Nga dhënia me qira e Vilës së Enverit te kreditë e buta, ky është ish-banori i Big Brother që zhvaste qytetarët!

Prokuroria e Korçës kërkoi sot (27 qershor) masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Elton Tozaj.

Tozaj një mashtrues përsëritës së fundmi kishte futur në “rrethin” e tij një familje në Boboshticë, e cila kishte një restorant ku ai ishte klient prej disa vitesh.

Duke pretenduar se kishte njohje në ministri e bashki, që i mundësonin edhe marrjen pjesë në tendera, fton shtetasin që kishte restorantin që të merrte pjesë në një tender, po për këtë i duhej një “Iphone Pro Max” një laptop “I Mac” dhe një shumë parash, të cilat do të ishin si mostër për tenderin.

Ne momentin që i siguroi të gjitha këto Tozaj u zhduk.

Ish-banori i Big Brother, më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranë në vitin 2008 me 3 muaj burg, në 2016 me 4 vjet burg dhe në 2017 është dënuar nga Ghykata e Lezhës me gjobë, të gjitha për “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentash”.

KURTHET E ELTON TOZAJT

Kreditë e buta

Gëzimi për krijimin e mundësisë së blerjes së një shtëpie i shtetases M.P., e cila punonte si pastruese në një kompani private, ka përfshirë edhe një kontabiliste dhe drejtoreshën e shitjeve të kësaj kompanie.

Pastruesja u ka thënë se një mik i saj, i quajtur Elton Tozaj, punonte në Ministrinë e Brendshme dhe ishte përgjegjës i një projekti për dhënien e apartamenteve me kredi të butë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, 10 nga përfituesit do të përzgjidheshin nga Tozaj.

Nga hetimet e kryera, rezulton se i pandehuri nëpërmjet mashtrimit, në rast të përsëritur, gjatë periudhës maj-qershor 2016, i ka marrë një shumë prej 650 mijë lekësh të dëmtuarës B.L. dhe shumën 300 mijë lekë të dëmtuarës E.H.

Gjithashtu, ai ka mashtruar edhe shtetasen M.P., duke u marrë dy prej tyre shumën nga 60 mijë lekë dhe të tretës 70 mijë lekë. Për t’u bërë i besueshëm, u ka dhënë të dëmtuarave edhe dokumente me stemë dhe vulë të Ministrisë së Brendshme, si dhe nënshkrim të ministrit Saimir Tahiri, sipas të cilave është miratuar dhënia e kredisë së butë për marrje apartamentesh.

Takimi te kryeministria

Referuar vendimit, në 6 qershor, rreth orës 08:30, Eltoni e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të paguante 200 mijë lekë, si dhe dy këste kredie në total 24.000 dhe 6000 lekë siguracion jete. Pasi siguroi paratë, po këtë datë së bashku me bashkëshortin G.B. kanë shkuar përballë dy Kullave Binjake, në afërsi të Kryeministrisë.

Aty takuan Eltonin dhe pasi u prezantuan, i dhanë shumën prej 230 mijë lekësh. I pandehuri Elton Tozaj u dha brenda një zarfi shkresën që figuronte e nënshkruar nga ministri, që, sipas tij, ishte fotokopje me ngjyra, pasi origjinali ndodhej në protokollin e Ministrisë së Brendshme.

Pasi u larguan dhe hapën zarfin, G.B., ka dyshuar se ajo mund të ishte e falsifikuar. Në të njëjtën ditë, bashkë me bashkëshorten ai ka takuar Tozajn në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Tozaj i është prezantuar si këshilltar i ministrit të Brendshëm dhe këshilltar i jashtëm i kryetarit të Bashkisë Tiranë. Katër ditë më vonë, Tozaj u ka telefonuar dhe i ka kërkuar që duhej të paguante dhe 150 mijë lekë për siguracion.

Duke pasur disa dyshime, G.B. i kërkoi që t’i kthente paratë, por ai nuk pranoi. Kanë biseduar përsëri, por ai i ka gënjyer për kredinë dhe banesën.

Më datë 15.06.2016, ky shtetas ka lëshuar një deklaratë noteriale për njohje detyrimi, ku ka pranuar se i ka marrë shtetases B.L. 650 mijë lekë. Të njëjtat fakte rezultojnë edhe nga kallëzimi i shtetases E.H.

Vila e Enverit

Sipas vendimit, biznesmeni K.L., administrator i një shoqërie tregtare, ka kallë- zuar Tozajn për marrjen e një sasie të hollash në shumën 7 mijë dollarë amerikanë, 35 mijë lekë dhe 5 mijë euro, për të marrë me qira ambientin e njohur si “Vila 31”, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.

Kjo shumë i është marrë me pretendimin se do t’i siguronte me qira ambientin e njohur si “Vila 31”, me sipërfaqe prej 1250 m², kundrejt vlerës 3 dollarë për çdo m².

Ky objekt është në pronësi të shtetit dhe për të vijuar procedurën, kallë- zuesi, duke i besuar shtetasit Elton Tozaj, e ka autorizuar atë me një prokurë për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore pranë institucioneve shtetërore, me qëllim marrjen e objektit me qira. Fillimisht i pandehuri Elton Tozaj e ka shoqëruar kallëzuesin që të shohë objektin.

Pas bërjes së prokurës, i pandehuri i ka paraqitur kallëzuesit disa dokumente, me qëllim që kallë- zuesi t’i kalonte në bankë disa shuma të hollash që do të përdoreshin sipas tij për mbylljen e praktikës.

Në periudhën gusht-shtator 2015, kallëzuesi K.L. ka kontaktuar me të pandehurin Elton Tozaj dhe duke qenë se ishin vonuar procedurat e marrjes së ambientit me qira, i ka thënë Eltonit se po e mashtronte, veprim për të cilin është bindur kur ka shkuar vetë në ambientet e objektit “Vila 31” dhe rojat e sigurisë i kanë thënë se nuk kishte të drejtë të qëndronte në këto ambiente.

Kallëzuesi ka shpjeguar se krahas shumave të dhëna të pandehurit për procedurat e qirasë së objektit, i ka dhënë edhe sasi të tjera të hollash, të cilat ia ka kthyer babai i të pandehurit Elton Tozaj, shtetasi M.Tozaj, por pa specifikuar se çfarë shume i është kthyer.

UEFA e “pamëshirshme” ndaj FSHF-së, na ndëshkon për herë të tretë, shkak sjellja e tifozerisë

Uefa tregohet e “pamëshirshme” me kombëtaren tonë.

Na ndëshkon sërish dhe përsëri shkaku mbetet i njëjtë: sjellja e tifozerisë tonë, e cila edhe në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës në Dusseldorf, mbetet sipas Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, pranë UEFA-s e ndëshkueshme.

Ky komision vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.
Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.

 Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.

I ati vendoste çmime për pacientët me tumor, vajza e mbron para shqiptarëve: Po na hani jetën, s’keni fytyrë

Prej tre ditësh tashmë kryefjalë e mediave është skandali tek Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët që vuanin nga kanceri .

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.

Kjo ngjarje ka ngjallur indinjatë dhe zemërim tek të gjithë qytetarët se si mjekët që duhet të shpëtojnë jetën e qytetarëve, bënin pazare për interesat e tyre.

E nuk kishte se si ky zemërim mos “shpërthente” në rrjetet sociale, ku siç dihet qytetarët mllefin e nxjerrin me sharje dhe mallkime.

Në disa postime në rrjetet sociale, qytetarët kanë sharë dhe ofenduar mjekun Edmond Gashi, mirëpo vajza e tij, Megi, duket se qëndron në “gatishmëri”, për t’u kthyer komente të gjithëve atyre që “prekin” babain e saj.

Ajo është kapur “dhëmbë për dhëmbë” me disa komentues. Siç shihet edhe në fotot mëposhtëm të publikuar nga “JOQ”, Megi Gashi ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke bërë “avokaten” për babain e saj.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për shtatë mjekët dhe stafin e Spitalit Onkologjik, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin pazare për jetën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” , ndërkohë bëhet fjalë për:

-Edmond Gashi, mjek, masa “Arrest shtëpie” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Alketa Ymeri Pere mjeke, masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut, masa “Detyrim paraqitje” , akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, masa “Detyrim Paraqitje”, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis , masa “Detyrim paraqitje”, akuzohet për “Fshehje e te ardhurave”

-Florian Marku administrator farmacie , masa “Arrest shtëpie”.

Jashtë ambietneve të Gjykatës, një nga mjekët e përfshirë në këtë skandal, pikërisht Alketa Pere, ka thënë për gazetarët se nuk është ajo personi i cili përmendet në përgjime.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, sfida Çeki – Turqi hyn në historinë e futbollit

Mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe faza e grupeve të Euro 2024. Një nga duelet më interesante ishte sfida mes Turqisë dhe Çekisë, takim që u fitua nga turqit me shifrat 2-1.

Pas kësaj fitoreje Turqia kalon në fazën tjetër të këtij turneu, ndërsa çekët i japin “lamtumirën” Euro 2024. Po kjo sfidë ka hyrë në historinë e Kampionatit Europian.

Kjo pasi në këtë përballje janë dhënë plot 21 kartonë. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs nuk u kursye aspak, teksa nxorri plot 13 herë kartonat e verdhe për turqit.

8 të tjerë për çekët, të cilët u morën edhe 2 kartonë të kuq. Në minutën e 20-të lë fushën e lojës Barak, i cili mori të dytin e verdhe, teksa në minutën e fundit të shtesës me të kuq doli edhe Chory. Kështu u thye bindshëm rekordi i kampionateve evropiane për numrin e kartonëve në një ndeshje.

Rekordi i mëparshëm ishte dhjetë kartonë në një ndeshje të Kampionatit Evropian. Interesant është fakti se rekordi është thyer edhe kur bëhet fjalë për garat e mëdha, duke qenë se rekordi i kampionatit botëror është 16 kartonë.

Hyn sot në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja cilat janë kushtet që duhen plotësuar

Në Gjermani futet sot, më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet?

Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre.

Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024. Shumë nga rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.


1. Rrugë e shpejtë drejt shtetësisë

Pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në Gjermani, të huajt mund të aplikojnë për shtetësi gjermane. Kur është fjala për të ashtuquajturat “efektet e veçanta në integrim”, marrja e shtetësisë është e mundur edhe pas tre vjetësh. Këtë mund ta bëjë kushdo që mund të dëshmojë një nivel të lartë të njohurive gjuhësore (niveli C2 apo C1, që nënkupton aftësinë e komunikimit të rrjedhshëm), vullnetarizmi ose performanca veçanërisht e mirë në shkollë ose në punë. Deri tani, të huajt kanë mundur të aplikojnë për shtetësi vetëm pas tetë vjet qëndrimi në vend.

Qeveria gjermane, e përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, shpreson të rrisë numrin e njerëzve që marrin shtetësi dhe në këtë mënyrë të krijojë stimuj për integrim më të shpejtë. Deri më tani, shkalla e marrjes së shtetësisë gjermane ka qenë e ulët në krahasim me BE-në, por së fundmi është rritur. Opozita, e përbërë nga një pjesë e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe CDU/CSU-së konservatore, ka frikë se pasaporta gjermane tani mund të bëhet një “plehrë”.

2. Të ardhura të nevojshme

Parakushtet e mëparshme për marrjen e shtetësisë gjermane mbeten në fuqi. Prandaj, kushdo që dëshiron të marrë nënshtetësinë gjermane duhet të jetë ende në gjendje të mbajë veten, pra të ketë të ardhura të mjaftueshme financiare. Këtu rregullat madje do të shtrëngohen, kështu që ata me të ardhura të ulëta do ta kenë më të vështirë në të ardhmen të marrin shtetësinë gjermane.

3. Nuk ka pasaportë për racistët dhe antisemitët

Respektimi dhe sjellja sipas rendit themelor të lirë demokratik të parashikuar me Kushtetutë është tani i detyrueshëm për të gjithë aplikantët për shtetësi gjermane.

Kjo në mënyrë specifike do të thotë se pasaportën gjermane nuk mund të marrin personat me qëndrime antisemite, raciste ose të tjera antihumane. Shtetësinë gjermane nuk mund të marrin as ata që nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose jetojnë në bashkësi poligame.

4. Përgjegjësia e Gjermanisë që buron nga historia

Në të ardhmen do të ketë gjithashtu një përkushtim ndaj përgjegjësisë së veçantë historike të Gjermanisë. Gjatë epokës naziste, Gjermania filloi Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Poloninë dhe vrau rreth gjashtë milionë hebrenj evropianë si pjesë e gjenocidit të organizuar nga shteti.

Për këtë arsye, ata që marrin nënshtetësinë gjermane do duhet të deklarohen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës hebreje dhe ndalimin e zhvillimit të një lufte agresioni. Kushdo që nuk e ndan këtë pikëpamje, nuk mund të marrë dokumentat gjermane. Prandaj, katalogu i pyetjeve për provimin pranues do duhet të rregullohet.

5. Pasaporta gjermane që i nënshtrohet revokimit

Ata që kanë gënjyer gjatë procesit të marrjes së shtetësisë mund të humbasin shtetësinë gjermane brenda dhjetë vjetësh. Kështu ka qenë deri tani. Ndërsa tani, kushdo që nuk e ka kuptuar seriozisht angazhimin dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë do të humbasë pasaportën gjermane – për shembull nëse përhapë mesazhe të urrejtjes antisemite.

6. Shtetësia e dyfishtë për të gjithë

Ata që dëshirojnë të bëhen gjermanë prej tani nuk duhet të heqin dorë nga shtetësia e mëparshme. Kjo do të thotë se shtetësia e shumëfishtë është e mundur për të gjithë migrantët. Më parë, ishte menduar vetëm për shtetasit e vendeve të BE-së.

Në këtë mënyrë, qeveria gjermane dëshiron t’ua lehtësojë pozitën njerëzve që kanë ndjenja të ngushta me vendin e tyre të origjinës. Qeveria e arsyeton këtë vendim me qëndrimin se faktorë të tillë si njohja e gjuhës, arsimi dhe përkushtimi ndaj demokracisë janë më të rëndësishëm për integrimin sesa një pasaportë tjetër.

7. Përfitimet për punëtorët mysafir (gastarbeiter) dhe punëtorët me kontratë në RDGJ

Rregulla më pak të rrepta zbatohen për njerëzit nga gjenerata e të ashtuquajturve punëtorë mysafirë që erdhën në Gjermaninë Perëndimore midis 1955 dhe 1972, si dhe për “punëtorët me kontratë” të RDGJ-së në Gjermaninë Lindore. Kjo është për të nderuar kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e Gjermanisë.

Për këta persona si dëshmi e njohjes së gjuhës, mjafton të komunikosh lehtësisht në gjermanisht në jetën e përditshme. Përveç kësaj, ata nuk duhet të bëjnë testin e shtetësisë (Leben in Deutschland).

8. Fëmijët mund të bëhen gjermanë më shpejt

Fëmijët e prindërve të huaj marrin nënshtetësinë gjermane nëse njëri prind ka banuar ligjërisht në Gjermani për më shumë se pesë vjet. Më parë, kjo ishte e mundur vetëm pas tetë vjetësh. Sipas studimeve, fëmijët me rrënjë të huaja janë më të suksesshëm në shkollë dhe në punë sa më herët të marrin nënshtetësinë gjermane.

Megjithatë, rregullorja e re nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Kjo do të thotë se do të përfitojnë vetëm fëmijët e lindur pas 27 qershorit 2024./DW

SKANDALI tek Onkologjiku/ Letra DENONCUESE e MËSUESES Ina Kasimati, që u nda nga JETA prej kancerit!

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit.

Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Kujtojmë se mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024, letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

Letra e INA KASIMATIT

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën…

Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor?

Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

PIas kaIIashi në Tiranë/ Punonjësit të argjendarisë i grabisin varësen me vlerë 8 MILIONË lekë, i pranishëm dhe një polic!

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e një dite më parë ku në zonën e Valiasit u raportua për një grabitje me armë zjarri.

Sipas burimeve nga policia mësohet se punonjësi i një argjendarie i identifikuar si Luis Balliu dhe agjenti i krimeve pranë Komisariatit nr 4 Egzon Mustavataj janë grabitur nën kërcënimin e armës nga dy persona që ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas Vizion Plus atyre u është grabitur një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë.

Sipas hetimeve, Balliu kishte për qëllim që të shiste varësen e shtrenjë një personi tjetër me të cilin kishin folur në rrjetet sociale. Takimin e kishin lënë në vendin ku i kishte thënë blerësi.

Punonjësi i argjendarisë pasi ka patur një varëse të shtrenjë ka lajmëruar shokun e tij, efektivin e policisë së komisariatit nr 4.

Sipas dëshmisë së tyre, pasi kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, një automjet me ngjyrë të zezë, tip Golf 5, me targa te huaja ka ndaluar afër tyre.

Nga mjeti kanë dalë dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre mbante një automatik në dorë.

Dyshohet se autori madje ka qëlluar në ajër për të frikësuar dy personat. Më pas autori tjetër ka hapur derën e makinën që ndodheshin Balliu dhe Mustavataj dhe i ka marrë varësen me vlerë 8 milione lekë.

Menjëherë më pas punonjësi i argjendarisë ka shkuar në komisariatin nr 5 ku ka bërë kallëzimin.

Efektivi i policisë në momentin që ka ndodhur ngjarja ka patur me vete pistoletën e shërbimit, por nuk e ka përdorur.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë që dyshohet se i përket automatikut të autorëve.

Përgjimet, mjekja: Ka tre Alketa tek Onkologjiku, por unë jam profesoreshë doktoreshë

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, mjekja tha se janë “3 Alketat” e spitalit Onkologjik,dhe diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten)“, tha ajo

Skandali Onkologjikut/ Linte në lojërat e fatit paratë e pacientëve me rrezik vdekje, zbulohen bisedat telefonike të mjekut Edmond Gashi: Ikim tani kapim dot gjë sot?

Pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Tiranës janë bërë publike duke zbardhur disa përgjime të mjekut Edmond Gashi.

Ky i fundit është përgjuar duke folur me një koleg të tijin për një lojë kompjuterike, me shumë shanse makinetë lojërash fati.

Duket se Gashi i linte në lojëra fati paratë që u merrte pacientëve në rrezik vdekjeje.

X: Hë mo doktor Edmondi, si nuk vazhduam të luanim dje? Unë të thashë të erdha tek kompjuteri një 15-çe, për një treshe
Edmondi: Ikim tani kapim dot gjë sot?

X: Vetëm Mario është janë kompjuterat bosh, mos rrimë ne t’ja mbushim atij.
Në një tjetër përgjim, zbulohet qëllimi i vetëm i Gashit si mjek në shtet: Zhvatja e pacientëve në hall.

Ai është përgjuar duke bërë biseda parash e duke mos patur fillimisht dhembshuri humane për pacientët pasi në një moment vë në dyshim veten dhe habitet kur kolegia e informon se ka caktuar për operacion një pacient pa i parë rezultatin e biopsisë. Megjithatë pacienti futet për t’u operuar.

PJESË NGA DOSJA

Nga bisedat telefonike që Emiljano Lela ka me doktorin Edmond Gashi, bie në sy fakti që në kohën që kur doktor është në vizita ka lënë edhe kontrolle për shumë pacientë të tjerë. Lela (koordinatori në Onkologjik) i sugjeron pacientëve të onkologjikut për të bërë vizita dhe kontrolle apo dhe operacione pranë klinikës privatë të mjetit.

Në datën 15/01/2024, në orën 10.49 ka një SMS si më poshtë:

Emiljano Lela: Përshëndetje doktor, fletëdaljen ku mund ta marr, tek klinika Megis, apo tek spitali Nënë Teresa tek ju.

Edmond Gashi: Ku është operu?

Emiljano Lela: Tek klika Megis

Në datën 15/01/2024, në orën 17.07 e telefonon një numër tjetër

X: Të vij unë? Edmond Gashi: Avash, avash se nuk kemi fillu, tani fillojmë.

X: A ke ndonjë para kësaj tonës? Edmond

Gashi: Këtë kam po në orën 6 të jesh aty
Në datën 15/01/2024, në orën 17.10 e telefonon një numër tjetër dhe i thotë:

X: Pacientes H.G., që ke bërë operacion para 1 muaji ke pa thënë që do bëj rreze
Edmond Gashi: Ja ke bo rrezen?

X: Jo e ka bo me shtet por na ka thënë që duhet hap kartelë tek ti

Edmond Gashi: Nëse do e bësh në shtet duhet të hapësh një kartel tek Onkologjiku, duhet të paguash 30 mijë lekë.

Në datën 15/01/2024, në orën 17.42 e telefonon tjetër numër

X: Sa bën rezonanca e qafës? 240?
Edmond Gashi: E mo mirë sa të fitosh ndonjë lekë. Sot siç i fitova ja dhashë Yllit. Më mori Emiljano sot, më çoj për një neurokirurg, më tha sa përqindje kam, të bëhet puna, të tatohem, ke tatim mbi tatim.

Në datën 15/01/2024, në orën 17.44 e telefonon një tjetër numër.

X: Ke 3 operacione gishtin, melanomën e shpatull, biopsi që ka ardh nga Librazhdi.
Edmond Gashi: Po unë se kam parë biopsionë

X: Nuk e di, ti e ke shtruar biopsi në sallë, mirë po e bëj gati.

Rrëfimi i rrallë i ish-përkthyesit të Enver Hoxhës: Gjatë përcjelljes së Hrushovit në Rinas, Enveri bëri një gjest të pahijshëm. Si e kërcënoi ai

Nga Fatos Veliu     

Në majin e vitit 1959, një telegram urgjent nga Tirana, e njoftonte se duhej të kthehej urgjent në Shqipëri. Agim Popa, studenti i filozofisë, e kuptoi se diçka e madhe kishte ndodhur, por rëndësinë e vërtetë të atij telegrami, do ta kuptonte vetëm me mbërritjen në kryeqytet. Në Komitetin Qendror të PPSh-së do t’i komunikonin me pompozitetin e duhur se, i ishte ngarkuar me detyrën e përkthyesit kryesor gjatë vizitës së Nikita Hrushovit në Shqipëri. Në këtë intervistë, z. Popa, midis të tjerash, dëshmon për herë të parë edhe se, cilat ishin deklaratat dhe ronitë e Hrushovit, pas kuintave, me udhëheqësit e lartë të atëhershëm të Shqipërisë komuniste, gjatë vizitës dy javore që ai bëri në Shqipëri, duke vizituar Shkodrën, Korçën, Vlorën, Butrintin etj., situatën e acaruar gjatë Mbledhjes së 81 Partive Punëtore Komuniste në Moskë, ku Hrushovi dhe mbështetësit e tij, si kryetarja e Partisë Komuniste të Spanjës, Dolorez Ibarruri (“Pasionarja”) dhe Vlodislav Gomulka i Polonisë, shpërthyen në sharje dhe akuza gjatë fjalimit të Enverit, kujdesi dhe frika në ambientet e ambasadës nga përgjuesit, e deri tek udhëtimi me vaporin “Quin Elisabet” për në New York, ku do zhvillohej mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku delegacionin shqiptar, e kryesonte kryeministri,Mehmet Shehu me Nesti Nasen dhe në bordin e atij trans-oqeaniku, udhëtonin edhe Josif Broz Tito me të birin e Uinston Çërçillit, Randolfin, i cili kërkoi të takohej me Mehmet Shehun!

Zoti Agim, ju njiheni si njeriu që keni përkthyer personalitetet më të larta të shtetit të asaj kohe, madje edhe personalitete të rangut ndërkombëtar, siç ka qenë në vitet ’60-të, Nikita Hrushovi. Ju ishit caktuar organikisht në këtë detyrë?

Është e vërtetë se unë kam përkthyer Enver Hoxhën në shumë takime, ashtu siç kam përkthyer Mehmet Shehun apo, delegacione të ndryshme që kanë ardhur në Shqipëri, deri te Nikita Hrushovi, për të cilin e theksuat dhe ju por, unë dua të saktësoj një gjë, lidhur me këtë çështje.

Unë nuk kam qenë me detyrën e përkthyesit si profesion. As nuk ka pasur ndonjëherë një funksion të tillë, si përkthyes i Enver Hoxhës. Kur ishte nevoja për të përkthyer, aktivizoheshin njerëz që e njihnin relativisht mirë gjuhën përkatëse, pavarësisht nga vendi i tyre i punës.

Thatë se keni përkthyer Nikita Hrushovin gjatë vizitës së tij të bujshme që ka bërë në ato vite në Shqipëri?! Si jua ngarkuan konkretisht një detyrë të tillë?

Ka qenë maji i vitit 1959, kur udhëheqësi sovjetik bëri një vizitë historike në Shqipëri. Në atë periudhë, unë kam qenë në Moskë, për të dhënë provimet pasuniversitare të filozofisë. Nuk e di kush ka propozuar që pikërisht unë të përktheja Hrushovin. Më thërresin të kthehem nga Moska. Ashtu bëra.

A shkuat te Enver Hoxha apo Mehmet Shehu që të prezantoheshit apo t’u jepeshin porositë e nevojshme?

Jo, nuk kishte të bënte me mua asnjë takim apo porosi. Unë do të bëja përkthimin dhe aq. Në momentin që pritej ardhja e avionit të posaçëm nga Moska, ashtu si gjithë ekipi qeveritar me Enver Hoxhën në krye, që shkuan në Rinas për të bërë ceremoninë e pritjes, shkova edhe unë për të kryer detyrën time, e cila do të fillonte pikërisht në ato momente. Hrushovi shoqërohej nga marshalli Malinovski, në atë periudhë ministër i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik.

Çfarë ju ka bërë përshtypje në ato përkthime, sigurisht nuk po flas për anën politike e dokumentare?

Sigurisht që gjatë atyre takimeve pati edhe shumë episode, madje dhe tepër interesante, të cilat, duke i parë në retrospektivë, flasin për karakterin e Hrushovit, për marrëdhëniet e tij të atëhershme me Enver Hoxhën dhe udhëheqjen shqiptare, si dhe për qëllimet e vërteta të vizitës së tij në Shqipëri.

Mund të jeni më i qartë në shpjegime kryesisht të episodeve që kanë ndodhur, si të thuash, jashtë kuintave?

Qysh në momentin e zbritjes në aeroportin shqiptar, fjala e parë që tha Hrushovi ishte: “Gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri, ne nuk do të flasim kundër Jugosllavisë. Shpresojmë se edhe të zotët e shtëpisë do të veprojnë po kështu”.

Unë dhe të tjerët si unë, që nuk ishim në dijeni të domethënies së atyre deklaratave, më pas mësuam se ai e kishte vënë këtë si kusht paraprak dhe para se të nisej për në Shqipëri, kishte dërguar një telegram ultimativ me një përmbajtje të tillë:

“Në qoftë se gjatë ceremonisë në aeroport ose gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri, ndonjë nga udhëheqësit shqiptarë, do të flasë publikisht kundër Jugosllavisë, ne menjëherë do ta ndërpresim vizitën në Shqipëri, do t’i hipim avionit dhe do të kthehemi në Bashkimin Sovjetik”.

E vërteta është se kjo kërkesë e Hrushovit, ato ditë u respektua me korrektësi. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Hrushovi bëri edhe shumë kritika për ekonominë shqiptare, pavarësisht se ato i shprehte gjysmë me shaka dhe gjysmë me të vërtetë.

Mund të njihemi me disa prej tyre?

Ka shumë të tilla, por unë mund të kujtoj ato më të spikaturat, që më ngelën jo vetëm mua në mendje, por edhe Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. P.sh., duke udhëtuar me makinë nga Tirana drejt Durrësit dhe në zona të tjera të Shqipërisë, Hrushovi vuri re plepat që ishin anës së rrugës dhe pyeti se për çfarë duheshin.

Kur i shpjeguam se duheshin për hije, gjelbërim e freski, ai tha: “Ju shqiptarët nuk e kollandrisni mirë ekonominë. Përse mbillni plepa dhe nuk mbillni në vend të tyre pemë frutore, p.sh. fiq”?!

Ndërsa kur vizitoi Shkodrën, e çuan dhe në një fermë të re frutore në atë zonë. E shoqëruan Enver Hoxha, Mehmet Shehu etj. Atje ai pa se pjesa fushore e fermës, ishte e mbjellë me hardhi, ndërsa kodrat rreth e qark, ishin të pambjella. Atëherë nuk duroi dhe tha: “Kështu drejtohet ekonomia? Keni harxhuar kot këtë tokë pjellore në fushë me hardhi, në vend që hardhitë t’i mbillni në kodrat përreth, dhe në fushë të mbillni misër”?!

Specialistët e bujqësisë i thanë se, edhe kodrat do t’i mbillnin me hardhi, por meqenëse në atë fushë toka ka një strukturë tepër të thatë, aty nuk bëhet asgjë veç rrushit e fiqve. Hrushovi nguli këmbë në të tijën, madje propozoi të vihej dhe një bast se, po t’i bëhen shërbimet e duhura misrit aty, ai rritej mbi dy metra i lartë etj.

Gjatë këtij debate, ndërhyri Mehmet Shehu dhe tha: “Po të rritet misri në këtë tokë, unë pres kokën shoku Hrushov”! Hrushovi i’u përgjigj: “Shoku Mehmet Shehu, të jap një këshillë, kokën mos e pre, se nuk të rritet më”.

Çfarë vërejtjeje tjetër bëri ai për ekonominë tonë?

Vërejtje për ekonominë shqiptare, Hrushovi bëri sidomos gjatë vizitës në Vlorë e Sarandë, ku pa plantacionet me agrume, si dhe disa pjesë që po shpyllëzoheshin nga shkurret.

Ai, duke bërë aluzion për orientimin e bujqësisë shqiptare, për prodhimin e bukës në vend, pyeti me ironi Mehmet Shehun: “Po këtu çfarë do të mbillni, grurë”!? Dhe vazhdoi: “Përse harxhoni tokën, punën, mjetet dhe paratë për të prodhuar grurë? Çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare nuk janë të larta. Grurë ju japim ne sa të doni”.

Ndërkohë, ai pyeti se sa grurë harxhon populli shqiptar për një vit, dhe pasi mësoi shifrën, tha: “Çudi, çfarë koincidence, pikërisht këtë sasi gruri hanë minjtë çdo vit në hambarët e Bashkimit Sovjetik”! Rekomandoi që në vend të grurit, të mbilleshin agrume dhe fruta.

Madje, me atë humorin e tij karakteristik, vazhdoi: “Të gjithë e dinë që unë jam partizan i patundur i kukuruzës (misrit), por në tokën dhe klimën e Shqipërisë, është gjynah edhe kukuruzë të mbjellësh. Mbillni fruta dhe agrume, do të dërgojmë çdo ditë një avion për t’i tërhequr. Do ta bëjmë Shqipërinë kopshtin e lulëzuar të kampit socialist”!

Kishte gjë të keqe në këto premtime dhe rekomandime mes miqsh?

Megjithëse Hrushovi premtoi shumë, nuk do të kalonte veç një vit kur pala sovjetike refuzoi t’i livronte Shqipërisë një sasi gruri të domosdoshme për të përballuar pasojat e thatësirës së jashtëzakonshme të atij viti, duke e përdorur këtë si presion ekonomik ndaj udhëheqjes së pabindur shqiptare.

Thatë se në atë vizitë, Hrushovi shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik. Çfarë konstatuat ju te figura e tij?

Mendoj se nuk ishte një zgjidhje e rastit që, gjatë vizitës në Shqipëri, Hrushovin e shoqëronte marshalli Malinovski, një ndër drejtuesit ushtarakë më të njohur në atë kohë edhe ministër i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, pas shkarkimit spektakolar të Zhukovit nga ky post.

Ai gjatë gjithë kohës së vizitës në Shqipëri, qëndroi fare pasiv, me përjashtim të vizitës në Vlorë e Butrint, kur doli nga apatia dhe tregoi një interesim të gjallë për gjirin e Vlorës, ku ishte ndërtuar Baza e Nëndetëseve e Pashalimanit, si dhe për liqenin e brendshëm në Butrint, si baza ushtarake ideale për të kontrolluar e mbajtur nën kërcënim Adriatikun e Mesdheun.

Është thënë se ai gjatë asaj vizite ka bërë disa herë presion mbi vetë Enver Hoxhën?!

Në mitingun e mbajtur në qytetin e Vlorës, Nikita Hrushovi, paralajmëroi e kërcënoi botërisht Italinë e Greqinë, të mos prekin Shqipërinë, sepse, siç tha ai, “Në rast se bëjnë një marrëzi të tillë, do t’ju japim një përgjigje që s’do ta ndiejnë veten mirë”.

Prania e Malinovskit i jepte një peshë të veçantë këtij paralajmërimi, për të theksuar se ato, nuk ishin fjalë të lëshuara në tym, por se e kishin seriozisht dhe se kundërveprimi do të kishte karakter ushtarak.

Por, sipas mendimit tim, kjo deklaratë e tij në prani të Malinovskit destinohej thjesht për qeverinë italiane e greke, por në mënyrë të tërthortë, për vetë Enver Hoxhën dhe udhëheqjen shqiptare, për t’i joshur ata me premtimin se kishin mbrojtjen e Bashkimit të madh Sovjetik.

Kjo do t’i detyronte që të rrinin në orbitën sovjetike e, t’i vinin brigjet e Shqipërisë në dispozicion të tyre, për të vendosur bazat kundër NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi.

Mund të përmendni ndonjë rast që ai ta ketë sulmuar drejtpërdrejt Enverin?

Patjetër që pati. Unë do të kujtoja disa fraza që ai shprehu gjatë momenteve interesante në vizitën që bëri në Korçë, ku pritja që iu bë atij dhe Enver Hoxhës nga populli, ishte veçanërisht entuziaste. Në takimin me kuadrot që u zhvillua atje, Nikita Hrushovi tha këto gjëra: “Ju shqiptarët jeni njerëz të mirë, por keni një të metë: njerëzit që i doni, ju i lavdëroni aq shumë, saqë ka rrezik t’u rritet mendja.

Por njerëzit nuk janë të përjetshëm. Ja, ishte në Bashkimin Sovjetik  Stalini, një njeri i madh (duke e ditur se në Shqipëri Stalini gëzonte popullaritet të madh, ai bëri disa elozhe), por Stalini nuk do të ishte gjithmonë. Iku Stalini dhe erdhën të tjerë, që e bëjnë punën jo më keq se ai. Por edhe ne nuk do të jemi gjithmonë. Do të ikim ne dhe do të vijnë të tjerë, që do ta bëjnë punën më mirë se ne”.

Me siguri deklarata të tilla të Hrushovit, nuk do të jenë pritur aspak mirë nga Enver Hoxha, të cilit duhet t’i kenë tingëlluar si presion për spostimin e tij nga ana e udhëheqjes sovjetike, në rast se do të tregohej i pabindur”.

Agim Popa, njeriu i preferuar i nomeklaturës në përkthimin e rusishtes

Agim Popa ka lindur më 14 maj 1927 në Elbasan. Arsimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Ka vazhduar studimet në Liceun Francez të Korçës dhe në shkollën ‘Normale’ të Elbasanit. Në vitet 1949-1954 ai kreu studimet e larta në universitetin “Lomo-nosov” të Moskës, në Fakultetin e Filozofisë. Menjëherë pas çlirimit të vendit, ai ka qenë me punë në organizatën e Rinisë të Qarkut të Elbasanit dhe në aparatet qendrore të saj në Tiranë.

Pas përfundimit të studimeve universitare dhe kthimit në Shqipëri, Agim Popa, është emëruar me punë në shkollën e Partisë “Vladimir Iliç Lenin” si pedagog i Filozofisë Marksiste-Leniniste (materializmi dialektik e historik), shef katedre dhe për një kohë jo shumë të gjatë, zv/drejtor i saj. Në vitin 1958, ai u transferua në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë, në përbërje të një grupi që merrej me problemet e luftës kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern”.

Në vitin 1972-1975, ai ka punuar si përgjegjës i sektorit të jashtëm të K.Q. të PPSh-së. Më pas, për një vit, ka qenë në Institutin e Studimeve Marksiste-Lenisniste pranë K.Q. të PPSh-së. Ndërsa nga shtatori i vitit 1976 deri në fund të vitit 1980, ai ka shërbyer si kryeredaktor i gazetës “Zëri i popullit”, organ i K.Q. të PPSh-së.

Nga 1 janari i vitit 1981, deri në shkurt të vitit 1991, kur doli në pension me kërkesën e tij, ka punuar sërish në detyrën e shefit të Sektorit të Jashtëm të K.Q. të PPSh-së. Pikërisht në detyrat që kryente dhe besimin që kishte krijuar, si dhe në profesionalizmin absolut që prezantonte në fushën e përkthimeve në gjuhën ruse, Agim Popa, ka qenë nga njerëzit më të preferuar të nomenklaturës më të lartë të shtetit komunist, për të bërë pikërisht përkthimet nga kjo gjuhë. Memorie.al