Aksidenti me vdekje në punë/ “Më mori në telefon shoferi i ambulancës”, vëllai i 53-vjeçarit flet me lot në sy: Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahu që ra gjatë punës nga pallati në ndërtim nga kompaniia “Andi Konstruksion”, në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

I vëllai Leonard Fejzullai tha se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona.

“Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait, pasi i kisha rënë më herët në celularë. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte në Kinostudio. Pasi më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. Pastaj më tha se është e te morgu se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.

Këto thonë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë. Ne kërkojmë drejtësi nga shteti. Shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet, do paguajmë varrimin. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet. Duam drejtësi si ka lënë gruan dhe nënë 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese”.

Zbulim i madh arkeologjik në Turqi, nxirren nga nëntoka statujat e Zeusit dhe Afërditës

Gërmimet arkeologjike në Turqi kanë nxjerrë në dritë dy statuja nga Periudha Perandorake Romake në qytetin e lashtë të Aspendos, Antalia.

Statujat 2000-vjeçare i përkasin Jupiterit (Zeusit) dhe Venusit (Afërditës) dhe janë zbuluar në kompleksin e disa dyqaneve dykatëshe Stoa, njoftoi ministri turk i Kulturës.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy tha se “ne po punojmë për të lënë një trashëgimi në të ardhmen” dhe njoftoi se një zbulim i ri është bërë si rezultat i gërmimeve të kryera në Antalia.

“Gjatë gërmimeve të kryera si pjesë e projektit tonë Trashëgimia për të Ardhmen në qytetin e lashtë të Aspendos, u zbuluan dy statuja madhështore nga Periudha Perandorake Romake”, vuri në dukje ministri turk.

Statujat magjepse janë të Zeusit dhe Afërditës, që datojnë 2000 vjet më parë.

“Shpresoj që projektet dhe ndërtimet që do të ngremë do të jenë të dobishme për jetën kulturore dhe turistike të vendit tonë”, shtoi ministri.

Qëlloi me 10 plumba bashkëatdhetarin, kush është krimineli shqiptar që tmerroi Spanjën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një rast dhune të regjistruar në Spanjë ku një shqiptar qëllon me armë drejt bashkëatdhetarit të tij.

Media spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të shtënave të regjistruara në një restorant që tregon egërsinë e trafikut të drogës ndërsa ka ndarë edhe pamje nga sulmi. Më tej media spanjolle shkruan se sulmuesi ishte i lirë edhe u arrestua një vit më parë pas një rrëmbimi spektakolar

Autori përshkruhet si një djalë me kokë të rruar që shan me zë të lartë, ndërsa luan duke afruar tytën e armës pranë kokës së personit që kërcënon. Në atë moment, gjithçka që mbetet është të kërkosh mëshirë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se ky miks ndjesish dhe mendimesh duhet t’i ketë ndodhur viktimës së fundit të D.N . Një nga fantazmat e shumta të krimit të organizuar që bredh në Costa del Sol dhe lë gjurmë baruti dhe gjaku të lidhur me trafikun e drogës.Një kriminel i rrezikshëm që ishte i lirë edhe pse u arrestua një vit më parë në një operacion për të liruar një të rrëmbyer në Benalmádena. Agjentët gjetën një dhomë torture në shtëpi, ku nuk mungonte një sharrë hark, gërshërë krasitjeje dhe një pistoletë me silenciator.

Ngjarjet për të cilat është arrestuar ky person me kombësi shqiptare, por që përdorte dokumentacionin e falsifikuar grek, kanë ndodhur rreth orës 21:00 të datës 13 prill. Ambjenti ishte një restorant në Qendrën Tregtare Guadalmina në Marbella ku D.N dhe dy shoqëruesit u takuan me një bashkatdhetar për të diskutuar, supozohet se kishin lidhje me një sasi të vogël marijuanë.

Burime pranë rastit të konsultuara nga El Confidencial shpjeguan se biseda filloi të “nxehet” për shkak të “pabarazive”. Viktima, në një inferioritet të qartë, ka marrë një thikë që e ka fshehur dhe e ka tundur për të frikësuar palën tjetër. Por ai nuk ia doli. D.N nxori një armë dhe filloi të tërhiqte këmbëzën në mënyrë të përsëritur dhe pa mëshirë.

Siç shihet edhe në pamjet në të cilat ka akses kjo gazetë, i riu tenton të arratiset përmes tarracës së lokalit, por përfundon në tokë nga goditjet e plumbave. Qitësi i afrohet dhe vazhdon të gjuajë duke i bërtitur. Ai synon kokën ndërsa përpiqen ta ndajnë dhe, kur duket se do ta vrasë, i rifiton një grimë kthjelltësie dhe ndalon. Më pas, DN dhe dy shokët e tij largohen nga ambientet.

I plagosuri ka pasur gjithsej dhjetë goditje. Njëra në anën e djathtë. Dhe shumica dërrmuese, në këmbë. Jeta e tij u shpëtua falë një mjeku jashtë detyrës që ndodhej në vendngjarje, i cili i ndali gjakderdhjen. Duke qenë se Policia Kombëtare e konsideron D.N si kreun e bandës së rrëmbyesve që më 3 maj 2023 kreu rrëmbimin e pabesueshëm të një biznesmeni që përfundoi pesë orë më vonë në një vilë luksoze në Benalmádena.

Personi i rrëmbyer ishte një individ me origjinë siriane, i cili menaxhonte një portofol kriptomonedhash. D.N dhe banda e tij, për të treguar se ishin seriozë, i dërguan një të njohuri të viktimës një fotografi në të cilën viktima shihej me fytyrë poshtë dhe me tytën e armës të mbështetur në kokë. Por ata bënë një gabim. Fotoja përmbante informacione që e çuan policinë në një zonë banimi pranë spitalit Xanit Internacional në qytetin e Benalmádena.

Kur kreu i organizatës u arrestua, ai mbante dokumentacion të falsifikuar grek . Ashtu si pas të shtënave në Marbella. Dhe identiteti i tij i vërtetë nuk u bë i ditur deri pas kësaj tentative vrasjeje. Pikërisht atëherë u bë e ditur se D.N është me origjinë shqiptare, i cili ka një skedë të pasur kriminale. Midis tyre: një kërkim nga autoritetet italiane për shkelje të dënimit me tetë vjet burg për përfshirjen e tij në tentativën për vrasjen e katër bashkatdhetarëve.

Specialistët e Grupit II dhe IV të Seksionit të Krimit të Organizuar të Komisariatit të Policisë Provinciale të Malagës morën përgjegjësinë për hetimet që u fokusuan në një vjedhje të drogës dhe në të cilën bashkëpunuan homologët e tyre nga Stacioni i Policisë Marbella dhe Grupi III Greco Kosta del Sol.

Hetuesit kanë kryer një rikonstruksion të detajuar të ngjarjeve dhe itinerarit të të dyshuarve, i cili dha frytet e saj më 3 maj me arrestimin në Sevilje të dy personave me kombësi shqiptare. Njëri prej tyre, D.N tjetri, një bashkatdhetar me të cilin ishte takuar. D.N ka shkuar sërish në burg, si një vit më parë.

Pesë ditë më vonë, në Madrid, agjentët e grupit II të të arratisurve të Komisariatit të Përgjithshëm të Policisë Gjyqësore kapën një djalë me origjinë kolumbiane, të cilin përgjegjësit e çështjes e vënë në dukje si personin që lehtësoi arratisjen me makinë të të arrestuarve të mëparshëm.

Gjatë operacionit Xhamia, siç quhej ky aksion policor, u kryen tre kontrolle në shtëpi – dy në Malaga dhe një në Sevilje – ku u sekuestruan 12 mijë euro cash, disa telefona celularë dhe dokumente me interes për hetimin. Të hetuarit, në varësi të shkallës së pjesëmarrjes së secilit prej tyre, akuzohen për veprat penale të vrasjes në tentativë, anëtarësim në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh. D.N ka shkuar sërish në burg si një vit më parë.

Luizi dhe Egla fikën dritat e BBV 2 dhe 3, ndjekësit kapin detajin e çuditshëm

Luiz Ejlli ishte banori që u shpall fitues i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, edicion që do mbahet mend gjatë për numrin e lartë të shikuesmërisë që pati.

Mirëpo pavarësisht se shihej nga shqiptarët në mbarë botën, ndjekësit kanë kaput një detaj të çuditshëm nga momenti kur Luizi fiku dritat e shtëpisë, dhe momentit të njëjtë nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Postimi në Instagram i Luizit teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, i publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, numëron 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.

Ndërsa postimi i Eglës ku shihet duke fikur dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, numëron 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një përdorim të aplikacioneve të ndaluara që ndihmojnë në shtimin e shikimeve fallco, apo vërtetë sezoni i tretë është më i suksesshëm se dy sezonet e kaluar?

Nga shtëpia e Ilnisës, Meriton Mjekiqi reagon për herë të parë pas finales së “BBV”

Meriton Mjekiqi ka bërë reagimin e tij të parë pas daljes nga shtëpia e BBV, duke u shprehur shumë mirënjohës për të gjithë fansat që e kanë suportuar gjatë rrugëtimit të tij prej 133 ditësh.

“Përshendetje nga unë Meritoni, në fakt sot po e shijoj ditën se vetëm kam pushuar dhe kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar që unë të vi deri këtu ku arrita. Jam mirënjohës cdo familje shqiptare dhe cdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. Ju falenderoj shumë për cdo gjë. Ju dua pa masë. I juaji, Meritoni”, shprehet ish-banori i BBV3.

Nga sfondi i videos, duket qartë që Meritoni gjendet në shtëpinë e Ilnisës pasi sipas fansave aty gjenden piktura të shumta si edhe libra, për të cilat ish-banorja ka folur shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.

Në sfond gjithashtu duket edhe një fotografi e Ilnisës dhe Meritonit gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët! Familjarët qëllojnë me armë

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024.

Gjilanasi gjithçka e ka mësuar nga televizori, në momentin që u publikua lista. Gëzimi për të dhe familjarët ka qenë i madh, me sulmuesin që s’i ka mbajtur lotët.

Në videon e publikuar nga gazetari Arlind Sadiku dëgjohen edhe të shtëna në ajër, me familjarët e Dakut që kanë festuar “alla-shqiptarçe”.

Bëri bujë me historinë e saj në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në një lidhje dashurie me Bes Kallakun?

Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila.

Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës.

Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re! Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen” ”, Çiljeta Kormuzi. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Atë kohë Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat. Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.

Rrugëtimi i saj në këtë program ishte i shkurtër, pikërisht për problemet që hasi nga familja e ish-bashkëshortit. Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale dhe kështu lindi dyshimi se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.

Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.

U qëllυa për υdekje pas përρΙasjes me armë në Shkup, këngëtari i njohur ishte fejυar disa ditë më parë! Foto që publikoi me partneren, pak para se të vritej

Këngëtari dhe blogeri i njohur nga Shkupi, Amar Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë në Rrugën e Plastikave.

Në përplasjen me armë janë përfshirë disa persona, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre.

Këngëtari, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.

Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në InstaStory nga festa e fejesës.

Gjithashtu më 25 prill publikoi disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.

Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut.

Luizi dhe Egla fikën dritat e BBV, ja detaji i çυditshëm që kapin ndjekësit

Luiz Ejlli ishte banori që u shpall fitues i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, edicion që do mbahet mend gjatë për numrin e lartë të shikuesmërisë që pati.

Mirëpo pavarësisht se shihej nga shqiptarët në mbarë botën, ndjekësit kanë kaput një detaj të çuditshëm nga momenti kur Luizi fiku dritat e shtëpisë, dhe momentit të njëjtë nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Postimi në Instagram i Luizit teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, i publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, numëron 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.

Ndërsa postimi i Eglës ku shihet duke fikur dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, numëron 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një përdorim të aplikacioneve të ndaluara që ndihmojnë në shtimin e shikimeve fallco, apo vërtetë sezoni i tretë është më i suksesshëm se dy sezonet e kaluar?

‘Çmendet’ shqiρtari në Itali, υrinon pajisjet e kazinosë dhe shkakton dëm 50 mijë €

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dëmtuar pajisjet e një kazinoje, ka urinuar mbi to dhe ka kundërshtuar efektivët e policisë.

Të shtunën rreth orës 1.30, policia është thirrur në qendrën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade” në Via Innsbruck, pas një kërkese për ndërhyrje në numrin e urgjencës.

Kërkesa për ndihmë i referohej një klienti shqiptar i cili kishte shfaqur sjellje të çuditshme. Përveç kësaj shqiptari pasi kishte pirë një birrë, kishte urinuar në një makineri të lojërave të fatit dhe kishte nisur të bërtiste si i çmendur duke shkatërruar me dhunë mobiljet dhe pajisjet.

Dëmi i shkaktuar sipas llogaritjeve fillestare kap shumën rreth 50 mijë euro. Për arsye sigurie, në zonë u mblodhën të gjitha ekipet e policisë të vendosura në zonën urbane.

Por sapo ka parë patrullat e policisë që po e ndiqnin, shqiptari i acaruar është larguar dhe ka vazhduar të hedhë vazot me lule të vendosura në parmakët e shtëpive përgjatë rrugës, duke vënë në rrezik dhe rrezik serioz qarkullimin e automjeteve.

Pasi është arrestuar nga policia, shqiptari i tërbuar ka tentuar të godasë me kokë njërin prej tyre në fytyrë si dhe e ka goditur me shkelm në gju dhe dorë, e më pas e ka pështyrë në fytyrë.

Përveç kësaj, ai ka kërcënuar edhe efektivët e tjetër të policisë duke iu thënë

“Ta tregoj unë, do të të vras, sa më shpejt, kur të iki nga këtu, do të të bëj ta paguash duke të vrarë”.

Nisur nga serioziteti i ngjarjes dhe duke marrë parasysh precedentët ndaj tij, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, lëshoi ​​fletën e lejes së detyrueshme, me ndalimin e kthimit në Bashkinë e Bolzanos për 4 vitet e ardhshme, dhe ndalimin e hyrjes në të gjitha institucionet publike në provincën e Bolzanos për 3 vitet e ardhshme. Për më tepër, autoritetet kanë nisur punën për të vazhduar me heqjen e lejes së qëndrimit.