Babai gjen υαjzën 15-vjeçare me të dashurin në shtrαt, i bën për sρital

Një burrë rrahu vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i zbuloi së bashku në dhomën e gjumit.

Mediet italiane bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë përfunduar në spital për shkak të rrahjes së fortë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pallavicino. Burri është shoqëruar bnë polici dhe akuzohet për lëndime dhe keqtrajtime në familje.

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat babait. Burri i ka goditur me sende të forta dy të rinjtë në kokë.

Karabinierët e kompanisë San Lorenzo morën raportet mjekësore të të dyve dhe morën në pyetje vajzën bashkë me të dashurin e saj për të rindërtuar dinamikën./albeu.com

Debatoi me prindërit, adoΙeshenti bën veρrimin e ραzakontë që i kushtoi 6 vite (Video)

Andres Canto ishte 14 vjeç kur u përlesh me prindërit pasi nuk e linin të dilte jashtë me tuta. I tërbuar, ai shprehu zhgënjimin në një mënyrë të pazakontë dhe u bë një hit në mbarë botën. Adoleshenti mori kazmën e gjyshit dhe nisi të hapte një gropë në oborrin e shtëpisë. Ajo që nisi si një akt zemërimi dhe inati u shndërrua në një obsesion shumëvjeçar me rezultate të pabesueshme.

Në vitin 2021, plot gjashtë vjet që nga lufta me prindërit e tij, Anres kishte krijuar një shpellë nëntokësore ku mund të kalonte kohë. Në strehën e tij arrihet me shkallë dhe ka një dhomë ndenjeje dhe një dhomë gjumi. Sot ai pranon se nuk e di pse e zëvendësoi zhgënjimin me gërmimin dhe me kalimin e kohës iu përkushtua gjithnjë e më shumë projektit të pazakontë. Në një moment, ai mori një stërvitje pneumatike dhe gërmoi 14 orë në javë në oborrin e shtëpisë së familjes në qytetin spanjoll La Romana.

“Ndonjëherë kam hasur në gurë, kështu që gërmimi zgjati më shumë”, tha Andres.

Ndërsa shkonte gjithnjë e më thellë, ai bëhej më i mirë dhe zhvilloi një sistem për nxjerrjen e tokës në sipërfaqe. Tavanet i ka përforcuar me kolona betoni, ndërsa e gjithë puna vlerëson se i ka kushtuar 50 euro. Ai gjithashtu planifikon të zgjerojë shpellën nëntokësore të përbërë nga dy dhoma, një sistem ngrohjeje, një sistem të instaluar Wi-Fi.

“Është shkëlqyeshëm, kam gjithçka që më nevojitet. Mund të jetë e lodhshme të punosh këtu pasi është i lagësht dhe nuk ka shumë ajër përreth, por kam gjetur motivimin tim për të vazhduar të gërmoj çdo ditë. Gjithmonë kam qenë Më pëlqente të ndërtoja kasolle të vogla, dhe shpesh kur gjeja dru të braktisur, ndërtoja një shtëpi të bukur,” shtoi Andres.

Çfarë i ka ndodhυr? Me kαrrocë dhe plagë në kokë, ish-banorja e BBV pυblikon videon

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Dea Mishel iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por nuk dha shumë detaje për operacionin që kreu.

Pak kohë më vonë ajo publikoi një foto në instastory, ku shfaqej pjesa e ënjtur e vendit ku ishte nënshtruar operacionit.

“Ja sa është ënjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.

Së fundmi Dea ka postuar një video në TikTok ku shfaqet në karrocë gjatë ditëve ku është kryer ndërhyrja kirurgjikale. Gjithashtu në video, ka postuar edhe disa pamje të pjesës ku i është nënshtruar operacionit.

https://vm.tiktok.com/ZMMX9oXLs/

https://www.tiktok.com/embed/v2/7358837838370360581?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fcfare-i-ka-ndodhur-me-karroce-dhe-plage-ne-koke-ish-banorja-e-bbv-publikon-videon%2F

Çfarë ndodhi në BBVA? Prodυksioni “merr hak” ndaj Jetmirit, të afërmit e bαnorit i nxjerrin “zbuluar” (Video)

Jetmir Salaj është një nga banorët që ka fituar një pëlqim të madh nga publiku pas mbrëmjes së djeshme në “Prime”.

Teksa kërkoi një largim nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vendim të cilin do e marrë të shtunën, ai shprehu hapur pakënaqësinë ndaj produksionit dhe favorizimin e hapur qe bëjnë për Egla Cenon— pavarësisht bullizimit.

Jetmiri u shpreh gjithashtu se nuk është duke e parë atë standard që priste nga “Big Brother”.

Ai nuk i la gjë pa thënë produksionit, e duket se ka ardhur dhe “hakmarrja” e këtyre të fundit.

Por çuditërisht që pas mbrëmjes së djeshme, Jetmiri nuk është parë thuajse në asnjë postim të bërë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram/Youtube.Diçka e tillë është vënë re edhe nga personi që ia menaxhon llogarinë e Instagramit Jetmirit, i cili në një postim të bërë pak më parë shkruan: “Çfarë quhet kjo kur nuk e gjen veten në asnjë reels në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania? Çensura vazhdon por ne jemi më të fortë

Ta dua qetësinë dhe mëndjen Jetmir Salaj #elprofesor”.

https://www.instagram.com/reel/C53VeS2tXxP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=096413aa-827b-4ff8-a3f3-69ad8cc8f6e5&ig_mid=98C7AD5F-E92B-4428-8767-30070F9FDA9E

https://www.instagram.com/reel/C53VeS2tXxP/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fcfare-ndodhi-ne-bbva-produksioni-merr-hak-ndaj-jetmirit-te-afermit-e-banorit-i-nxjerrin-zbuluar-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A972%2C%22ls%22%3A446%2C%22le%22%3A935%7D

“Më mirë e ëma se e bija”/ Fotot e mαmasë së Heidi Bacit do ju hαbisin

Heidi Baci është bërë shumë e njohur tashmë, dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip 3”.

Heidi u bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”, ku krijoi një zhurmë të madhe, pasi ndërpreu rrugëtimin e saj, teksa babai e kritikoi ashpër për marrëdhënien që ajo kishte krijuar brenda shtëpisë me Masimilianon, shumë vite më i madh në moshë se Heidi.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për pothuajse 100 ditë, Heidi nuk ka zbuluar shumë për familjen e saj, dhe deri më tani ajo ka mundur të takojë vetëm vëllain e saj.Ndërkohë që me imazhin e babait të saj jemi njohur, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi të nënës së saj, ku dallohet një ngjashmëri e madhe mes njëra-tjetrës.

Disa ditë më parë, Heidi është shprehur se nëna e saj është më e bukur se ajo, dhe në fakt duhet thënë që mamaja e 26-vjeçares, Lajla Kamata, është një yll i vërtetë, me flokët bionde dhe sytë jeshil.

KυΙmi në BBV! “Ju q*fsha familjen”, Meriton shρërthen në sharje ndaj Liamit: Ik, largohu, mos të të shoh…(Video)

Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP, Meritonit dhe Liamit, ku nuk kanë munguar edhe sharjet.

Gjatë debatit, Meritoni ka ngritur tonet ndërsa i është afruar Liamit duke i thënë që të largohet, aq sa në një moment ai futet në tualet dhe shan: “Ju q*fsha familjet”.

Laimi në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar që të qetësohet.

Pas këtij debati me tone të larta, Meritoni është thirrur në dhomën e rrëfimit. Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë për moderatorin.

Pjesë nga debati me tone të larta:

Meritoni: A po të them ik o burr, a jam duke të thënë ik o zotni! Mos mu afro ik…

Liami: Po cfarë ke mo vlla, qetësohu

Meritoni: Ik, a ke mundësi me ik, Ik o zotni, mos të të shoh

Liami: O shqiptar, jemi të dy shqiptarë dhe jo të kosovës dhe Shqipërisë

Meritoni: Ik, mos të shoh. Jau q*fsha familjen

https://vm.tiktok.com/ZMMX9YPqD/

https://www.tiktok.com/embed/v2/7358820820443008289?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkulmi-ne-bbv-ju-qfsha-familjen-meriton-shperthen-ne-sharje-ndaj-liamit-ik-largohu-mos-te-te-shohvideo%2F

Mos hυmbni më kohën kot, tashmë mund të ραguheni deri në 0.36 euro dυke parë video në TikTok

Nëse shpenzoni një kohë të gjatë duke parë video në TikTok, dhe në fund të ditës e vetmja gjë që keni përfituar është lodhja e syve, tashmë ka një mundësi tjetër.

TikTok ka njoftuar se do të paguajë edhe ata që thjesht shikojnë video në aplikacionin kinez. Por mos u emociononi para kohe, maksimumi që mund të fitoni është 30 cent në ditë!

“Ju do të jeni në gjendje të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme emocionuese që do t’ju lejojnë të grumbulloni pikë, të cilat më pas mund të shkëmbehen për shpërblime”, shpjegoi kompania.

Bëhet fjalë për aplikacionin me emrin TikTok Lite.

Lite është një kopje e TikTok, një version i thjeshtuar që konsumon më pak të dhëna. Aplikacioni është i disponueshëm tashmë në Japoni dhe Korenë e Jugut që prej vitit 2023, dhe tani është lançuar në Francë dhe Spanjë.

Mekanizmi i grumbullimit të pikëve është mjaft i thjeshtë. Përdoruesi duhet të qëndrojë në aplikacion, si dhe të ndërveprojë me profile të tjera, pra të bëjë “folloës”, “likes” e të tjera.

Por ka edhe bonuse për ata që ndjekin faqe të caktuara. Maksimumi që mund të fitoni është 3600 monedha në ditë, afërsisht 0.36 cent. Ato mund të konvertohen në karta dhuratash përmes PayPal, kuponëve të Amazon ose monedhës për t’i shpenzuar në TikTok.

Përtej përfitimit të vogël, metoda ngre shumë pyetje. Para së gjithash, siç shprehen ekspertët, asnjë gjë nuk është falas. Dhe shpesh pas këtyre mekanizmave të shpërblimit ka një marifet për të mbledhur të dhënat e përdoruesit.

Jo vetëm kaq, qëndrueshmëria e detyruar në aplikacion rrezikon të ushqejë efektin e “vrimës së lepurit”, atë mekanizëm të varësisë të shkaktuar ose inkurajuar nga algoritmet që rregullojnë mediat sociale.

Një mekanizëm që shkel detyrimet sipas rregullores evropiane “në lidhje me vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve sistematike, për sa i përket efekteve negative reale ose të parashikueshme që rrjedhin nga dizajni i sistemit të TikTok, duke përfshirë sistemet algoritmike, të cilat mund të stimulojnë varësi të sjelljes ose të krijojnë kështu të ashtuquajturin ‘efekti i vrimës së lepurit’”.

Dhe në fakt Komisioni i BE-së ka nisur tashmë një hetim paraprak për rastin. Prandaj, lansimi i TikTok Lite në dy vende të BE-së ka ngritur alarmin mes ekspertëve të teknologjisë.

Grύaja çon xhaxhain e ν dekύr në bankë për të marrë 3000 euro kredi

Punonjësit e një banke në Brazil janë përballur me një ngjarje të pabesueshme të martën, pasi një grua ka shkuar të marrë kredi duke përdorur firmën e një burri të vdekur.

Érika de Souza Vieira Nunes, është paraqitur në bankë bashkë me xhaxhain e saj të vdekur dhe e ka detyruar të nënshkruajë kredinë me vlerë 3000 euro. Por kur punonjësit e bankës kanë vënë re bardhësinë e frikshme të 68-vjeçarit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Nuk duket shumë mirë zotëria. Ai është shumë i zbehtë,” thanë punonjësit ndërsa gruaja iu përgjigj, “Kështu është gjithmonë!”

Gruaja e cila është mbesa dhe kujdestarja e 68-vjeçarit, dëgjohet duke i bërtitur të moshuarit:

“Xhaxha më dëgjon? Ti duhet të nënshkruash. Nuk mund të firmos për ty. Nënshkruani këtu dhe mos më shqetëso.”

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në bankë zbuluan se i moshuari kishte kohë që kishte vdekur. Policia arrestoi menjëherë mbesën e tij e cila akuzohet për tentativë vjedhjeje me anë të mashtrimit dhe përdhosje të kufomës.

Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani janë pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar nëse ajo ka vepruar e vetme apo nëse ka pasur bashkëpunëtorë jashtë bankës.

“Merr ρeng υjehrrën time, terrorizon familjen”, Meta nuk ρërmbahet ndaj Dumanit dhe i hap ‘sfidë’: Legen, injorαnt! Nga bυrgu do ta shpërbëj celυlën kriminαΙe!

Ilir Meta nuk përmbahet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA, mbështes edhe deklaratën e KLP që u krijua nga emërimet e Arta Markut, jua sqarova dje.

Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si Dumani. E kam thënë edhe më parë që në SPAK ka Dum Duman dhe prokurorë që luftojnë krimin.

I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë.

Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL tia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?

Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali?
Edhe nga burgu do ta shpërbej atë celulë kriminale. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë tëh në të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni.
Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg që në 1992.

“Këto nuk janë ‘pIakat’ e priIIit”/ Çfarë po pàralajmëron meteorologia Lajda Porja?

Meteorologia Lajda Porja ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për motin, gjatë kësaj jave.

Ajo tha se pavarësisht se moti është përkeqësuar, kjo periudhë nuk përkon me “plakat”. Sipas saj do duhet bërë një studim për të vërtetuar një lidhje shkencore mes prishjes së motit dhe legjendës së plakave, por shtoi ajo “ nga ana statistikore, “plakat” përkojnë me periudhën e shirave të prillit e të marsit”.

“Po ta marrin nga ana kalendarike, nuk përkojnë me “plakat” kjo periudha tani. Gjyshja po më thoshte në shtëpi se periudha e plakave është nga data 11. Historinë e plakave, unë e kam parë për aq vite sa kam unë eksperiencë, përkon me prishjen e kohës në fund të marsit. Ka sipas legjendës një lidhje nga ana statistikore.
Për të folur për plakat nga ana shkencore unë duhet të bëj një studim për të analizuar mitin e plakave. Kjo kërkon punë pasi duhet të analizosh një cikël klime që është 30 vite dhe atëherë ti del më një fakt shkencor që po “plakat” ekzistojnë. Nga ana shkencore unë nuk mund ta them, por nga ana statistikore, kjo periudhë përkon pikërisht me plakat, kjo do të thotë që mund të ketë një lidhje, por duhet studiuar”,-tha meteorologia.