Një zonjë shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Nju Jork, SHBA.
Jeta Qemali është ndarë nga jeta më 26 janar pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim.
Por më 3 janar, kanceri iu rikthye edhe më i fortë dhe ajo u shtrua me urgjencë në spital ku qëndroi plot 23 ditë.
Para se të jepte frymën e fundit, Jeta i la një amanet bashkëshortit që i qëndroi te koka për 23 netë me radhë. Dëshira e saj e fundit ishte që trupi dhe kockat e saj të pushonin në Shqipëri, në vendin e lindjes.
Por djali i saj, Rolandi që gjatë këtyre 10 viteve ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për kurimin e saj, e ka të pamundur të varrosë nënën në Shqipëri pasi shpenzimet funerale janë të përballueshme për të.
Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve që t’i plotësojë amanetin e fundit nënës dhe ta varrosë në vendin e lindjes.
Linku GoFundMe
Apeli i familjarëve:
Jeta Qemali u nda nga jeta në 26 janar 2024 në spitalin e Nju Jorkut pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim. Në 3 janar 2024, ajo u shtrua në spital pasi kanceri ishte kthyer më i fortë dhe përhapur më shpejt nga sa mund të mendonte dikush disa javë pas trajtimit.
Jeta Qemali la dëshirën e fundit me bashkëshortin e saj që nuk u largua kurrë pranë shtratit duke fjetur në karrigen e spitalit për 23 netë rresht që donte të varrosej në vendlindjen e saj në Shqipëri. Gjatë trajtimit të saj, djali i Jetës, Roland Qemali, mundi të mbulonte pjesën më të madhe të shpenzimeve mjekësore të Jetës gjatë viteve të gjata të luftës me kancerin dhe trajtimet e tij.
Rolandi I vetmi djale ketu ne Amerike dhe familja e tij e kane të pamundur dhe të vështirë jo vetëm humbjen e nënës së tyre të dashur, por edhe më të vështirë për të gjetur fondet për ta dërguar nënën e tyre për t’u varrosur atje ku ajo dëshironte të ishte shtëpia e saj e fundit.
Ne po i kërkojmë dhe i lutemi kujtdo që të vendosë një dorë në zemrën e tyre dhe të ndihmojë për të dhuruar dicka që munden për koston e dergimit & shërbimeve funerale dhe për të realizuar dëshirën e fundit të Jetës dhe për ta nderuar atë. Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha fjalët e mira dhe mbështetjen, qe për ne do të thotë më shumë ne keto momente dhimbjeje qe mbas 23 ditesh renkimesh qe degjoheshin deri ne korridorin e spitalit nga dhoma e saj te pushonte e qete ne memedheun e saj Shqiperi.