të cilin Rama ka nisur reagimet e sotme.

Fillimisht, kryeministri ka publikuar një dokument përmes të cilit Top Media (shoqëria mediatike që ka në pronësi Top Channel) i kërkonte Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural një fond prej 120 milionë lekësh të vjetra, në këmbim të reklamës. Sipas Ramës, duke qenë se kjo nuk është pranuar, ka nisur shantazhi.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!

Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane…”, shkroi fillimisht kryeministri.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=NewsbombAl&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1587719026419335169&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fedi-rama-i-shpall-lufte-tch-nxjerr-kerkesen-per-marrje-fondesh-dhe-shkruan-duan-leke-me-pahir%2F&sessionId=de3affdc2b589c68ff2f584b1f608dcc5099f387&siteScreenName=NewsbombAl&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

Mirëpo, Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me reagimin e mëngjesit. Ai ka publikuar një dokument tjetër, përmes të cilit Top Channel vlerësonte punën e bërë nga institucionet shtetërore, në të njëjtën kërkesë ku kërkohej fondi prej 120 milionë lekësh për reklamë.

“Ja opinioni i pamaskuar i medias në fjalë për zhvillimin e fermave me mbështetje nga AZHBR, në letër kërkesën për 120 milion lekë që ta ndajë këtë të vërtetë me publikun…

Ja edhe maska e medias në fjalë pasi nuk merr lekët e kërkuara me hir, në përpjekjen për t’i marrë me pahir duke helmuar opinionin publik me kronika të mbushura me gjysëm të vërteta (të cilat janë edhe rrenat më të mëdha), e të ambalazhuara me tituj bombastikë të gënjeshtërt…”, thuhet në një reagim të dytë, të pak minutave më parë nga Edi Rama.

E moshυαra që u dhυnua në Pejë është nëna e dëshmorit të UÇK-së

Një ushtar i UÇK-së ka shkruar se zonja që u torturua në një qendër kujdesi të të moshuarve në Pejë është nëna e një dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Adnan Hyseni ka shkruar në profilin e tij në Facebook se e moshuara që u rrah nga një infermiere në praninë e disa të tjerave, është nëna e një dëshmori nga Gjakova.

Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit”, ka shkruar Hyseni.

“Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, thuhet më tutje në postimin e tij.

Edhe deputeti Behgjet Pacolli, që ka reaguar për këtë rast, tha se viktima është nëna e një dëshmori të luftës.

Policia e Kosovës njoftoi sot se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në një shtëpi kujdesi të pleqve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.

Emigrαnti i hedh Labinot Tahirit mijëra euro në skenë, këngëtari i mbΙedh dhe bën të ραpriturën: Lodhja e gurbetqarit është… (VIDEO)

1500 euro i ka hedhur ngë emigrant në skenë këngëtarit Labinot Tahiri, i cili ishte duke performuar në një lokal në Gjermani.

Tahiri ka publikuar një video ku shihet duke mbledhur eurot e hedhura në skenë dhe ia kthen dialit që ia hodhi duke thënë se ata mund t’i dhurojë për bamirësi në Kosovë.

Ndër të tjera në postimin e tij shkruan “Lodhja dhe jeta e gurbetqarit është e barabartë me hjekat e prindêrve tanë derisa ata na kanë rritur neve dhe nuk dua qê ti shfrytzoj asnjeherë”.

“Një rast në Gjermani, ku një gurbetqar mi ka hedhur 1500€ dhe ato ia ktheva sepse boll që publiku shqiptar vjen nēpër mbremjet tona dhe nuk ka nevojë për bakshish! Pastaj ai me tha se pêr rastet humane dua ti dhuroj, i thash që kur do qê jeni në Kosovë i dhuroni aty ku ju thot zemra se boll kemi raste. Lodhja dhe jeta e gurbetqarit është e barabartë me hjekat e prindêrve tanë derisa ata na kanë rritur neve dhe nuk dua qê ti shfrytzoj asnjeherë.

Mjafton që gurbetqari punon dhe kontribon për atdheun tonë. Unë i falenderoj nga zemra të gjithê. Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë” shkruan këngëtari.

SHIKO VIDEON KËTU

E moshυara e dhυnuar del e Ιυmtur nga aziΙi ku u dhυnua

Nëna e dëshmorit Taulant Nura ka dalë më në fund nga azili ku u dhunua mizorisht nga punonjësja e institucionit.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur 4 ditë më parë, por u bë publike vetëm ditën e sotme me publikimin e një videoje shokuese.

Familjarët e të moshuarës kanë reaguar menjëherë dhe e kanë nxjerrë nga aty.

Ajo është nxjerrë nga qendra e të moshuarve “Orenda” nga vajza dhe dhëndri i saj mes puthjesh e lotësh.

Dhëndri i saj zbuloi për mediat se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk iu kishte treguar asgjë rreth keqtrajtimit.

Dhυna ndaj të moshυαrës, vjen reagimi i fortë nga e bija: Tani do ta …

Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin.

Ajo ka treguar se është e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjini.

Gjendje Ιυfte, dronët e Kosovës në Serbi? Vuçiç ngre avionët MiG-29 në aksion, ja çfarë po ndόdh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi vënien e ushtrisë në gjendje gatishmërie, pasi disa dronë hynë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore. Këtë e thanë kryeministrja Ana Brnabic dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, një ditë pasi njoftimit të për rritjen e gatishmërisë luftarake, për shkak të situatës me targat në Kosovë.

Në një deklaratë për televizionin publik serb RTS, Vuçeviç tha se ka dhënë urdhrin që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontroll nga forcat e armatosura të Serbisë”. “Ne do të mbrojmë qiellin që nën kontrollin tonë e që mbulohet nga sistemet tona ajrore, sipas rezolutës 1244 dhe marrëveshjes së Kumanovës. Ai do të jetë i sigurt për të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha ai.

Serbia aktivizoi avionët MiG-29, siç tha ministri, për patrullimin e hapësirës ajrore të vendit. Disa media në Serbi transmetuan informacione jozyrtare më 1 nëntor, se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma”. Sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë.

Por ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, hodhi poshtë pretendimet, duke i cilësuar ato një pretekst për rritjen e ushtarëve serbë rreth kufirit me Kosovën. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, tha Mehaj.

Tensionet mes dy vendeve vijnë në kohën kur në Kosovë po zbatohet plani i qeverisë riregjistrimin e automjeteve me targa të paligjshme të lëshuar nga Serbia. Plani ndahet në tre faza dhe për momentin konsiston në lëshimin e paralajmërimeve për shkelësit.

65-υjeçari bΙinte υαjza të mitυra nga Shqipëria për djemtë e tij, i rrihte me rrip dhe…! Si i mbajtën si skΙΙaυe për 16 vite

Një burrë nga Kosova po akuzohet se ai dhe djemtë e tij për 16 vjet i kanë keqtrajtuar tanimë katër gra duke i mbajtur si skl lave në shtëpinë e tyre në Zvicër.

Për mbi një dekadë e gjysmë, nuk u zbulua. Por, tani babai dhe katër djemtë e tij do të përballen javën tjetër me drejtësinë.

Ata do të dalin para gjykatës rajonale në Moutier të Bernit. Sipas aktakuzës ai i kishte blerë vajza nga mosha 14 dhe 17 vjeçare si “bashkëshorte” për djemtë e tij, duke i sjell nga Ballkani për në Zvicër.

E vi ktimat sipas raportimit të gazetës zvicerane “Blick” ishin keqtrajtuar dhe ishin mbajtur si skllave për 16 vjet.

Sipas Klan Kosova, vajza e parë e cila ishte sjell nga Shqipëria në vitin 2003, atëkohë kishte vetëm 17 vjet. Siç raporton gazeta ajo e kishte parë burrin e saj vetëm përmes fotografisë.

Ndërkaq një 14-vjeçare thuhet se ishte shitur nga prindërit e saj për vetëm 300 euro, për shkak të kushteve të vështira.

Viktima iu ishte premtuar se do ta kishin një jetë më të mirë. Por, krejt kjo si duket iu doli kurth. Ato janë rrahur fizikisht e madje ishin kër cënuar me vde kje.

Sipas aktakuzës njëra nga ato do të duhej që edhe t’ua lante këmbët kunetërve. Krejt direktivat thuhet se djemtë i kishin marrë nga babai i tyre.

Madje “vjehrri” i kishte rr ahur ato mbi 20 herë me rrip.

Burri nga Kosova theksohet se njërën nga vikt imat e kishte rra hur derisa e kishte gjakosur edhe pse ajo ishte shtatzënë. Akuzat janë mohuar nga të pandehurit.