Gjergj Kastrioti është i vetmi shqiptar që e shkeli dhe e dogji Serbinë!

Shkruan: Gani MehmetajGjergj Kastrioti -Skënderbeu është i vetmi shqiptar që e shkeli Serbinë nga Piroti në Beograd, duke djegë dhjetëra katunde e qytete serbe. Gjergj Kastriot është i vetmi prijës shqiptarë që e ndihmoi aleatin e tij Janosh Huniadin në luftë kundër turqve, mirëpo ishin prijësit serbë ata që ia patën më të pabesë mbretit të arbërorëve, e forcuan aleancën me Sulltanin, i dolën në prit ushtrisë shqiptare dhe e vonuan në betejën përfundimtare përtej Savës e Danubit.

I zhgënjyer me vrasjen e aletit të tij Huniadit, që e kishte nën zotërim një pjesë të madhe të Serbisë, i dëshpëruar që komitët serbë me ushtarët turq e vonuan të arrinte në betejën afër Beogradit të sotëm kundër turqve, Kastrioti u hakmor si asnjëherë më parë. Vrau shumë serbë, aleatë të Turqisë, dogji qindra katunde e qytete te tyre për ta ndëshkuar tradhtinë.

Me t’u kthyer në Shkup, dëboi serbët e mbetur, e mori qytetin dhe e forcoi Kështjellën për betejat e ardhshme. Gjergj Kastrioti e rimori edhe një herë Shkupin nga turqit e serbët disa vjet më vonë.Shtatorja e Gjergj Kastriotit ne Miçigan -ShBA/ZgjohuShqiptar.info

Mësuesit çamë, ata që ngritën shkollën shqipe dhe i dhanë gjuhës një dimension tjetër

Ashtu si kudo në vendin tonë edhe në krahinën e Çamërisë u bënë përpjekje të shumta për përhapjen e mësimit shqip dhe për çeljen e shkollave në gjuhën amtare.

Kështu, në vitet e fundit të shekullit të 19-të, atdhetari Rexhep Demi bashkërendoi punën me Sabri Prevezën (1862-1929), me synimin kryesor përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe në të gjithë Çamërinë.

Kështu, u dendësua edhe puna për shpërndarjen e librave dhe të gazetave shqipe, si në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Vetëm në Prevezë, Sabriu u kishte mësuar shkrimin e leximin shqip disa bashkatdhetarëve. Më 1899, ai i shkruante shoqërisë “Dituria” të Bukureshtit, me të cilën mbante lidhje të vazhdueshme:

“Duhet të zgjojmë ata mëmdhetarë, që gjenden në gjumë e të mos i trembemi Fizanit dhe Bosforit, se posa u trembëm këtyre…s’ fitojmë gjëkafshë, andaj duhet të kemi guxim e shpejtim në shërbesë të mëmëdhesë, sa që të fitojmë qëllimin.

Këtu në Prevezë, tashti…zunë të mësojnë shqipen, pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla. Se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s’ kemi t’i apim, helmohemi”.

Sabri Preveza, si shumë atdhetarë të tjerë të penës e të pushkës, u përfshi nga vala e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. (Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe vdiq).

Po tërë kjo veprimtari atdhetare e arsimore tërhoqi vëmendjen e qarqeve shoviniste dhe iu kundërvunë përhapësve të shqipes. Ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, ata u vërsulën me ashpërsi edhe ndaj atdhetarëve në Çamëri. Më në fund, në vitin 1900 e arrestuan Rexhp Demin, në Filat dhe e dërguan në Janinë, qendra e vilajetit.

I kontrolluan shtëpinë, sidomos për të gjetur libra shqipe, gjë që për shovinistët përbënte faj të rëndë. Librat e gazetat shqipe, që iu gjetën, ia morën të gjitha. Për “krimin”, që kishte bërë, ky atdhetar u mbajt dy vjet në burgjet e mykura të Janinës.

Por edhe aty ai nuk u tërhoq nga puna e tij e frytshme për mësimin e shqipes. Në bashkëpunim me nxënësin e tij, Qamil Çami, themeluan një shoqëri të fshehtë, në të cilën bënin pjesë me dhjetëra nxënës. Ajo mori emrin simbolik “Vëllazëria”.

Ndër synimet kryesore të anëtarëve të kësaj Shoqërie, ishte mësimi i gjuhës amtare shqipe. Kështu, pas përgatitjeve të duhura, u arrit që më 7 shtator 1908, në Filat, të çeleshin dyert e një shkolle fillore në gjuhën shqipe. Në një telegram, të dërguar nga Musa Demi, thuhej:

“Me gaz të madh u japim një sihariq se sot çelmë këtu, me shumë lavdëri, një shkollë shqip dhe bëmë disa fjalë mëmëdhetarisht“.(Gaz. “Lirija”, Selanik, 14.09.1908, faqe 2). Afërsisht, po në atë kohë u hap një shkollë tjetër shqipe në Luros të Çamërisë. Mësuesit e parë të shkollës së Filatit ishin: Qamil Izet Çami, drejtor e mësues dhe Hamit Demi, mësues. Shpejt ata morëm masa dhe për kurse mbrëmjeje, ku të rriturit mësonin shkrim e këndim shqip.

Reaksioni i armiqve ishte i madh, ndërsa vendosmëria e mësuesve dhe e prindërve ishin për ta vazhduar me çdo çmim punën e nisur. Për këtë gjë, mësues Qamili shkroi edhe disa vargje, në të cilat shprehej me entusiazëm: “E hapën e u gëzuan (shqiptarët, shkollën),/ grekët e djallit u helmuan,/ çami, bir’ i astritit/ i dha dërrmën moraitit”. Vështirësitë për libra e mjete mësimore ishin të shumta.

Por vetë mësuesi Izet Çami punoi për përkthimin e materialeve të duhura nga gjuha frënge. (Ibrahim D. Hoxha, gaz. “Çamëria”, 18.04.1991, faqe 6)

Veprimtarinë e tij, në shërbim të arsimit kombëtar, Qamil Çami e vijoi më tej, duke bërë të mundur ngritjen e një shkolle të mesme shqipe, po me qendër në Filat. Ndër të tjera, aty do të përgatiteshin mësuesit e rinj për të hapur shkolla shqipe, kryesisht në Jug të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai bashkëpunoi me shtypin e kohës, sidomos me gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”, që dilte në Janinë dhe shkroi vjersha me temë atdhetare. Tërë kjo veprimtari i egërsoi shovinistët, të cilët e vlerësuan “njeri të rrezikshëm”, e pushuan nga puna dhe e internuan në një fshat, afër Edirnesë.

Megjithatë, nuk iu bind urdhërit, por rroku armët, doli në mal dhe u bashkua me çetat kryengritëse. Pas shpalljes së Pavarësisë, u vu me të gjitha dijet e aftësitë e tij në shërbim të arsimit kombëtar.

Mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe e caktuan drejtor shkolle në Konispol. Më pas, e transferuan mësues në fshatra të Beratit dhe më 1930 në konviktin “Çamëria”-Sarandë. Por, pas tre vjetësh, kur Qamili kishte dhënë aq shumë për Atdheun e arsimin në gjuhën shqipe, vdiq në Tiranë, në moshën 48-vjeçare.

Në vazhdim të punës së bërë, në pranverën e vitit 1910 funksiononin disa shkolla shqipe, përveç asaj të Filatit e Mallakastrës së Çamërisë. Të tilla ishin shkollat në: Konispol, Ninat, Koskë, Janjar, Konicë e Mazarek.

Në shkollën Mesare të Leskovikut ishte mësues Haki Glina, intelektual “mjaft i njohur midis atdhetarëve”. Detyrën e mësuesit shëtitës për fëmijët çamë e kryen disa intelektualë atdhetare, ndër të cilët u dallua Hamza Tatzati e të tjerë.

E njohur është dhe ndihmesa, që dha atdhetari Dervish Hima në verën e vitit 1911. Ai grumbulloi “të holla për të themeluar shkollë shqipe në Filat të Çamërisë”, për të cilën shkruante se:

“Kjo shkollë do të jetë shumë e dobishme për ne dhe unë po përdor gjithë vullnetin tim dhe gjithë energjinë time për të arritur suksesin e saj”. Përpjekje u bënë dhe për hapjen e shkollës së Janjarit. Për shkollat shqipe në Filat u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por në punën e tij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare.

Në Prevezë u kërkua me ngulm që mësimi i shqipes të futej, përveç idadijes, edhe në shkollat fillore turke. Të papërtuar në përhapjen vullnetarisht të mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e të rriturit u treguan intelektualët atdhetarë Qamil Çami, Musa Demi e të tjerë. Atdhetarët shqiptarë shtruan detyrë përgatitjen e mësuesve të shqipes në shkollat pedagogjike, që u menduan të hapen në Margëlliç e Janinë. (Dr. Apostol Pango, Sarandë, 28.02.1999).

Pra, gjatë viteve 1908-1912, ashtu si në krahinat e tjera, mësimi i shqipes në Çamëri mori përhapje edhe jashtë dyerve të shkollave shqipe. Sali Filati (Çeka) shkruante kështu: “Çamëria sot mori një lëvizje përparimi. Ky çip i vjetër i Shqipërisë ngreh gjerdhet nga kopështrat e diturisë dhe sheh bilbilët, lulet, fatbardhësinë e qytetërimit”.(Gaz. “Korça”, nr. 9, 20.05.1910).

Në vitet e mëvonshme, mësimi në gjuhën amtare shqipe në krahinën e Çamërisë u përball me rrethanat e vështira historike, që u krijuan si pasojë e shpërguljeve masive të atyre banorëve, larg trojeve të tyre të stërlashta shqiptare. Megjithatë, kudo që i çuan valët e jetës, në zemrat e tyre mbeti kurdoherë e gjallë dhe pashuar dashuria për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe.

Nga Prof. Murat Gecaj.

Artikull i vitit 1901: Fshatrat në Greqi flasin shqip, e në afërsi të Athinës nuk di kush greqisht

“The Journal Junior”, shtojcë e ditores “The Minneapolis Journal”, më 31 gusht 1901 ka botuar një artikull për Greqinë dhe shqiptarët.

Në këtë artikull thuhet se korrespondenti ka vërejtur një ngjarje “kureshtare”, 12 milje (19.3 kilometra) larg nga Athina.

Fala është për fshatin Salesi dhe mësuesen që ishte caktuar të jepte mësim aty. Por, në artikull ceket se nxënësit nuk kuptonin asnjë fjalë në greqisht, që ishte gjuhë e huaj për ta. Prandaj, ajo njofton autoritetet që të dërgojnë përkthyesin për ta “shpëtuar” atë!

Në shkrim thuhet se është gjë e rëndomtë në Greqi që në fshatra të flitet veç shqipja, porse ky është rast më i rrallë meqë greqishtja nuk njihej fare dhe atë afër kryeqytetit të shtetit.

Zbulohet harta e 1455 në Romë: Ballkani quhej “Scanderbego”

Një hartë e re e vitit 1455 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Harta e cila i është kushtuar Papës Nikolla V, tregon se territori i Ballkanit ndeshen me toponimin Scandrebeco.

Kjo tregon se territori ka marrë emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Harta e cila do të qëndrojë e ekspozuar për dy javë në kryeministri, në COD është e një rëndësie të veçantë sepse zbulon se Skënderbeu ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij.

Artan Shkreli, arkitekt dhe studiues i hartografisë së Mesjetës ka treguar për TCH:

Zbulimi o kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco. Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe. Harta është bërë në 1455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V. Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij.”
Pas ekspozimit ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale.

Jerina Dushmani, princesha e bukur shqiptare që krahasohej me Helenën e Trojës: Për të nisi lufta mes princave shqiptarë

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani. Shpesh ajo është krahasuar me Helenën e Trojës.

Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.) Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini.

Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, princit Lekë Zaharia.

E FRlKSHME/ Gazetari anglez futet brenda shtëpisë së Enυer Ηoxhës, i ikën trυri nga ajo që sheh…

Ajo është një nga objektet që të tërheq më shumë vëmendjen në Tiranë. Edhe pse u bënë shumë vite që ish-diktatori nuk jeton,

shtëpia e tij është mbajtur si e re. Gazetari Shaun Walker i “The Guardian” ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha. 


Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Walker shprehet se vendi ku jetoi për rreth 10 vitet e fundit të jetës së tij diktatori Hoxha, i kishte lënë një përshtypje të veçantë pavarësisht se ishte i frikshëm.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar.

Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

Ndërkohë ai ka postuar edhe disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat I përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.


Copa të ndryshme të artit socialist realist në mure: Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga librat e tij (!)

Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi. Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste.

Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë të gjera. Ai kishte izolim të zellshëm në dyert e dhomës së tij të gjumit. Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme.

SkαηdaΙ në emisionin e Mëngjesit/ Moderatorja tr. egon “Z ogun” në kαmera (Video)

Sk,andal në emisionin e Mëngjesit/ Moderatorja tregon “Z,ogun” në kamera.

Është dashur një lëvizje e pakujdesshme e moderatores së emisionit të mëngjesit në një media të huaj, që rrjeti të shpërthejë.

Teksa ka qënë duke zhvilluar emisionin e mëngjesit, moderatorja ka ngritur këmbën kur

është ulur në kolltuk, duke ekspozuar në një farë mënyre të brendshmet.

Këto janë dy zonαt ku do të kërkόhet për fΙori në Shqipëri

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.

5. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Kjo groρë po truIIos baηorët: Lëshon zhυrma të FRlKSHME (FOTO)

Rritja e temperaturave globale po sjell ndryshime të forta në sipërfaqen e tokës në pjesë të ndryshme të botës.

Një prej zonave më të prekura është edhe Siberia, në të cilën po hapen sëfundmi gropa të thella dhe të mëdha, për të cilat shkëncëtarët thonë se kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave.

Mirëpo, është një tjetër krater ai cili ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve vitet e fundit.

Bëhet fjalë për kraterin e “Batagaikas”, i ndodhur në Siberi.

Toka u vedhis në vitin 1960 duke sjellë një krater të vogël, por kalimi i viteve dhe rritja e temperaturave po e zgjeron edhe më tej atë.

Tani bëhet fjalë për një krater 1 km të gjatë dhe rreth 100 metra të thellë. Shkencëtarët thonë se zgjerimi i kraterit lidhet me faktin

se rritja e temperaturave në zonën e ngrirë të Siberisë bën që të shkrijë korja e sipërme e tokës duke shkaktuar kështu vedhisje të mëdha.

Ndërkohë, banorët lokalë kanë ngritur legjenda mbi këtë krater duke thënë se aty lidhet bota e nëndheshme me atë aktuale.

Ata refuzojnë t’i afrohen këtij krateri duke rrëfyer se shpesh dëgjojnë zhurma të thella prej aty.

VIDEO/ KUJDES nga këto 2 υajza! Shikoni si VJEDHlN celuΙarin në lokal

Celulari nuk është ng ac mu ar nga kamarieria, e cila ka pastruar tavolinën dhe me sa duket nuk e ka vënë fare re sendin me vlerë,

por është përlarë me lezet nga disa vajza të reja, të cilat janë ulur në tavolinën ngjitur me atë ku më herët kishte qenë djali dhe kushëriri i tij. 

Pasi u çuam, u kthyem pas 5 minutash dhe nuk e gjetëm celularin aty. I kërkuam videon menaxherit, na e dhanë dhe pamë që ishin këto të dyja që e kanë marrë.

Kam një mesazh për të gjithë: “Ruhuni nga këto femra bund ra, sepse ashtu siç na vodhën ne telefonin, që me sa duket dhe nga video nuk e kishin për herë të parë, nesër mund t’jua vjedhin ju.

Ishte një Samsung Galaxy S5. Mesazhi im për atë fun dërr inë është: “T’u bëfshin ilaçe”, – thotë djali me shpresën se dikush do të reagojë dhe do të mund ta ketë sërish në duart e tij celularin.

Siç mund ta shikoni edhe në video, vajzat pasi shikojnë celularin vetëm në karrike, vendosin sipër tij një prej veshjeve të tyre

dhe pa vonuar shumë, me pak ner voz itet, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular!ë prej veshjeve të tyre dhe pa vonuar shumë, me pak ner vozit et, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular.