Pse Austria e krijoi Mbretërinë e Shqipërisë?

Në 31 gusht të vitit 1913, pak më shumë se 9 muaj pas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali në Vlorë, gazeta e përditshme amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull të posaçëm mënyrës së qeverisjes të “mbretërisë” së krijuar rishtaz.

Bota.al e sjell këtë artikull, për të kuptuar se cili ishte mendimi që mbizotëronte mes fuqive të mëdha, në kohën kur shpallej pavarësia e Shqipërisë. Dhe për të kuptuar, se çfarë vështirësie e jashtëzakonshme ka qenë për Ismail Qemalin dhe të gjithë udhëheqësit shqiptarë, për të mbajtur në këmbë shtetin e krijuar. Sepse ka qenë padyshim një përpjekje e madhe për të treguar se informacionet që qarkullonin në atë kohë dhe që gjenden edhe në këtë artikull mbartnin jo pak të pavërteta. Aty thuhet se “në Shqipëri, nuk ka gjurmë të një kombi apo elementë të një kombësie. Edhe gjurmët e një race të përbashkët janë të paqarta. Gegët në veri dhe toskët në qendër të ish provincës turke, edhe pse besohet që kanë një origjinë të përbashkët shumë të largë, dallojnë mes tyre në tipare, zakone, dhe në fe”.

Jo vetëm kaq. Mbi të gjitha, kur lexon këto reshta, kupton se sa vendimtare ka qenë mbështetja e Austro-Hungarisë, jo vetëm për të mbështetur shqiptarët në përpjekjet e tyre për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë, por edhe mbajtjen larg të kthetrave të fqinjëve, nga territoret që i kishin mbetur Shqipërisë. Gjë të cilën e pranon edhe autori kur thotë se “Austria, me ndihmën e Italisë dhe miratimin hezitues të Gjermanisë, iu imponua Evropës me detyrën që të organizonte Shqipërinë si një mbretëri të re”.

Për më tepër lexoni artikullin e sjellë në shqip nga bota.al:

Ndonëse Fuqitë Evropiane nuk kanë caktuar ende një Princ, që do të vendoset në fronin e Mbretërisë së re të Shqipërisë, thuhet se kryeqytet i vendit do të jetë qyteti i Elbasanit, i cili ndodhet në një distancë të barabartë nga kufiri serb në veri dhe kufiri grek në jug, dhe pothuaj përballë portit të Durrësit. Eshtë e rëndësishme për shkak të kushteve të përgjithshme që presin monarkun e ri që qyteti, edhe pse afro 40 milje nga bregu, të mund të arrihet vetëm duke bërë disa ditë rrugë përgjatë shtigjeve të mushkave, dhe që ai të mos ketë një vendbanim të përshtatshëm për një banor evropian.

Ne jemi mësuar që ta asociojmë zyrën e një monarku modern, me vendini që ai qeveris; por në Shqipëri, nuk ka gjurmë të një kombi apo elementë të një kombësie. Edhe gjurmët e një race të përbashkët janë të paqarta. Gegët në veri dhe ttoskët në qendër të ish provincës turke, edhe pse besohet që kanë një origjinë të përbashkët shumë të largët, dallojnë mes tyre në tipare, zakone, dhe në fe. Në jug dhe në kufijtë e Bullgarisë dhe Serbisë ka shqiptarë, grekë, serbë, bullgarë dhe turq.

Nuk ka gjuhë të përbashkët, dhe i vetmi ligj që mund të thuhet se respektohet është ligji i vjetër i gjakmarrjes, i cili është shumë i ngurtë. Sa për fenë, apo pasionet dhe paragjykimet që i kanë rrënjët në fe, shumëllojshmëria është e madhe. Tre të pestat e popullsisë – që vlerësohet afro 1.200.000, numri i vërtetë është i paqartë – janë muhamedanë, ndërkohë që pjesa tjetër janë të ndarë mes kishave katolike dhe ortodokse greke, dhe asnjë sekt nuk është në marrëdhënie të mira me tjetrin.

Sundimi i turqve sa kohë që ekzistonte, ishte e vetmja lidhje uniteti e njohur në provincë, dhe ajo ishte e çrregullt, e pasigurtë dhe shpesh e dobët, me shpërthime egërsie. E vetmja formë qeverisjeje është praktikisht feudale, ku Bejlerët e fiseve të ndryshme kanë të njëjtin pushtet si Krerët e Maleve të Skocisë dy shekuj më parë.

Shumë prej këtyre me ndjekësit e tyre, vazhdojnë ta shohin Sulltanin si zotin e tyre, besojnë se ishte prej urdhërave të tij që serbët u tërhoqën nga territori që mbanin pushtuar, dhe janë të bindur se ai “nuk do të lejojë” që një princ Evropian të vijë për t’i qeverisur. Mes këtyre myslimanëve dhe të krishterëve të cilësdo degë ka një hendek të gjerë, dhe sundimtari që do të marrë përsipër nën një qeveri të përbashkët do ta ketë pothuaj të pamundur.

Për një popullsi – vështirë se mund ta quash popull – që përmbledh kaq shumë elementë të ndryshëm dhe në konflikt mes tyre është e qartë se fjalët “autonomi” dhe “pavarësi kombëtare” kanë një kuptim shumë të zbehtë, dhe shpesh nuk kanë fare kuptim.

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, analfabetë dhe që flasin dialekte të ndryshme, janë të paditur për ngjarjet e vitit që kaloi dhe nuk dinë asgjë për ndonjë luftë, përveç grindjeve mes tyre.

Kjo situatë e gjërave nuk është aspak e re. Ajo dihej mirë kur Austria, me ndihmën e Italisë dhe miratimin hezitues të Gjermanisë, iu imponua Evropës me detyrën që të organizonte Shqipërinë si një mbretëri të re. Dhe hedh një dritë mbi qëllimet dhe tendencat e “koncertit të Evropës”, se secili prej lëvizësve kryesore të kësaj politike u vu në fakt në lëvizje nga frika se fuqia tjetër do të përfitonte shumë, nëse Shqipëria nuk tërhiqej nga shpërndarja e përgjithshme e plaçkës së luftës.

The New York Times, Gusht 1913 – Në shqip nga Bota.al

Dokumentari turk për Skënderbeun: Ai mundi ushtrinë osmane në çdo betejë!

Ishte viti 1443 kur filloi gjithcka. Gjergj Kastrioti posa ishte shpërngulur nga Beteja e Nishit dhe ishte kthyer në trojet arbnore. Po përgatitej që ti kundërvihej përandorisë më të madhe të kohës, vendit ku ishte rremyber si i vogël dhe rritur. Për 25 vjet, ai do të triumfonte ndaj tyre, duke u shdërruar në një nga strategët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai sot nderohet nga e gjithë bota. Për të janë shkruar mbi 1000 libra në dhjetëra gjuhë të botës, ndërsa i janë ngritur përmendore në kryeqendrat kryesore të botës.

E këtë e pranojnë edhe turqit: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte lemeria e otomanëve, ku në çdo betejë i mundi madje edhe vet Sulltan Fatihu u rikthye i turpëruar nga përballja me gjeniun ushtark shqiptar.

Një dokumentar turk i publikuar në Youtube tregon historinë e lavdishme të Iuftërave të Skënderbeut kundër ushtrive pushtuese turke në Arbëri.

Dokumentari turk tregon në detaje se si Skënderbeu edhe pse me një ushtri të vogël i mundi turqit në çdo betejë.

Për më shumë shikojeni dokumentarin turk për Skënderbeun:

Ilirët, 300 vjet në krye të Romës: Kush ishin perandorët ilirë që drejtuan botën

Për rreth 3 shekuj (251–565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajtën larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan.

Shumica e tyre kanë ardhur nga rajoni i Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire.
A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.

Trajan Decius
Në bazë të të dhënave historike, perandori i parë ilir ishte Trajan Decius. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249–251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve.
Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listën e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.

Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmori disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.\

Hostiliani
Hostiliani (230–251) ishte një perandor romak në vitin 251 dhe i dyti me origjinë ilire. Hostiliani lindi në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme) në Iliri, djali i perandorit të ardhshëm Decius dhe bashkëshortes Herennia Cupressenia Etruscilla. Ishte vëllai më i vogël i perandorit Herennius Etruscus.

Për të ndjekur gjurmët e të atit drejt fronit, Hostiliani mori trajnimet e duhura që një princ duhet të merrte, por gjithnjë qëndroi nën hijen e vëllait të tij Herennius, që gëzonte privilegjin e të qenit trashëgimtar. Në fillim të vitit 251, Decius i la fronin djalit të tij Herennius të bashkë-udhëhiqte Hostilianin. Decius and Herennius më pas bënë një kryengritje kundër mbretit Cniva të gotëve, për të ndëshkuar pushtimet e tij. Megjithatë Hostiliani mbeti në Romë për shkak të përvojës të paktë.

Klaudi i II-të
Klaudi II-të nga Iliria hipi në fron në vitin 268 në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet derisa vdiq në tokën ilire.
Mbretërimi i Quintillus

Të dhënat për mbretërimin e Quintillus janë të pakta dhe kontradiktore. Disa thonë se mbretërimi i tij zgjati vetëm 17 ditë, ndërsa të tjerë thonë se zgjati 177 ditë. Gjithashtu ka mos dakordësi për shkakun e vdekjes së tij. Mendohet se ai mund të jetë vrarë nga vetë ushtarët e tij për disiplinën e rreptë ushtarake. Ekzistojnë dhe zërat që thonë se ai vrau veten duke prerë damarët. Megjithatë vetëm për diçka bien të gjithë dakord, për vendin e vdekjes, më Akuileia.
Quintillus që vinte nga Iliria la pas dy djem Claudius dhe Quintillus. Djali i tij i dytë me po të njëjtin emër konsiderohej i aftë. Ai ishte një kampion i vërtetë në senat.
Aurelian, “Shpëtimtari i Ilirisë”

Pas vdekjes së Quintillus në fronin perandorak hipi Aureliani, i cili kishte lindur në Sirmium (pranë Mitrovicës së sotme), që ishte kryeqendra e Panonisë, provincë me shtrirje mjaft të gjerë dhe e banuar nga ilirë. Aureliani në fillim kishte qenë ushtar i thjeshtë dhe më pas u bë kryekomandant i kavalerisë. Gjatë betejave të përgjakshme me armiqtë kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe për këtë i kishin dhënë shumë tituj, por titulli më i lartë për të do të ishte “Shpëtimtari i Ilirisë”

Aureliani në vitet e fundit të mbretërisë së tij nxori një dekret në 274 kundër të krishterëve. Shkaku i ediktit u bë një nga këshilltarët e tij Porfiri, i cili ishte themelues i neoplatonizmit. Ai shkruan një vepër me 15 volume “Kundër të Krishterëve”. Aureliani besonte në kultin e Mitrës dhe të hyjnisë së Diellit. Të gjithë shtetasit e Perandorisë Romake kanë qenë të detyruar t`i nënshtrohen këtij kulti. Meqenëse të krishterët nuk pranuan, u shpallën armiq të shtetit. Gjatë kësaj përndjekje u martirizua Papa Feliksi (269-274). Mirëpo edhe Aureliani vritet pas një komploti në vitin 175. Aureliani mbretëroi rreth pesë vjet dhe u vra gjatë marshimit të ushtrisë së tij nga Bizanti drejt Persisë.
Probi

Perandor tjetër ilir ishte Probi, i cili gjithashtu kishte lindur në Sirmium të Panonisë. Në moshën 44-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.
Diokleciani, dëshmitari suprem i madhështisë

Realizuar më 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, ka publikuar së fundmi zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO.

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile Belini kishte pikturuar drejtpërdrejt KryeHeroin e shqiptarëve gjatë shekullit XV. Tërë studiuesit e ikonografisë skënderbegiane, nga Paolo Giovio më 1543 e deri te Friedrich Kenner më 1893, nga Faik Konica më 1901, te Atë Vinces Malaj më 1969, i janë referuar historikisht skicave të humbura të Gentile Belinit për portretin e Skënderbeut, ashtu sikurse gjithë studiuesit e sotëm me në krye prof. Kristo Frashërin.

Mbi bazën e një analize të thellë shkencore, duke ndjekur e kombinuar metodat kryesore klasike të eksplorimit të një vepre arti, si dhe duke iu referuar rreth 70 autorëve shqiptarë e të huaj, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka arrijnë në vëzhgime e përfundime të qarta dhe bindëse se portreti i purpurt i Skënderbeut është vepër unikale e Gentile Belinit e vitit 1467, kur “Atleti i Krishtit” dhe Mbrojtësi i Europës Gjergj Kastrioti ka pozuar përpara Belinit, portretistit zyrtar të dozhëve të Venedikut.

Studiuesit vërtetojnë për herë të parë se Skënderbeu ka shkuar për vizitë të fshehtë në Venedik, me sugjerim edhe të papa Palit II, për të kërkuar ndihma e të holla që të vazhdohej qëndresa dhe lufta e paepur shqiptare kundër pushtuesit osman. Gjatë kësaj vizite të fshehtë, që përkonte edhe me Karnavalet e Venecies të shkurtit 1467, Skënderbeu shoqërohej nga e shoqja Donika Arianiti Kastrioti dhe i biri 12 vjeçar Gjoni II Kastrioti. Po ashtu edhe nga Dhimitër Frangu, thesarmbajtësi i Skënderbeut dhe pesë apo gjashtë kalorës arbër.

Portreti i Skënderbeut, realizuar nga Gentile Bellini, piktori zyrtar portretist i Senatit të Venedikut, është bërë me vendim dhe porosi të drejpërdrejtë të Dhomës së Dozhëve në Venecie si një dhuratë për KryeTrimin shqiptar në shenjë mirënjohjeje e nderimi. Dy protagonistët Belini dhe Skënderbeu janë takuar në Venedik në shkurt 1467, njëmbëdhjetë muaj para vdekjes së Skënderbeut.

Portreti origjinal i Skënderbeut është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e pikturës në vaj mbi panel druri.

Ky portret i Skënderbeut të vërtetë, i vitit 1467 nga Belini, dallon dukshëm me portretin më të njohur deri më sot të Skënderbeut “legjendar” të piktorit Christofano dell Altissimo të vitit 1553, që ndodhet në Galerinë Uffizi të Firencës, pikturuar mbi bazën e përshkrimit fizik që i ka bërë Marin Barleti portretit të Skënderbeut në vitin 1508 dhe historiani italian Paolo Giovio në vitin 1543, si dhe mbi bazën e gravurave të fillimi të shekullit XVI.

Në bazë të metodës krahasimore dhe metodës vizu, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka nxjerrin në pah se organi i hundës tek portreti origjinal i Skënderbeut nuk është i kërrutë apo me kurriz a gungëz në mes dhe me majën të rënë poshtë, sikurse shfaqet përgjithësisht ky organ në tipologjinë skanderbegiane krijuar mbi bazën e mitit të hundës shqiponjë te Skënderbeu. Përkundrazi, është hundë e drejtë, e fortë, tepër lehtë e lakuar dhe me majën po ashtu të drejtë.

Nga ana tjetër, edhe pse portreti është i dëmtuar rëndë e i sfumuar pas gjashtë shekujsh e gjysmë sprove mbijetese, krejt tiparet, balli i gjerë e i lartë, syri i pastër gjithë shkëlqim, mustaku me mjekrën e derdhur të përhime e në të mëndafshtë, buza e poshtme mjaft e dukshme, si dhe pjesa e fortë kockore e fytyrës, shfaqin një portret të paparë gjer më sot të Skënderbeut të Madh, portretin gjithë madhështi të Burrit të shtetit të Arbërit, plot seriozitet, dinjitet e personalitet të lartë, me vendosmëri e siguri në vetvete, plot krenari e largpamësi.

Veç kësaj, në lojën hije-dritë të teknikës piktoriale të Gentile Bellinit, bie në sy mbi portret një ndriçim i veçantë mbi ballin e KryeHeroit shqiptar, që shfaqet si reflektim i një kuadrati dritësoreje ballore nga ku ka hyrë drita e diellit. Po ky ndriçim në formë kuadrati shfaqet edhe në një portret tjetër të Belinit mbi ballin e portretit të dozhit Leonardo Loredano, të cilit Barleti i kushtoi parathënien e librit të tij “Rrethimi i Shkodrës”. Të dyja këto vepra artistike belineske dëshmojnë se Mjeshtri i madh venecian pikturon me saktësi drejtpërdrejt në natyrë, sur le vif, duke pasur personazhin historik përballë tij.

Në studim i bëhet një analizë e hollësishme, mbi bazë faktesh historike, “rrugëtimit” të kësaj vepre artistike humbur në thellësi të kohërave, por ruajtur me fanatizëm nga antikuarët italianë, deri në mesin e viteve 1950, kur Prof. Richard I. Johnson duhet ta ketë blerë portretin e Skënderbeut në Itali dhe ndoshta në Venecie.

Studiuesit Andrea dhe Muka nënvizojnë se këtë vepër fatlume për mbarë kombin shqiptar, titulluar SCANDER BECO, që e kemi sot para syve, e ruajti nga shkatërrimi dhe zhdukja e plotë, DASHURIA, emri i Belinit të Madh dhe vetë emri i Skënderbeut të Madh shkruar me germa të arta mbi portret.

Për studiuesit e këtij portreti të Skënderbeut, të “Babait të Kombit shqiptar”, siç e ka pagëzuar i pari Faik Konica, ky zbulim SCANDER BECO ka një rëndësi të trefishtë: si pasaportë nderi dhe krenarie për kombin shqiptar; si pasuri e çmuar kombëtare dhe më në fund si pasuri po aq e çmuar për trashëgiminë kulturore europiane e ndërkombëtare, ku sintetizohen dhe shkrihen në një tablo të vetme emri i Skënderbeut të Madh nga Gentile Bellini i Madh.

U thith nga motori i avionit, humb jetën një person

Një person ka mbetur i vrarë pasi u thith nga motori i një avioni pasagjerësh në aeroportin e Schiphol-in, në Holandë.

Hetuesit në policinë holandeze thonë se është shumë herët për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident apo për ndonjë formë vetëvrasjeje.

Ngjarja e rëndë u raportua fillimisht rreth orës 15.00 me orën lokale. Transmetuesi NOS publikoi një foto në të cilën shfaqej mjeti fluturues i rrethuar nga ambulanca dhe automjete të zjarrfikëses.

Pasagjerët dhe ekuipazhi, sipas raportimeve, ndodheshin ën bordin e avionit Embraer 190, kur një person u rrëzua në turbinën që po rrotullohej.

Një dëshmitar u tha mediave në vend se në sfond dëgjohej një zhurmë e frikshme dhe shumë shpejt nga motori nisi të dilte flakë.

Fluturimi 1341 pritej të nisej nga Schiphol-i për në Billund, Danimarkë rreth orës 14.25. Nuk dihet ende nëse viktima ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.

Grupi famëkeq ‘Albkings’ në Telegram, arrestohen 7 persona, mes tyre një vajzë!

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit famëkeq ‘Albkings’, i cili funksiononte në rrjetin social Telegram dhe shpërndante foto intime të personave të ndryshëm, me qëllim shqetësimin dhe ngacmimin seksual.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Zejnullah Gashi në një konferencë për media, teksa njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e grupit, përgjegjës për veprat penale të vjedhjes së identitetit dhe publikimit të kredencialeve, tha se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

Përveç administratorit të parë është arrestuar edhe administratorja e grupit femër.

“Ju njoftoj se prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmonin, zbulonin dhe të arrestonin të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë”, tha ai.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllnim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestonim shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Grupi “Albkings” në rrjetin “Telegram” në shumë pak kohë u kthye në një tmerr për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri, teksa aty shpërndahen foto dhe video intime të tyre, përfshirë dhe numra celulari.

Për grupe të tilla, hetime po kryhen edhe në Tiranë nga Krimi Kibernetik.

E papritur! Romeo dhe Ledioni ‘ndajnë rrugët’ në Instagram

Duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje”

Pasi mori medaljen e beonxit duke zënë vendin e tretë në finalen e madhe,Romeo zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas.

E duket se pas perdes së madhe do të ketë pasur konflikte sepse nga një verifikim i shpejtë na rezulton se Romeo nuk e ndjek më Ledioni dhe as ky i fundit atë.
Tani pyetja lind:A do e shohim më Romeon në Top?

Kush e di..

Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor! Kjo është punonjësja që u arrestua

Zbardhen detaje të reja nga rasti më i fundit i hetuar nga Sektori i Hetimeve të Krimit Kibernetik të Tiranës që vuri në pranga një punonjëse të AMP-së dhe një gazetar. Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Kushtrim Selimi donte që përmes këtyre shkrimeve, përmes presionit, të emërohej drejtor.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Këmbimi valutor/ Ja sa blihen dhe shiten Euro me Dollarin

Leku vazhdon që të jetë i fortë përballë monedhave të huaja. Edhe ditën e sotme, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet me 93.5 lekë.

Euro blihet me 100.4 lekë dhe shitet 101.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.2 lekë, ndërsa në shitje me 102.2 lekë. Paundi britanik blihet me 117 .8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dh*nimi barbar i avokatit Mëngjesi, autori që u vetëdorëzua ‘nxjerr zbuluar’ porositësin: E bëmë për miqësi…

Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në Tiranë, ka treguar se kush ishte porositësi i sulmit. Aliaj tregon para hetuesve se sulmi është porositur nga Dritan Nano dhe autorët e tjerë e kanë kryer porosinë për miqësi.

Aliaj ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Më tej ai është shprehur se kishin si qëllim vetëm ta frikësonin avokatin, por nuk e kishin menduar se situata do të bëhej kritike. Sakaq në dëshminë e tij të dhënë më herët Dritan Nano, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.