Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 1 Korrik 2024

Dashi

Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do ja plotësoni dëshirat njeri-tjetrit dhe do ndiheni si ne ëndërr se bashku. Edhe beqaret do jene te privilegjuar dhe do gjejnë shume shpejt personin e tyre te ëndrrave. Me ne fund edhe ata do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar priten goxha probleme. Nuk duhet ne asnjë mënyrë te kryeni investime te tejskajshme.

Demi

Dita pritet te jete e mire sot për ata qe janë ne një lidhje. Do e kaloni krizën qe kishte pushtuar jetën sentimentale dhe do tregoheni me optimiste për te ardhmen. Nëse jeni beqare duhet te pranoni te dilni me miqtë ne mënyrë qe nëpërmjet tyre te takoni persona te rinj. Ne planin financiar do ju gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur. Do ndiheni me te qete.

Binjaket

Beqaret qe kane kohe se bashku do marrin vendime thelbësore te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Beqareve nga ana tjetër do ju rendoje me shume se kurrë vetmia dhe do bien ne melankoli. Duhet te bëni shume durim. Për financat do jete dite goxha e privilegjuar. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe situata te mos ketë tronditje.

Gaforrja

Ata qe janë ne një lidhje do e thellojnë edhe me tepër marrëdhënien me partnerin dhe do kalojnë momente me pasionante se bashku. Emocionet pa dyshim qe do jene te mrekullueshme. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Ne planin financiar shmangni transaksionet e tejskajshme dhe bëni një riorganizim te te ardhurave.

Luani

Dite shume e privilegjuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Klima do jete e ngrohte dhe e favorshme edhe për te përjetuar emocione pa fund. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse me vone mund te pendohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe nuk do ndaleni derisa ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Sot është koha e duhur për t’u përballur haptazi me problemet ne çift. Nëse i lini ende pas dore duke menduar se do zgjidhen vete do bëni një gabim shume te madh. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume aparencës sepse shume shpejt do mund te zhgënjeheshin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni edhe shpenzime edhe do hiqni disa para mënjanë.

Peshorja

Pas një periudhe delikate dhe me probleme ne çift, sot do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do i shihni gjerat më me realizëm. Po ta kishit bere me pare këtë nuk do kishit pasur probleme. Edhe për beqaret do jete një dite pozitive dhe me takime interesante. Mos u nxitoni te merrni menjëherë vendime. Ne planin financiar situata do jete me e mire sesa ju e kishit menduar.

Akrepi

Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme sot për ata qe janë ne një lidhje. Here do jeni ne humor e here do jeni me nerva. Kujdes, sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Pritet një takim mbresëlënës nga i cili mund te filloje edhe një histori pasionante. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te mençur dhe te kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Çiftet do kenë me tepër mundësi te qëndrojnë me personin qe kane ne krah dhe do i shprehin me lehtësi ndjenjat. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë te fiksohen pas dikujt. Ne fakt mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do arrini te kryeni te gjitha transaksionet e nevojshme.

Bricjapi

Klima për jetën tuaj ne çift do jete premtuese sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe do përjetoni emocione pa fund. Nëse ende jeni beqare, duhet te tregoheni te duruar nëse doni te gjeni personin qe do ju përshtatet me tepër. ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Shmangni me çdo mënyrë gabimet.

Ujori

Debatet ne çift do jene aq te forta gjate kësaj dite saqë disa mund te vendosin edhe te ndahen. Kujdes me ato qe do thoni nëse nuk doni te shkatërroni atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë vetëm disa takime, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar, fale ndihmës se disa familjare do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do jeni me te qete.

Peshqit

Te dashuruarit do përballen me surpriza te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Emocionet sigurisht qe do jene te papërshkrueshme, por disa mund te mendojnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Për beqaret do jete një dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë ata te mërziten. Ne planin financiar Plutoni do ju beje me te kthjellet.

Kallashi bëhet besimtare e devotshme, ja postimi në rrjetet sociale

Kohëve të fundit, shumë nga emrat e njohur për publikun kanë shprehur bindjet e tyre religjioze përmes postimeve të ndryshme në mediat sociale.

Fero, Getinjo, Santiana, Çiljeta, Monika e Shkëndija janë veç disa prej këtyre emrave.

Kësaj liste iu bashkua edhe valltarja e njohur me emrin Kallashi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një thënie të religjionit islam.

Po ashtu ajo ka fshirë shumë nga ndjekësit në Instagram.

Tronditet martesa 30-vjeçare, burri ‘verbohet’ nga mesazhet: Gruaja më tr@dhton, kam emra!

Agimi akuzon në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 30 vitesh për diçka shumë të rëndë.

Në insertin hapës të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se ajo do të dalë nga shtëpia.

“Ça mora vesh për gruan pas 30 vjetësh, nuk e mban jo dheu, po as burri. Këto gjëra shkojnë deri në vrasje, por unë nuk e çoj veten time deri në vrasje, por ajo nga shtëpia ime do të dalë dhe pikë!

Me hyrjen në studio, Agimi shkon drejt tavolinës së Eni Çobanit dhe me celular në dorë i tregon disa mesazhe. Aty kuptohet se për çfarë bëhet fjalë dhe sipas tij, bashkëshortja, Alma, e tradhton dhe ai ka emra e fakte për këtë.

Agim: Zonja Eni, si mund të durosh gjithë këto mesazhe që mua më ka dërguar mbesa ime në telefon për gruan time?

Ardit Gjebrea: Mbesa?

Agim: Mbesa. E kupton çfarë më ka bërë? 30 vjet martesë dhe vij unë sot këtu! 30 vjet martesë! Një shkatërrim total!

Ardit Gjebrea: Çfarë thotë mbesa?

Agim: Mbesa më ka thënë që gruaja të tradhton me një, dy, tre persona! Apo më shumë! Me emër, mbiemër!

Eni Çobani: Kjo është e rëndë në fakt, megjithatë ju gjë me sy nuk keni parë, në kuptimin e mirë të fjalës?

Agim: Shikoj këtu, çfarë më ka dërguar tjetra!

Eni Çobani: Mund të dërgojë tani, të lutem, por…

Agim: Si?!

Eni Çobani: Juve s’e keni parë këtë gjë gjatë martesës suaj?

Agim: Unë kur jam atje, jam atje. Unë kur s’jam atje, jam një jetë në emigrim! Nuk kam qenë asnjëherë aty!

Eni Çobani: S’ke qenë në shtëpi ti fare?

Agim: Kam qenë, por me raste, jo gjithmonë. Më të shumtën e kohës kam qenë jashtë!

Eni Çobani: Me raste tani, më vjen keq por…/tvklan.al

Nis qarkullimi në aksin Thumanë-Kashar, çdo kalim në autostradë do të jetë…

Nga dje, autostrada e parë e Kategorisë A në Shqipëri, Thumanë-Kashar, është e hapur për qarkullimin e automjeteve.

Punimet zgjatën 9 muaj. Ky aks është pjesë e Korridorit Blu. Gjithashtu ky aks lidh veriun me jugun. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

‘Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm.

Advertisements

I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do të jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit’, u shpreh kryeministri Rama gjatë inspektimit.

Ministrja Belinda Balluku tha se përfitues direkt të kësaj autostrade janë drejtuesit e mjeteve, që nuk do qëndrojnë më në trafik, zona, e cila merr një hov tjetër zhvillimi dhe, sigurisht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nëse dikush nuk do të përdorë rrugën me pagesë, do të ketë si alternativë lëvizjeje rrugët dytësore.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

“Je i pafytyrë”, përplasen Jul Deda dhe Ledjona Xheladinaj

Ledjona Xheladinaj ka qenë një prej konkurrenteve të “BBV3” rrugëtimi i të cilës mbaroi kohë përpara finales.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Mos i Bjer me Top” nga Ronaldo Sharka teksa ka folur për jetën profesionale dhe atë private gjithashtu.

Siç e kemi parë, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “BBV3”, ajo ka patur një miqësi të ngushtë.

Epo moderatori s’e ka lënë Ledjonën pa i shpëtuar një telefonate “prank” që ia bëri Julit.

Teksa gazetarja qëndroi serioze dhe e mbajti lojën deri në fund, siç duket aktori humorit, Jul Deda, nuk e kuptoi dhe nuk e priti aq mirë sa duhet…

E rëndë/ U godit nga kamioni, humb jetën tr*gjikisht 11-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një 11-vjeçar shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe, LeCanton27, viktima, nxënës i klasës së 4-rt, u godit nga një kamion.

Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën. Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton Ardian D, babai i 11-vjeçarit, duke shtuar “i thashë natën e mirë”.

Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur Ardiani shkoi në punë si planifikues mirëmbajtjeje.

“Ai e pati ditën e fundit të shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardian D, duke shtuar “është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas”.

Motra e Eliorit shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo po ecte më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Rënditja e kombëtareve me më shumë tifozë në Euro 2024, Shqipëria në katërshe

Shqipëria humbi “betejat” në fushë, por fitoi atë të tribunave në Europian.

Të shumtë ishin shqiptarët, që kishin ardhur nga gjithë bota, për të ndjekur kombëtaren në Gjermani.

Sipas një postimi të një medie, mbështetësit e kuqezinjve ishin 95 mijë tifozë, duke lëmë mbrapa kështu shumë kombëtare të mëdha.

Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:

Turqia: 130,000 tifozë
Gjermania: 125,000 tifozë
Kroacia: 103,000 tifozë
Shqipëria: 95,000 tifozë
Rumania: 92,000 tifozë
Skocia: 82,000 tifozë
Holanda: 80,000 tifozë
Serbia: 73,000 tifozë
Polonia: 70,000 tifozë
Anglia: 65,000 tifozë
Austria: 60,000 tifozë
Danimarka: 60,000 tifozë
Gjeorgjia: 60,000 tifozë
Ukraina: 53,000 tifozë
Belgjika: 50,000 tifozë
Hungaria: 46,000 tifozë
Sllovenia: 44,000 tifozë
Franca: 41,000 tifozë
Zvicra: 39,000 tifozë
Republika Çeke: 38,000 tifozë
Portugalia: 37,000 tifozë
Italia: 36,000 tifozë

Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:

Turqia: 130,000 tifozë

Gjermania: 125,000 tifozë

Kroacia: 103,000 tifozë

Shqipëria: 95,000 tifozë

Rumania: 92,000 tifozë

Skocia: 82,000 tifozë

Holanda: 80,000 tifozë

Serbia: 73,000 tifozë

Polonia: 70,000 tifozë

Anglia: 65,000 tifozë

Austria: 60,000 tifozë

Danimarka: 60,000 tifozë

Gjeorgjia: 60,000 tifozë

Ukraina: 53,000 tifozë

Belgjika: 50,000 tifozë

Hungaria: 46,000 tifozë

Sllovenia: 44,000 tifozë

Franca: 41,000 tifozë

Zvicra: 39,000 tifozë

Republika Çeke: 38,000 tifozë

Portugalia: 37,000 tifozë

Italia: 36,000 tifozë

Sllovakia: 35,000 tifozë

Spanja: 34,000 tifozë

Sllovakia: 35,000 tifozë

Spanja: 34,000 tifozë

‘Ç mendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për pesë viktima

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur pesë persona, thanë autoritetet më 30 qershor.

Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, teksa shteti është goditur nga erëra të fuqishme.

Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.

Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia.

Sipas mediave lokale, dy viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër.

Moti i lig po ashtu ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër.

Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë./rel

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, Kristian Boçi “lan mëkatet” në Kishë: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet

Ditën e sotme, Kristian Boçi, ka reaguar sërish pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të tij dhe të personave të lidhur me të.

Përmes një reagimi në “Instagram”, Boçi mohon akuzat dhe thotë se nuk ka cenuar ligjin e vendit.

“Ka krejt të drejtën e vet ligji me më pa, me më kontrollu, e me më verifiku“, shkruan ai rreth lajmeve të ditëve të fundit, duke vijuar.

“Një shtet pa ligj është si një shtëpi që e drejtojnë fëmijët. Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi, rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi, ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.
Hetimet

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abules në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi dhe E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Elman Abules rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale.

Gjithashtu, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Abules ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin të Kristian Boçit dhe shtetasit V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abules dhe K. B., apo midis Kristian Boçit dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Çfarë u sekuestrua

14 shoqëri tregtare

Pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Pasuritë në emër të Kristian Boçit
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe M. N., si më poshtë:

Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.

“I dukej vetja si Don i mafias së 1950-ës”, pronari shqiptar i kokteil barit në Angli e pëson keq

Një shqiptar është dënuar me burg në Britani, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine në lokalin me kokteile në pronësi të tij.

Mediat britanike bëjnë me dije se 45-vjeçari Edmond Borici, pronar i një bari me kokteile në Bond Gate në Nuneaton të Anglisë, u dënua me 15 miaj brug.

Ai u prangos vitin e kaluar, kur kërcënoi me thikë një klient në lokalin e tij, teksa ky i fundit rrëmbeu arkën e birrave për t’u mbrojtur.

Gjatë kontrollit në lokal, policia i gjeti një qese me 509 gram kokainë të ndarë në doza të vogla, me qëllim shpërndarjen te klientët. Një tjetër qese me 17 gram kokainë u gjet e fshehur në makinën e tij tip “BMW” të parkuar jashtë lokalit.

Autoritetet britanike thanë se Boriçi sillej si të ishte Don i mafias së viteve 1950. Ai përdorte lokalin për të fshehur aktivitetin e jashtëligjshëm, dhe shpesh ishte i dhunshëm me persona të tjerë.