“Ma bëj hallαll o bir, babit ia hëngrën lekët ku*υαt”, shqiptarja var veten pas trad.hëtisë nga i shoqi në Greqi! Mesazhi i fundit në Facebook drejtuar të birit

Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit ,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua. Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore. Ajo la mbas një djalë.

https://www.facebook.com/bardha.pali/posts/765025522155813?ref=embed_post

Βëri s* ks brenda “Big Brother Vip“, υolejbollistja e fαmshme i vë fΙαkën rrjetit me fotot e saj (Video)

Key Alves, vetëm disa muaj më parë, ishte pjesë e “Big Brother VIP” në Brazil, duke qenë një prej personazheve më të komentuara në këtë “reality show”.

Volejbollistja madje përfundoi edhe në faqet e kronikave rozë teksa bëri seks brenda shtëpisë së Big Brother. Në fakt, ishte po vetë ajo që e pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda Big Brother Vip. Pas eleminimit të saj, në intervistën e dhënë për emisionin Bate –

Papo BBB, teksa po shikonte pamjet e saj në shtëpinë e Big Brother, ajo komentoi:

“E kisha kursyer veten për të mos ta parë këtë moment. Babai im do të jetë çmendur, njerëz!”

E pyetur më pas nga moderatoret nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së Big Brother, Key pohoi duke thënë:

“Po, bëra seks teksa isha kthyer anash në krevat!”

Nga ana tjetër, Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian dhe në volejbollin e femrave. Alves mund të konsiderohet volejbollistja më e famshme në botë, ku numëron 13.6 milion ndjekës në Instagramin e saj. Ajo është mjaft e ndjekur gjithashtu edhe në profilin e saj në OnlyFans, ku abonimi për të parë përmbajtjen e saj është rreth 14 dollarë. Key vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, tashmë në rrjetet sociale, teksa vazhdon të shfaqet me postime provokuese.

Rikujtojmë se një nga deklaratat e saj më të bujshme brenda Big Brother Vip, ishte ajo për yllin brazilian të futbollit, Neymar. Sipas Alves, Neymar i kishte kërkuar për të kaluar një natë “të nxehtë“ volejbollistes dhe motrës së saj binjake.

Fillimisht futbollisti i kishte shkruar një mesazh në Instagram, motrës së volejbollistes, Keyt Alves, dhe më pas edhe po vetë volejbollistes. Bëhet fjalë që kjo situatë të ketë ndodhur kur Neymar luante ende me ekipin e Paris Saint Germain në kampionatin francez. Sipas volejbollistes, ajo i kishte thënë Neymarit se e kishte keqkuptuar të gjithë situatën me dy motrat binjake.

Ηυmori i zi: Gjergj Luca në “arrest shtëpie”, mbështetësit e tij mbΙidhen ρoshtë ballkonit

Biznesmeni Gjergj Luca, ka improvizuar një skenë që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës.

“Nuk më lenë në baltë miqtë e mi edhe kur dënohem me arrest shtëpie.

Si ballkoni i Zhuljetës në Verona të Italisë është bërë edhe ballkoni im në Labinot të Elbasanit poshtë të cilit dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua”, thotë me ironi ai, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme.

https://vm.tiktok.com/ZM6ndMBX5/

VEΤËVRAS*A e 18-υjeçares në Lushnjë/ Prindërit: Kishin 1 muaj të martuar, e αkύzonte për tr αdhëti!

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal, shkruan mcn.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar.

“Shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin. Kishte zënka të vazhdueshme me bashkëshortin. Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie.

24-vjeçari e akuzonte për lidhje jashtëmartësore. Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë. Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes”, shkruan mcn.

Vjehrra i shρoi υeshët fshehυrazi υαjzës së saj, nëna e re e ndalon të takohet me mbesën

Gjyshërit dhe vjehërrit janë të njohur për prirjen e tyre për të ndërhyrë në edukimin e nipërve ndoshta më shumë seç duhet. Por sjellja e një vjehrre me të vërtetë tronditi një nënë të re, duke e detyruar atë ta ndalonte të kishte kontakt me mbesën e saj.

Konkretisht, siç përshkroi nëna në Reddit, ajo shpoi veshët e së bijës pa lejen e saj:

“Burri im vjen nga një kulturë ku nuk është e pazakontë që vajzave t’u shpohen veshët kur janë ende foshnje. Nëna e tij filloi të këmbëngulte që t’i shponim veshët vajzës sonë vetëm disa ditë pasi lindi. E bëra të qartë se nuk do ta bëja dhe se do të prisja derisa ajo të mbushej mjaftueshëm për ta kërkuar vetë nëse donte.”

Por gjyshja me sa duket nuk u pengua nga refuzimi i saj dhe gjithsesi i shpoi veshët vajzës gjatë një pune kujdestarie në fundjavë.

“ Kur e pashë, u tremba ”, thotë nëna, e cila shton se foshnja “po qante aq shumë nga dhimbja ”, saqë shkuan te mjeku për të pyetur nëse duhet të hiqte vathët, ai e bëri menjëherë. Në atë moment vendosa që vjehrra ime dhe kushdo në familjen e burrit tim nuk do të kishte më kurrë kontakt me vajzën time pa qenë unë e pranishme .”

Megjithatë, ajo bëri një përjashtim për kunatën e saj, e cila qartazi mori anën e saj në këtë rast, ashtu si edhe burri i saj.

Shumë përdorues të Reddit morën anën e saj, duke shkuar aq larg sa e cilësuan aktin e vjehrrës si “ barbar ” e “sulm të dhunshëm”.

Të tjerët mbajtën një qëndrim më të ftohtë, por menduan se në çdo rast nëna e re ka të drejtë:

“ Vjehrra jote ka treguar se i vendos dëshirat e saj mbi të tuat dhe të burrit tënd ”, komentoi në mënyrë karakteristike njëri. Disa, megjithatë, i sugjeruan asaj që të kishte një bisedë me vjehrrën e saj që ndoshta mund të përmirësonte marrëdhënien e tyre pas incidentit. Një marrëdhënie që gjithsesi kalon në prova të mëdha pas ardhjes së fëmijëve, sidomos kur ka edhe dallime kulturore.

Kërkohet ndihmë për υαrrosjen e Jetës në Shqipëri: E la amanet ραra se të υdiste

Një zonjë shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Nju Jork, SHBA.

Jeta Qemali është ndarë nga jeta më 26 janar pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim.

Por më 3 janar, kanceri iu rikthye edhe më i fortë dhe ajo u shtrua me urgjencë në spital ku qëndroi plot 23 ditë.

Para se të jepte frymën e fundit, Jeta i la një amanet bashkëshortit që i qëndroi te koka për 23 netë me radhë. Dëshira e saj e fundit ishte që trupi dhe kockat e saj të pushonin në Shqipëri, në vendin e lindjes.

Por djali i saj, Rolandi që gjatë këtyre 10 viteve ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për kurimin e saj, e ka të pamundur të varrosë nënën në Shqipëri pasi shpenzimet funerale janë të përballueshme për të.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve që t’i plotësojë amanetin e fundit nënës dhe ta varrosë në vendin e lindjes.

Linku GoFundMe

Apeli i familjarëve:

Jeta Qemali u nda nga jeta në 26 janar 2024 në spitalin e Nju Jorkut pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim. Në 3 janar 2024, ajo u shtrua në spital pasi kanceri ishte kthyer më i fortë dhe përhapur më shpejt nga sa mund të mendonte dikush disa javë pas trajtimit.

Jeta Qemali la dëshirën e fundit me bashkëshortin e saj që nuk u largua kurrë pranë shtratit duke fjetur në karrigen e spitalit për 23 netë rresht që donte të varrosej në vendlindjen e saj në Shqipëri. Gjatë trajtimit të saj, djali i Jetës, Roland Qemali, mundi të mbulonte pjesën më të madhe të shpenzimeve mjekësore të Jetës gjatë viteve të gjata të luftës me kancerin dhe trajtimet e tij.

Rolandi I vetmi djale ketu ne Amerike dhe familja e tij e kane të pamundur dhe të vështirë jo vetëm humbjen e nënës së tyre të dashur, por edhe më të vështirë për të gjetur fondet për ta dërguar nënën e tyre për t’u varrosur atje ku ajo dëshironte të ishte shtëpia e saj e fundit.

Ne po i kërkojmë dhe i lutemi kujtdo që të vendosë një dorë në zemrën e tyre dhe të ndihmojë për të dhuruar dicka që munden për koston e dergimit & shërbimeve funerale dhe për të realizuar dëshirën e fundit të Jetës dhe për ta nderuar atë. Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha fjalët e mira dhe mbështetjen, qe për ne do të thotë më shumë ne keto momente dhimbjeje qe mbas 23 ditesh renkimesh qe degjoheshin deri ne korridorin e spitalit nga dhoma e saj te pushonte e qete ne memedheun e saj Shqiperi.

VIDEO/ Μomenti kur dronët υkrainas bombαrdojnë dhe fυndosin një anije rυse në Detin e Zi

Forcat ukrainase kanë fundosur një anije ruse në brigjet e Krimesë në një operacion special pas një sulmi “masiv” me raketa në gadishullin e pushtuar.

Anija ruse Ivanovets, që besohet se vlen 70 milionë dollarë  u godit disa herë nga dronët duke shkaktuar një shpërthim të madh, siç shihet në videon e publikuar nga ukrainasit, përpara se të fundosej.

Ministria ruse e Mbrojtjes, Kremlini dhe zyrtarë të tjerë rusë ende nuk kanë komentuar mbi incidentin.

Fundosja e anijes ruse është e fundit në një seri sulmesh ukrainase kundër flotës ruse të Detit të Zi, ndërsa Kievi kërkon të kryejë sulme strategjike dhe simbolike kundër forcave ruse që aneksuan Krimenë në 2014.

Ukraina ka thënë se sulmet e saj në Krime dhe kundër anijeve ruse synojnë të izolojnë gadishullin dhe ta bëjnë të vështirë për Rusinë vazhdimin e operacioneve ushtarake në brendësi.

Goditja më e rëndësishme ishte fundosja e anijes Moskva në prill 2022. Sulmi ndaj Ivanovets erdhi disa orë pasi forcat ukrainase lëshuan një breshëri prej 20 raketash në Krime.

/abcnews.al

Efektivët mësγjnë në qeΙinë e shqiptarit me rrezikshmëri të Ιαrtë, ja çfarë i gjeti ρolicia

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e një qeni nuhatës kanë mësyrë në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

Në shumë prej qelive të kontrolluara mësohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë.

Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet routeri wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë. Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020.

Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë. Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë clubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

“Do të ρërshkallëzojë Ιυftimet”/ Shefi i Mbrojtjes rumune bën ραralajmërimin e frikshëm

“Në rast fitoreje, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë, por do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Është ky paralajmërimi i shefit të Mbrojtjes rumune Gheorghita Vlad, i cili i ka kërkuar vendit të tij dhe NATO-s që të përgatiten më mirë për një luftë të mundshme me Rusinë. Ai ka paralajmëruar se Moska do të vazhdojë përshkallëzimin e saj ushtarak nëse ka sukses në Ukrainë.

“Federata Ruse është bërë një problem për rendin botëror dhe për demokracinë. Në realitet është lufta e Rusisë me botën demokratike, jo me Ukrainën”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Rumanisë në një intervistë për transmetuesin Evropa e Lirë.

I emëruar shef i mbrojtjes në nëntor 2023, Vlad tha se beson që Rusia “nuk do të ndalet” në Ukrainë: “Nëse fiton, objektivi kryesor do të jetë atëherë Republika e Moldavisë. Ne do të shohim tensione në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë të enjten gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi Prokudin pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.I emëruar shef i mbrojtjes në nëntor 2023, Vlad tha se beson që Rusia “nuk do të ndalet” në Ukrainë: “Nëse fiton, objektivi kryesor do të jetë atëherë Republika e Moldavisë. Ne do të shohim tensione në Ballkanin Perëndimor.”

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se dy “vullnetarë” francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë të enjten gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi Prokudin pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.

Ε rëndë: Pasagjeri 19-vjeçar υret taksistin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 19-vjeçar teksa ishte pasagjer në një taksi, ka vrarë shoferin në lagjen Gaziemir të Izmirit.

Kamera e taksisë regjistroi ngjarjen e tmerrshme, duke zbuluar autorin dhe dialogun që pati me shoferin e taksisë, disa sekonda para se ta qëllonte me armë zjarri pas shpine.

“Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni”, dëgjohet t’i thotë sulmuesi 44-vjeçarit Oguz Erge, i cili u ndal për të marrë19-vjeçarin, teksa po ecte në rrugë në të ftohtë. Në video shihet 19-vjeçari teksa kërkon para në xhepin e tij dhe tallet me taksistin, duke i thënë se i ka borxh paratë, para se ta qëllojë me armë zjarri.

44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Autori u arratis duke i marrë paratë dhe sendet e tij, por u arrestua më vonë.