Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 1 Maj 2024

Dashi

Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të hasni në vështirësi. Kjo ditë ju fton që të mos përhumbeni pas disa diskutimeve të vogla në dashuri.

Demi

Do të rifitoni sigurinë në veten tuaj dhe ky guxim do ju lejojë që të çoni përpara propozime të rëndësishme për bashkëpunëtorët tuaj. Jeni përfshirë në një rrugëtim intensiv, i cili do ju lejojë që të përcaktoni qartë prioritetet në dashuri.

Binjakët

Yjet i mbrojnë të gjithë çiftet e lindura gjatë periudhës së fundit. Do të riktheheni të jeni romantik dhe të dashur dhe kjo edhe për shkak të disa konfirmimeve që keni marrë së fundmi. Në vendin e punës do të merrni propozime të rëndësishme, por do ju duhet të përballeni me pengesa të vogla burokratike.

Gaforrja

Duhet të tregoheni të fortë dhe të vendosur në vendin e punës, për shkak se tashmë do të vini në zbatim disa strategji fituese për projektet tuaja. Në dashuri, kjo është një periudhë mjaft e frytshme, ndaj jini kurajoz dhe lëreni veten të lirë ndaj aventurave të reja.

Luani

Parashikohet një e mërkurë, gjatë së cilës duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm, me mënyrën tuaj të të shprehurit. Do të prireni të jeni tejet agresiv përballë kritikave, por në këtë moment tensionet nuk do të jenë aspak produktive në vendin e punës.

Virgjëresha

Në dashuri mund të bëni njohje të reja të rëndësishme, por vetëm nëse jeni vërtetë gati të lini pas të kaluarën, do të krijoni diçka të bukur. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen bashkëpunime interesante për të gjithë projektet që keni në plan të zbatoni.

Peshorja

Do të përballeni me disa dyshime, të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni qetësisht këtë periudhë mjaft të favorshme për dashurinë. Mos u përfshini shumë nga ankthi dhe shmangni thashethemet që dëgjoni nga të tjerët. Kjo është një periudhë mjaft e mirë për të kursyer pak më shumë.

Akrepi

Është një ditë mjaft interesante për të thelluar bashkëpunimet, çështjet e biznesit dhe transaksione të rëndësishme, të cilat do i japin shtysën e duhur karrierës tuaj profesionale. Ky është një moment shumë i mirë për të kultivuar dashurinë, ndaj shfaqni sa më shumë anën tuaj romantike.

Shigjetari

Po jetoni një situatë mjaft kaotike nga pikëpamja sentimentale dhe kjo ju bën mjaft nervoz dhe të irrituar. Shmangni marrjen e vendimeve tepër të nxituara. Në vendin e punës, parashikohen probleme të vogla të natyrës organizative.

Bricjapi

Parashikohen mundësi të mira për të rizgjuar romanticizmin, por duhet të jeni të gatshëm që të plotësoni disa kërkesa të partnerit tuaj. Rigjetja e stabilitetit në çift është e mundur, por vetëm nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit reciprok. Favorizohen marrëveshjet dhe negociatat.

Ujori

Duhet të jeni gati që të riktheheni fuqishëm në punë. Nëse keni një çështje që rri pezull, intuita nuk do ju zhgënjejë. Në dashuri nuk duhet të jeni shumë të hutuar.

Peshqit

Gjetja e kompromisit në vendin e punës, nuk është e lehtë, por duhet të mundoheni që të jeni më të gatshëm dhe fleksibël me kolegët tuaj, për shkak se disa negociata do të jenë të domosdoshme për realizimin e një projekti të mirë. Mbrëmja do të jetë shumë e frytshme për tu kaluar me familjen.

Dυbai po ndërton aeroρortin më të madh në botë, do t’u shërbejë 260 milionë ρasagjerëve

Duke synuar të kenë aeroportin më të madh dhe më spektakolar në botë, të gjithë sytë janë nga Dubai, duke promovuar zbatimin e një investimi prej 35 miliardë dollarësh.

Siç raporton Al Jazeera, puna për zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar Al Maktoum tashmë ka filluar.

Kur të përfundojë aeroporti, ai do të jetë më i madhi në botë.  

Kryeministri dhe nënkryetari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, tha të dielën se aeroporti i ri do të jetë pesë herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait.

Do të ketë pesë pista, 400 porta dhe me kapacitet për të shërbyer deri në 260 milionë pasagjerë në vit, sipas asaj që është paralajmëruar zyrtarisht, padyshim do të jetë më e ngarkuara.

Të gjitha operacionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait do të transferohen, gradualisht gjatë viteve të ardhshme, në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum.

“Dubai do të bëhet aeroporti i botës, porti i tij dhe qendra e re globale”, thekson Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Paul Griffiths, shefi ekzekutiv i Dubai Airports, tha se këto lëvizje do të vendosin Dubain si një qendër kryesore ndërkombëtare të aviacionit./abcnews.al

Trondit ρrifti shqiptar; “Në kisha mbiΙΙet hashash”

Tronditëse deklarata e priftit në Elbasan: Janë rrëfyer besimtarët, në kisha dhe manastire kultivohet kanabis.

Tronditëse deklarata e një prifti në Elbasan, i cili ka deklaruar me zë e figurë në një emision televiziv se në territoret e kishave dhe manastireve kultivohet kanabis.

Prifti Nikolla Xhufka e ka dhënë deklaratën e tij në emisionin ‘Reze dielli’ dhe sipas tij këtë pohim e mbështet në rrëfimet e besimtarëve.

Ήistoria si në filma e lγpëses së pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi νrasjen e burrit të saj

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se është vrasje e qëllimshme. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në televizionin Klan Plus e ka ndjekur këtë histori dhe ka zbardhur tërësisht ngjarjen.

Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Pejës që po heton rastin, gazetari Spartak Koka ka depozituar prova dhe dëshmi lidhur me këtë ngjarje.

Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

BASHKËJETESA E ÇIFTIT DHE FËMIJA I ADOPTUAR

Ilir Osmani dhe Donika Jonuzi nga Elbasani bashkëjetonin prej 10 vitesh. Ata nuk ishin të celebruar zyrtarisht me dokumente, por bashkëjetonin me njëri-tjetrin në shtëpinë e nënës së Ilir Osmanit në Elbasan.

4 vite më parë, ata adoptuan një fëmijë. Fëmija, që për baba biologjik kishte vëllain e Donika Jonuzit, u adoptua që në ditën e lindjes nga Donika dhe bashkëjetuesi i saj Iliri. Procesi i birësimit u bë sipas ligjit, por djali, Denisi që sot është 4 vjeç, nuk u regjistrua zyrtarisht me prindër Ilirin dhe Donikën për shkak se çifti nuk ishte celebruar me dokumente, por thjesht bashkëjetonin. Në fakt, Donika Jonuzi rezulton të jetë e martuar në Francë me një shtetas francez më të madh në moshë se ajo. Nga divorci me të, pret që të përfitojë gjysmën e pasurisë së një prone.

LYPJA, NGA ELBASANI NË PEJË TË KOSOVËS

Problemet mes çiftit nisën vitin e fundit. Donika Jonuzi shkonte shpesh në Pejë të Kosovës, aty ku lypte. Familjarët e të ndjerit Ilir Osmani thonë se Donika nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo madje kishte dhe makinë. Por, Donika shkonte për të lypur në Pejë për shkak se fitonte shumë. Kurse Iliri punonte me tregti në Elbasan.

DYSHIME PËR PËRDORIMIN E DJALIT NË LYPJE

Disa ditë më parë, Ilir Osmani kishte shkuar në Pejë për të takuar Donikën që ishte aty bashkë me djalin 4-vjeçar, Denisin. Ilir kishte krijuar shumë afërsi me djalin e birësuar, dhe siç tregojnë familjarët, edhe Denisi e kërkonte shumë babain birësues.

Iliri Osmani dyshonte se bashkëjetuesja e tij Donika mund ta shfrytëzonte djalin e mitur për lypje në Pejë. Për këtë arsye kishte shkuar që ta merrte. Në Pejë ai ndodhej bashkë me të ëmën e tij. Kjo e fundit u largua prej andej dhe u kthye në Elbasan 2 ditë para se Iliri të përplasej për vdekje nga makina.

VRASJA E PARAMENDUAR ME MAKINË

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Fillimisht u dyshua për aksident, por Prokuroria dhe Policia e Pejës, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, rezulton se makina ka ndryshuar korsi dhe është futur mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi. Pra, kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

DYSHIMET PËR ORGANIZIMIN E VRASJES NGA DONIKA JONUZI

Kur Ilir Osmani ndodhej në Pejë së bashku me nënën e tij, Donika Jonuzi i tha të ëmës së bashkëjetuesit që të kthehej në Elbasan se për dy ditë do të kthehej dhe Iliri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Por Iliri u kthye i vdekur. Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së Ilir Osmanit. Sipas tyre, por edhe sipas dyshimeve të grupit hetimor të Prokurorisë së Pejës, Donika kishte porositur nipin e saj që të përplaste me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë. Kjo për shkak se Iliri ishte kundër dhe nuk donte që djalin ta nxirrte për lypje. Nga ana tjetër, Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë dhe përfitonte shuma të konsiderueshme. Kjo duket edhe në jetën e dyfishtë që bënte Donika Jonuzi, ku në fotot e siguruara nga emisioni Uniko ajo duket një njeri tërësisht ndryshe me veshje të tjera dhe makinë. /KlanTv

Ρolicia kërkon ndihmë për identifikimin dhe αrrestimin e “TikTok”-erit shqiptar (DETAJE)

Policia në Pejë të Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Shtytje në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

Burime për Voxnews.al bëjnë me dije se Tik-Tokeri në fjalë mban në rrjetin social emrin “FireFire”, quhet Xhemal Uka dhe është nga Puka, aktualisht në një burg të Francës për grabitje me dhunë. Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë ka kryer ai konkretisht.

Ai ka një numër të madh ndjekësisht në TikTok dhe shpesh herë shfaqet në lojëra “live” duke marrë “dhurata” brenda aplikacionit. Siç raporton Voxnews.al, sa herë ai humbet në këto “beteja” në TikTok, u kthen kundërshtarëve dhurata digjitale me vlerë deri në 150 dollarë. Dhe nëse fiton, i shtyn kundërshtarët të kryejnë çfarë t’u thotë ai.

Në të paktën dy raste, ai ka shtyrë dy vajza që të tregojnë pjesë intime “live” para një audience të madhe, pasi kanë “humbur lojën” me të.

“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale është siguruar fotografi e personit të dyshuar mirëpo deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij”, njofton policia.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

U qëIIua për νdekje brenda lokalit në Ekuador, modelja 23-vjeçare e dashura sekrete e bosit të mafies që υrdhëroi νrasjen e Ergys Dashit! ‘El Patronit’ iu pre koka në bυrg

Landy Párraga Goyburo, 23-vjeçarja që u ekzekutua nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant në Ekuador, rreth dy muaj u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo. Bosit mafioz, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi, iu pre koka në burg në vitin 2022, rreth 6 muaj pas arrestimit.

Kamerat e sigurisë kanë publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm, kur dy autorët futen në ambientet e brendshme të restorantin, teksa 23-vjeçarja, Landy Párraga Goyburo ndodhej në këmbë duke biseduar më një burrë.

Njëri prej autorët i afrohet me shpejtësi të resë dhe qëllon disa herë mbi, ndërsa tjetri që qëndron pak më larg qëllon mbi personin tjetër.

Modelja, më parë kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022.

Paraga, e cila kishte mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.

Ekzekutim mafioz i ‘El Patronit’

Një përleshje brutale në burgun e Cotopaxi-t në tetor 2022 çoi në vrasjen e ‘El Patronit’, i cili për autoritetet vendase konsiderohej drejtues i një prej tri organizatave më të rrezikshme në vend.

Leandro Noreo u sulmua në një sulm frontal që një grup të burgosurish iu ka bërë një grupi tjetër, ndërkohë që më parë kanë hapur zjarr ndaj rojeve të burgut për të detyruar ata të largohen.

Ndërsa policia e burgut dhe rojet janë shpërndarë për t‘iu shpëtuar plumbave, ekuadoriani i rrezikshëm është qëlluar me thikë, duke e goditur në pjesën e qafës dhe duke e lënë të vdekur brenda korridoreve të një kati të burgut të sigurisë së zakonshme.

Emri i bosit të trafikut të drogës në Ekuador ishte kthyer thuajse në proverbialitet, për shkak se ai, dy vite më parë, ndërkohë që qyteti port i Guayaquilit ishte kthyer në një ‘thertore’ trafikantësh dhe njerëzve të botës së krimit, ai sajoi një histori vdekjeje të vetën duke e bërë jo vetëm vendin por edhe policinë dhe prokurorinë ta besonin, derisa e rihasën të gjallë disa muaj më parë dhe e vunë në pranga për pastrim parash. Bëhet fjalë për Leandro Tigua, i konsideruar si “padroni”.

POR ÇFARË E LIDHTE “PADRONIN” ME SHQIPËRINË?

Guayaquili është një nga qytetet, ku shqiptarët, trafikantë të kokainës, që kanë marrë përsipër të futen “dorë e parë” në transportin e drogës drejt porteve të Europës, të kthehet në shesh betejë mes kapove ndërkombëtar të kokainës. Një nga vrasjet më të bujshme që trazoi jo pak ujërat në qytetinportë e kokainës, ishte edhe ekzekutimi i Ergys Dashit, një të riu nga Durrësi, i cili u vra në një mënyrë tejet mafioze.

Sipas të dhënave që pasuan ekzekutimin e shqiptarit me 23 janar, u tha se dyshimet binin edhe mbi atë që konsiderohej padroni dhe që dy ditë më parë u sulmua në burg, duke u vrarë në mënyrë brutale. Në fakt, hetimi vendas u shtang për mënyrën se si vrasësit iu afruan shqiptarit, që rezultonte të ishte një person i rëndësishëm në trafikun e kokainës. Duke qenë se në shumicën e vrasjeve të ndodhura dy viteve të fundit në zonën portuale ishin masakra, ekzekutimi i shqiptarit bëri që ngjarja të hetohej për të zbuluar se kush fshihej pas atij mekanizmi perfekt kamuflimi. Atentatorët e shqiptarit shkuan në restorantin ku darkonte shënjestra e tyre por hasën në rezistencën e rojeve të sigurisë së lokalit.

Ata ishin dy persona, treguan rojet, më vonë për prokurorinë. Njëri mbante një buqetë të madhe me lule dhe pas këmbënguljes së rojeve se ata nuk mund të hynin se nuk kishin dokument se ishin të vaksinuar, mbajtësi i luleve atëherë iu lutet! “Dikush aty brenda ka ditëlindjen! Ju lutem vetëm të dërgoi këtë buqetë dhe do të dal menjëherë”! Dhe në fakt ashtu ndodhi. Autori i shkoi në tavolinë shqiptarit e qëlloi me breshëri dhe më pas hyri mes turmës së njerëzve që darkonin dhe doli i pavënë re nga rojet. Këta të fundit në dëshminë e tyre thanë se nga gjuha që flisnin linin të kuptoheshin se nuk ishin ekuadorian, po ndoshta kolumbian. Dashi, më vonë u mësua se ishte një eksponent i rëndësishëm i trafikut në port, aty ku nisen tonelata kokaine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës.

VIKTIMA E BURGUT

“Padroni”, sipas mediave vendase ishte proceduar penalisht për drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një grup kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi. “Karriera” kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala. Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të megabandave si “Los Lobos”, “Los Tiguerones”, “Lagartos” dhe “Chone Killers”, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re, “Jalisco”.

Shkυαn për ta arrestυαr, ish i dënuari qëllon me armë drejt efektivëve! Vriten 3 ρjesëtarë të forcave të rendit në Karolinën e Veriut dhe autori i dyshuar

Tre oficerë të forcave të rendit u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut, dhe një i dyshuar u gjet i vdekur, tha policia e këtij shteti të hënën.

Shefi i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings tha në një konferencë për shtyp se tre oficerët që u vranë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive të shumta.

“Sot është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit”, tha shefi i policisë Jennings. “Sot ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, tha ai.

Oficerët e vrarë kishin shkuar për të arrestuar një ish-të dënuar për armëmbajtje të paligjshme. Ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve, tha zoti Jennings.

Ata iu përgjigjën zjarrit duke vrarë të dyshuarin në oborrin e shtëpisë. Më pas në drejtim të oficerëve u hap nga brenda shtëpisë.

Pas një shkëmbimi të tensionuar, një ekip i forcave speciale SWAT hyri në shtëpi dhe mori në ndalim dy persona që ndodheshin brenda.

Zoti Jennings tha se besohet se të paktën njëri prej tyre kishte qëlluar mbi oficerët. Përveç tre oficerëve të vrarë, Jennings tha se katër pjesëtarë të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan. Një oficer është në gjendje kritike, tre të tjerët janë në gjendje të qendrueshme./VOA

Pre e një atentati në Brυksel për gjakmarrje, kush është 44-vjeçari! I vëllai i tij νrau në ’97 dy νëllezër

Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës (28 prill). Dyshohet se atentati ndaj tij ka ndodhur për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994. Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

Historia e gjakmarrjes mes fiseve
Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.

E skorta në Dubai/ Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ρro*titutat sillen në Shqipëri si VIP-a

Gazeta zvicerane në shqip, Le Canton, disa ditë më parë publikoi një investigim. Sipas gazetës, në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit.

“Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta”, thuhet në shkrim.

Por për gazetarin Sokol Bregu, ky shkrim nuk bazohet në investigim dhe është thjesht një thashethem. I ftuar në emisionin “7pa5”, Bregu tha se për shqiptarët janë krijuar steriotipe. Në studio u bashkua edhe sociologu Gëzim Tushi përmes një lidhjeje në Skype.

Sociologu tha se ka një prirje të medieve të huaja për të vënë shqiptarët në shënjestër.

Sokol Bregu: Shkrimi është një pacavurre, nuk ka asnjë gjë që e bazon. Mënyra se si funksion pjesa e trafikantëve shqiptarë, paguajnë vajza gjithmonë, kështu i kanë të dashurat. Media ka fajin e tyre. Sot ka media, që i quajnë dhe influencere ato, një vajzë që nuk ka asnjë vlerë, ndahu me një e lidhu me një tjetër, për atë mund të ketë qindra shkrime. Nuk futesh dot në Dubai pa u regjistruar dikund. 80 mijë prostituta i duhen Spanjës gjatë sezonit veror. Pse s’ka aty shqiptare? Normalisht që ka.

Gëzim Tushi: Ka një prirje të medieve të huaja për të na vënë ne në shënjestër. Është tjetër gjë se çfarë përmasa ka në realitet dhe cilat janë arsyet e zmadhimit të fenomentit. Nuk ka statistika, prostitutat nuk numërohen. Fenomenet sociale nuk numërohen, peshohen. Shoqëria duhet të shikojë nëse e kemi këtë fenomen, pra drogën, divorcin, prostitucionin. Fenomeni i prostitucionit është ekzistent, por çfarë përmasash ka kjo mbetet për tu parë. Kemi të evidentuar faktin që kemi plot raste të vajzvae dhe femrave që për aryse karriere, suksesi, parash kanë përdorur hiret e trupit të tyre për të arritur këto rezultate. Kemi shtim të numrit të divorceve dhe shtim të atyre që nuk duan të martohen. Pra kemi rënie të numrit të martesave.

Sokol Bregu: Ti merr dikë që ushtron prostitucion dhe e sjell në Shqipëri si VIP. Kur janë keq me shikueshmërinë marrin vajza gjysmë nudo në studio, dhe duket sikur ka diçka të tillë. Shqiptarët janë si çdo komb tjetër, me uri seksuale. Shtëpitë publike duhet të ishin të parat. Është e domosdoshme

‘Çmendet’ moti: Përmbγtjet bëjnë kërdinë në këtë shtet, shkon në 169 nυmri i νiktimave

Është rritur në 169 numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prej rreth dy javësh në Kenia, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Qeveria e Kenias thuhet se është rritur në 169 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 91 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura prej rreth dy javësh.

Përmbytjet kanë prekur edhe kryeqytetin Nairobi ndërsa disa rrugë janë mbyllur dhe janë përmbytur shumë zona.

Më tej thuhet se përmbytjet kanë prekur mbi 200 mijë njerëz në mbarë vendin.

Institucioni i Hekurudhave të Kenias njoftoi se në mbarë vendin janë ndërprerë udhëtimet e trenave periferik.

Presidenti i Kenias, Ëilliam Ruto ka udhëzuar Shërbimin Kombëtar të Rinisë për sigurimin e hapësirës për t’u përdorur me qëllimin për kamp të përkohshëm për të prekurit nga përmbytjet.

Përveç Kenias, edhe vende të tjera të Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë prekur negativisht nga përmbytjet.