Kryengritja ilire që tronditi themelet e Perandorisë Romake

Kthim tek të parët tanë (shkrimi #7)

Shkruan: Brilant GASHI

Për t’i shpëtuar robërisë dhe torturave romake , duhet të bëheshin edhe kryengritje të mëdha për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj romakëve barbarë . Këto kryengritje , bënë jehonë të madhe në të gjitha trojet ilire , por shkaktuan shqetësime të reja edhe në Perandorinë Romake .

Ndarjet administrative që u bënë , dhe një sërë masash të tjera ekonomike e politike , dëshmojnë se romakët që në fillim u përpoqën me çdo mënyrë t’a pengonin ribashkimin e trojeve ilire . Ilirëve nuk u lejohej të ndërtonin anije . Ashtu si edhe në Maqedoninë e pushtuar edhe në Iliri asnjërit nuk i lejohej të tregtonte ose të martohej përtej krahinës ku jetonte .

Mbledhjet popullore mund të mbaheshin vetëm brenda çdo krahine . Shtypja dhe shfrytëzimi romak erdhën duke u shtuar . Një pjesë e banorëve shpërngulet nga trojet e tyre shumë banorë u kthyen në skllevër . Të gjitha këto shtonin pakënaqësinë e të gjitha shtresave shoqërore ilire .

Të shtyrë nga dashuria e madhe për liri , ata rrëmbyen shpeshherë armët kundër administratës shtypëse skllavo-pronare . Megjithëse kryengritjet e tyre shtypeshin me egërsi , ata përsëri ngritnin krye kundër sundimtarëve të huaj .

Sundimi romak dëmtoi rëndë ilire , të cilat kohë pas kohe shpërthenin në kryengritje për t’u çliruar prej shfrytëzimit dhe shtypjes romake .
Kryengritja më e rëndësishme dhe më e gjerë e ilirëve ka qenë ajo që u bë prej vitit 6-9 të shekullit të parë të erës së re , në kohën e perandorit Oktavian Augustit , e cila në histori njihet si Kryengritja e Madhe e Ilirëve , ose ndryshe Kryengritja dalmatino-panonike .

Në kryengritje morën pjesë më parë dy fise ilire , fisi i desidiatëve , të cilit i printe Batua i Desidiatëve dhe fisi i breukëve , të cilit i printe Batua i Breukëve . Kjo kryengritje jehoi tek ilirë e Ballkanit duke filluar prej Panonisë e deri tek Dardanët .

Me desidiatët u solidarizuan dalmatët dhe panonët , të cilët u hodhën në kryengritje dhe korrën suksese në ndeshjet e tyre të para me ushtrinë romake .

Kryengritësit formuan një ushtri të madhe , që numëronte 200.000 këmbësorë dhe 9000 kalorës . Ushtria kryengritëse ilire zhvilloi shumë luftime kundër romakëve : në drejtim të Italisë , të qyteteve në bregdetin Adriatik dhe në drejtim të Maqedonisë , kurse në brendi – kah kolonitë romake .

Këto luftime i frikësuan romakët , sidomos kur kryengritësit ilirë depërtuan në Itali . Njëkohësisht u formua një ushtri e madhe romake për të shuar kryengritjen . Mandej , Oktaviani , përpiloi planin e operacioneve luftarake . Sipas këtij plani romakët sulmuan nga veriu e Maqedonia dhe arritën deri te Panonia , por u detyruan të tërhiqen.

Sulmi i parë i ushtrisë romake nuk dha frytin e paramenduar – shuarjen e kryengritjes ilire . Tiberi bëri për vete Batuon e Breukëve . Kështu lindi përçarja mes kryengritësve ilirë . Batua i Desidiatëve u tërhoq me forcat e veta në Dalmaci . Këtu u zhvilluan ndeshje të rrepta . Batua i Desidiatëve u detyrua të dorëzohej në Kështjellën Andetri . Gjatë këtyre ndeshjeve u shquan edhe gratë ilire , që luftuan trimërisht , duke mos dashur të bëhen skllavëresha të romakëve .

Kryengritja e madhe ilire , edhe pse u shua dhe dështoi , ka rëndësi të madhe historike , sepse tregoi qartë pakënaqësinë e ilirëve kundër sistemit shtypës dhe shfrytëzues skllavo-pronar dhe tronditi fuqinë e shtetit romak . Kjo kryengritje u shtyp pas tre vite luftimesh !

Rezistenca e ilirëve kundër romakëve në trajtë luftërash të armatosura zgjati 250 vjet , prej shekullit III para erës së re deri në shek.I të erës së re . Edhe pse romakët pushtuan Ilirinë , nuk mundën t’a shuajnë rezistencën ilire.

Kryetari i parë i Shqipërisë së Katër Vilajeteve dhe vdekja e tij në pabesi

Një nga njerëzit që historia e mban në piedestalin e saj është edhe ai, i madhi Ymer Haxhi Prizreni, atdhetari dhe krytari i Lidhjes së Prizrenit. Ymer Haxhi Prizreni lindi dhe u rrit në fshatin Nashec të Bregut të Drinit dhe përkon me një varg masash që Porta e Lartë kish ndërmarrë në Shqipëri, në rrafsh të shtypjes së kryengritjeve shqiptare që kundërshtonin reformat e Tanzimatit.

Ymer Prizreni, tashmë i shkolluar dhe i edukuar në frymën fetare të kohës, predikon paqe mes bashkëkombasve të tij. Ai ndërhyn energjikisht, disa herë tek autoritet vendore turke, me ç’rast këto të mos kërkonin taksa ngase varfëria e shqiptarëve po arrinte kulmin.

Por thirrjet e sinqerta të Ymer Prizrenit, binin në veshin e shurdhër të tagrambledhësve turq. Këtej do të buronte ai zhgënjim shpirtëror i shqiptarit Ymer Prizëreni ndaj Portës së Lartë.

Tashmë për të ishte e qartë se kullat fetare në Stamboll e gjetkë, në mbarë Turqinë, predikonin nënshtrimin deri në baltë të identitetit kombëtar, përpara interesave madhore të Perandorisë Osmane. Me këtë akt përuljeje, nuk mund të pajtohej kurrsesi Prizreni, i cili u rrit sa me dashurinë dhe edukatën e lartë prindërore, aq edhe me legjendat trimërore të Bregut të Drinit, ku valët e këtij lumi, janë padyshim simfonia epike e maleve shqiptare.

Më pas, Ymer Efendiun e shohim të shpërngulet në qytetin e Prizrenit, në kujdesie të familjes së vet e cila fal provave, gëzonte një popullaritet të madh në ato vite. Megjithëse zotëron katër gjuhë, ka kulturë të përgjithshme të mjaftueshme, ai nuk mund të ulet as në ndonjë zyre të Portës së Lartë në Prizren, ngase disa herë, haptaz i është kundërvënë, vendimeve të ardhura nga Stambolli.

Sigurisht në vitet 70-të të shekullit të XIX, atëherë kur Porta e Lartë u gjend përballë të papriturave të mëdha, edhe fakti i Shqipërisë rrezikohej së tepërmi.

Në fillim të viteve 70-të, të shekullit të XIX, Ymer Prizrenin e shohim të propagandojë kundër Portës së Lartë e cila duke mos pasur fuqi të ndeshet me forcat madhore evropiane dhe të nënshtrojë me çdo mjet kombin shqiptar.

Një forcë e re e madhe do të përpiqej me çdo kusht që të formohej një shtet i madh sllav në Ballkan dhe kjo ishte Rusia që kërkonte me çdo kusht pushtimin dhe nënshtrimin e Kosovës.

Rusia kurrsesi nuk mund të shihte me sy të mirë bashkimin e vilajeteve shqiptare nën një administratë të vetme ç’ka donte të thoshte formimin e njësisë kombëtare me tendenca të pavarësisë. Për këtë, konsulli rus në Cetinjë i shkruante Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Giersit se:

“Shqiptarët nuk egzistojnë si racë si kombësi e veçantë, por formojnë vetëm një numër fisesh pa kohezion të mbrendshëm”.(Arkivi i Institutit të Historisë, sipas dokumenteve të Vjenës, dokumenti 18 , 3 prill 1878 ). Kështu, patriotët shqiptarë, të gjendur mes vrundujve të stuhive që donin të gëlltitnin tokat shqiptare, u mblodhën rreth besës së madhe që i patën dhënë atdheut.

Kjo Lidhje ishte një imperativ, një klithmë shprese që toka arbërore të ringritej pas pesë shekujsh robërie duke ndriçuar sërish virtytet e shenjta morale të saj. Në këtë rizgjim të vetëdijes sonë kombëtare, vepra e Ymer Prizrenit është e pazëvendësueshme.

Kjo vepër madhore ka rezervuar në dekadat që erdhën më pas me një tingëllim të çuditshëm. Ajo ka mbetur ende sot e skalitur në memorien e kombit tonë.

Në pranverën e vitit 1878, menjëherë pas themelimit të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” Ymer Prizreni merr kontakte me udhëheqës të këtij komiteti siç ishin Zija Prishtina dhe Abdyl Frashëri.

Idetë dhe vendimet e këtij komiteti, biri i Prizrenit, përpiqet t’i përcjellë tashmë në krejt viset e Kosovës, duke parë se ky komitet, i themeluar në Stamboll, menjëherë do të shpërngulej për në Shqipëri, Ymer Prizreni merr takime të fshehta edhe me kapedanët e shquar të asaj kohe në viset veriore shqiptare siç ishin Ali Ibra, Sef Kosharja, Ramadan Zaskoci e Sulejman Vokshi.

Ngase e njihte rëndësinë e propagandës, Ymer Prizreni, u vu në qendër të asaj lëvizjeje madhore të shqiptarëve të cilët, me anë të protestave dërguar fuqive të mëdha, i bënë të qartë opinionit evropian se ata jo vetëm që nuk do ta njohin copëtimin e vilajeteve shqiptare, por do të mbrojnë me çdo çmim atë.

Në pothuaj të gjitha protestat e popullit të Prizrenit në ato kohë, në krye të emrave gjendet emri i Haxhi Ymer Efendiut.

Për më tej, në maj të vitit 1878, në një protestë dërguar sulltanit në emër të qytetit të Prizrenit, përveç të tjerave, Haxhi Ymer Efendiu shprehej se “kërkonte respektimin e tërësisë së tokave shqiptare, bashkimin e tyre në një provincë të vetme dhe zbatimin e reformave për përparimin e vendit”( Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,doku.9, faqe. 20 )

Në tubimin e 10 qershorit të Lidhjes shqiptare, Haxhi Ymer Efendiu, mori pjesë në cilësinë e delegatit të Prizrenit. Ngase aktiviteti i tij ishte paraparë si tejet i madh në këtë rrafsh, me shumicë votash, Ymer Prizreni zgjidhet këtu anëtar i Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare.

Fjala e matur e tij, mendimi i urtë dhe trimëror, ishin vendimtare në idetë e shprehura, në këtë kuvend madhor të shqiptarëve. Është me vend të kujtojmë, se në tubimin e parë të atdhetarëve që nënshkruan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u vendos që kjo Lidhje domosdoshmërisht do të mbronte tërësinë tokësore shqiptare.

Ajo nuk do të njihte askurrë qeverinë bullgare e dalë prej Traktatit të Shën Stefanit ku mijëra kilometra katrorë toke shqiptare i dhuroheshin asaj. Por me shtrimin e disa ideve të Ymer Prizrenit, Lidhja mori vendim që nëse dikush nga radhët e saj nuk do t’i kryejë me përgjegjësi e ndërgjegje detyrat, nëse ai shpërdoron emrin e kësaj Lidhjeje për të kryer akte antinjerzore, ai do të dënohet sipas fajit dhe do t’i sekuestrohet krejt pasuria.

Biri i Prizrenit, u ndal në fjalën e tij edhe në bashkëjetesën vëllezërore që shqiptarët myslimanë duhet të kenë me ortodoksët apo katolikët. Religjonet fetare do të ishin ura të shenjta bashkimi dhe jo fole hasmërish. Menjëherë pas mbarimit të këtij tubimi, Haxhi Ymer Efendiu iu vu punës për të përballuar detyrat e mëdha të ngarkuara.

Në shoqërinë e Shuaip Spahiut, Sulejman Vokshit, Ibrës dhe Berishës, biri i Prizrenit diti të organizojë më së miri formacionet e para luftarake shqiptare duke i angazhuar ata në detyra konkrete. Por ngase Prizreni me rrethinë, paraqiste mjaft probleme edhe për organizimin e pushtetit vendor, ai brenda muajve qershor-korrik 1878, shkoi kullë më kullë prizrenase duke qarë hallet e duke gjetur zgjidhje sa më të përshtatshme për bashkëkombasit e vet.

Veçmas organizimi i tij në protestat ndaj padrejtësive që iu bënë Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, do të ishte i madh. “Ymer Prizreni ishte i ngarkuar me detyra të rëndësishme në këshillin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…

Kështu gjatë periudhës kur vazhdonin punimet e kongresit të Berlinit dhe pas tij, Ymer Prizreni mori pjesë në organizimin dhe udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve politike dhe aksioneve që u zhvilluan nga masat popullore kundër zbatimit të vendimeve të këtij kongresi dhe përpjekjeve të qeverisë osmane për realizimin e tyre.

Ai zhvilloi një aktivitet intensiv për organizimin e rezistencës së masave popullore, kundër misionit të Mehmet Ali Pashë Maxharit” ( Instituti i Historisë Tiranë, konferenca e studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, faqe 71 ).

Në fundgushtin e vitit 1878, krejt forcat ushtarake të Lidhjes Shqiptare, ishin mobilizuar për mbrojtjen e trojeve të tyre të Plavës dhe Gucisë. Ndërkaq Knjaz Nikolla kishte pasur disa bisedime të fshehta me Portën e Lartë, lidhur me këto përgatitje dhe kundërshtime të shqiptarëve.

Është kjo arsyeja që nga Stambolli shkon në Prizren më 25 gusht, një autoritet i lartë i Portës, me ç’rast kërkon të bisedojë me udhëheqësit e lartë të Lidhjes. Më 26 gusht 1878,në ndërtesën e vogël të komitetit Qendror të kësaj Lidhjeje Ymer Prizreni bëri mbi tre orë debat me të ardhurin nga Stambolli, me ç’rast i shpjegoi se ishte Mali i Zi që duhet të hiqte dorë nga trojet shqiptare autoktone dhe jo shqiptarët të ulnin armët përballë kësaj padrejtësie që i bënë Fuqitë e Mëdha.

Në vitet 1879-1880,me porosi të vetë Abdyl Frashërit, Ymer Prizreni u ngarkua të mobilizojë dhe organizojë masat e gjëra popullore, në zbatim të ideve ushtarake të Lidhjes Shqiptare. Këtë detyrë kaq të vështirë për moshën e tij ai e kreu me energji thuajse djaloshare.

Kudo ku shkeli këmba e tij, në Prizren, Gjilan, Lumë, Manastir, Tetovë, Gostivar etj, dyert e kullave u çelën. Këto kulla dhanë për luftën, për trojet e Plavës e Gucisë jo vetëm të holla, ushqime dhe armë, por edhe qindra e mijëra djem të njomë në mbrojtje të at’dheut të tyre.

Ymer Prizreni hasi në plot pengesa që i ngritën shqiptarë të gënjyer e mashtruar nga Porta e Lartë. Gjykimi i tij do të përballej me nënpunësit turq të administratës të cilët në pamundësi për të vjedhur e mashtruar popullin, detyroheshin të merrnin vetë rrugën drejt Stambollit.

Aq të pafuqishëm e ndjenin veten e tyre këta administratorët, saqë në një raport të konsullit austrohungarez në Prizren, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vienë, thuhej veç të tjerave tekstualisht:

“Po shtohet çdo ditë e më shumë veprimtaria dhe prepotenca e qeverisë faktike që është e dalë prej Lidhjes. Kjo prepotencë po rritet dukshëm dhe kryetari i Lidhjes së këtushme, Ymer Prizreni, po e zbaton këtë terror kundër administratës turke, në bashkëpunim me nënpresidentin dhe oratorin e komitetit Shuaip Agën”.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë,sipas dokumentave të Vjenës, dokumenti nr.53 datë 23 qershor 1880).

Po sipas burimeve arkivore të Vienës, është pikërisht konsulli austrohungarez i cili njofton Ministrinë e Jashtme në Vienë se lidhur me vendimet e fundit të Berlinit “Haxhi Ymer Efendiu nuk nguroi t’i dërgonte në rrugë telegrafike, në emër të të gjithë shqiptarëve, një protestë kërcënuese konferencës së Ambasadorëve në Berlin”.

E vërteta është se në vjeshtën e vitit 1880, Lidhja Shqiptarë, pati shtrirë pushtetin e saj administrativ, ushtarak dhe politik në mjaft krahina siç ishin ato të Prizrenit, Gjakovës, Vuçitërnit, Preshevës, Pejës, Plavës, Gucisë, Manastirit, Tetovës, Dibrës, Korçës e deri në Janinë.

Ky pushtet, u kujdes së pari për mbrojtjen e kufijve të vilajeteve shqiptare e mandej për rregullimin e jetës në vend. Njëherazi, kjo shtrirje gjeografike e Lidhjes, nxori në pah domosdoshmërinë e një organizimi të ri.

Kësisoj në dhjetorin e vitit 1880, burrat e shquar të kësaj Lidhjeje u mblodhën sërish në Prizren. Aty u soll krejt çka Lidhja Shqiptare kish humbur e kish fituar në gati tri vjetët e egzistencës së saj dhe natyrisht debatet kanë qenë të mëdha. Grupi konservator i këtij organizimi, bëri çmos të lidhte synimet dhe idetë e Prizrenit, pas qerres së Portës së Lartë.

Por ata u ndeshën në qëndrimin e burrave të tillë si Iljaz Pashë Dibra, Shuaip Spahiu, Abdyl Frashëri, Jakup Ferri dhe Ymer Prizreni të cilët kumtuan në çdo rast se punët e Shqipërisë mund t’i zgjidhnin veçse shqiptarët. Në organizimin e ri të Lidhjes, u vendos që ajo të merrte përsipër atributet e një qeverie të përkohshme dhe unanimisht patriotët e mbledhur aty zgjodhën në krye të kësaj qeverie Ymer Prizrenin.

Është me vend të theksohet se prej kësaj dite e deri atëherë kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp me zjarr e hekur, personaliteti i Ymer Prizërenit u shfaq dukshëm në krejt dimensionin e vet atdhetar. Vitet mbi supe nuk mund t’ia pakësonin energjitë këtij 60- vjeçari.

Dihet se Porta e Lartë, nën presionin e Fuqive të Mëdha Evropiane, dërgoi në drejtim të Kosovës një ushtri disa mijëshe të armatosur deri në dhëmbë, të kryesuar prej Dervish Pashës. Qëllimi i këtij inkursioni ishte shkatërrimi i plotë i funksionimit të Lidhjes së Prizrenit, përndryshe, vazhdimi i pushtetit turk me dhunë, në viset shqiptare, 15 mijë ushtarë e oficerë të Portës së Lartë, mbërritën në Shkup në ditët e para të prillit 1881 dhe s’ishte e vështirë të kuptoje qëllimet e mbrame të Perandorisë Turke.

Qeveria e përkohshme e kryesuar prej Ymer Prizërenit me t’u lajmëruar për mbërritjen në Shkup të kësaj ushtrie, dha kushtrim. Prej Gjakove, Dibre, Prizreni, Lume e Vuçitërni u mblodhën rreth 7 mijë luftëtarë të cilët, të udhëhequr nga Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Sef Kosharja e dhjetëra burra të tjerë, nisën të organizojnë rezistencën madhore.

Ata nuk do të frikësoheshin këtij sulmi, ashtu siç u ishin frikësuar qindra betejave, në disa decenie me radhë. Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri, duke organizuar qëndresën, ndërrmarin edhe disa veprime diplomatike me konsujt evropianë në Prizren, Prishtinë e Shkodër.

Për më tej ata i dërgojnë edhe një memorandum Portës së Lartë duke mos harruar të shkruajnë në fund se “Shqiptarët do të mbrojnë atdheun dhe nderin e tyre deri në fund e do të ndjekin rrugën e qytetërimit”.

Por mijërat e ushtarëve dhe oficerëve turq, mijërat e grykave të zjarrit, batalionet e tëra të artilerisë dhe kalorësisë do të bënin punën e vet. Betejat e Shtimjes, Suharekës, Slivovës etj, natyrisht edhe pse përfunduan me humbje kanë vlerat e tyre të pallogaritshme në moralin dhe vetëdijen nacionale shqiptare.

Ymer Prizreni, ishte dhe mbeti deri në fund krahu politik i këtyre betejave. Ai jo vetëm që nuk u tremb por rrëmbeu armët edhe vet, në atë moshë madhore, për t’u bërë ballë sulmeve të hordhive turke. Mbas thyerjes së rezistencës shqiptare, Ymer Prizreni, me ndihmën e disa miqve të vet shkon në Ulqin.

Aty jeton me ndihmat e disa shqiptarëve që ia njohin jo vetëm vlerat si prijës por edhe si atdhetar i vendosur. Disa përpjekje të Portës së Lartë, për ta burgosur dështojnë ngase shqiptarët e Ulqinit e duan si babanë e vëllain e tyre, kësisoj, për pesë vjet me radhë, Ymer Prizëreni, i plakur, i ligështuar, jetonte në një dhomë të thjeshtë të Ulqinit, larg familjes, të cilën Dervish Pasha ìa pat mërguar në Turqi.

Në pranverën e vitit 1886, atëherë kur në trevat shqiptarë po ravijëzohej sërish një kryengritje tjetër, në shtëpinë e birit të Prizrenit troket i dërguari i Portës së Lartë, një hoxhë prej Ulqini. Ai i thotë se nëse Ymer Efendia do të ndikonte në Dibër, Prizren e Tetovë, tek miqtë e vet, që kjo rezistencë të mos gatuhej, do t’i falej jeta e do t’i jepeshin disa qese floriri.

Por përgjigjja e burrit do të ishte: “Shko nga erdhe se edhe sikur në fron të vet, të më vëre sulltani, nuk dua të di ma, për Turqinë”.(Xh. Belegu, Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj, Tiranë 1939, faqe 191 ). Disa ditë më pas, Haxhi Ymer Prizreni, do të gjendej i masakruar në shtëpinë e vet. Mbyllej kësisoj tragjikisht, një jetë trimi e cila në çdo ditë të saj, shkroi faqe atdhedashurie.

Marrë me shkurtime nga Wikipedia

LISTA/ Tropoja, Erseka e Saranda, qytetet me numrin më të madh të spiunëve të sigurimit

Në vitin 1988, statistikat nxorrën një vështrim tërësor mbi nivelin e spiunazhit nëpër qytetet e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit.

Në listën më poshtë, disa qytete veçohen për nivelin e tyre më të lartë të aktivitetit të agjentëve të sigurimit, ndërsa të tjera për shkak të nivelit më të ulët të pranisë së tyre.

Sipas kësaj liste, qytetet si Tropoja, Erseka dhe Saranda dalin në krye për numrin më të lartë të spiunëve të sigurimit për banorë gjatë vitit 1988.  Kjo tregon se këto zona ishin në fokusin e veprimtarisë së agjentëve të sigurimit, me qëllim monitorimin e veprimtarisë së banorëve dhe mbikqyrjes së aktivitete kundërshtuese ndaj regjimit komunist.

Në anën tjetër, qytetet si Tepelena, Elbasani, Fieri, Berati dhe Skrapari shfaqin një nivel më të ulët të pranisë së spiunëve të sigurimit krahasuar me qytetet e tjera të vendit. Kjo mund të interpretohet si një shenjë e mungesës së interesit të autoriteteve për të mbikëqyrur apo monitoruar këto zona.

Këto statistika hedhin dritë mbi ndërhyrjen e shërbimeve të sigurimit të shtetit në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit. Ndërsa disa qytete ishin nën një prani të vazhdueshme të spiunazhit, të tjerat u përballën me një nivel më të ulët të ‘vëzhgimit’.

, LISTA/ Tropoja, Erseka e Saranda, qytetet me numrin më të madh të spiunëve të sigurimit

Shqiptari që u bë Presidenti i Argjentinës, ja ‘mashtrimi’ me origjinën e tij

Nga Arben Llalla

Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj.

Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.

Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.

Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion.

Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.

Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.

Bartolome Mitre- PencilLowBartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.

Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.

Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.

Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862.

Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.

Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.

Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.

Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruaj se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.

Do prίshnin buηkerin në Fier, hαbiten me atë që gjetën aty/ Shikojeni dhe do na besoηi

Gjatë rinkostruksionit të një rruge në lagjen Kastrit të Fierit,

punonjësit e kompanisë që po kryen punimet, kanë evidentuar disa grá nata në një bunker.

Bunker ky i cili pritej të prishej për t’i bërë të mundur zhvillimin e projektit infrastrukturor.


Mendohet se në bunker mund të ndodhen edhe gjera të tjera ndaj pritet ardhja e specialistëve për të bërë të mundur demontimin dhe heqjen e tyre.

Nxori shtëpinë në shitje: Ja si ma fυti miku i ngυshtë Agron Llakaj..!!

Dy aktorët e njohur shqiptare, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli përveçse kolegë të të njëjtit profesion, janë edhe miq shumë të mirë.

Zeneli ka treguar një histori me Llakajn që i ka bërë të gjithë të qeshin e bëhej fjalë për kohën kur aktori do shiste shtëpinë për të shkuar në Amerikë.

“Ishte koha që sa kisha marrë përgjigjen e llotarisë amerikane dhe ishin ditët që do nisesha.

Nxora shtëpinë në shitje dhe sa herë takohesha me Agronin më pyeste: Mos ja ke vënë çmimin e lartë?

Jo i thashë unë, 45 mijë dollarë, është gjithë ajo shtëpi.

Mirëpo edhe ai u mërzit shumë që nuk po shitej shtëpia. Një ditë më marrin në telefon.

‘Zoti Xhevahir Zeneli kam dëgjuar që shisni banesën, mjafton të ma pëlqejë nusja me vajzat, pa për çmim nuk është problem’, tha.

Unë e rrita edhe 10 mijë çmimin dhe i thashë 55 mijë dollarë. Tha merre numrin e telefonit dhe nesër të vij ta shoh shtëpinë.

Në mëngjes takoj Agronin unë dhe i tregova. Merre në telefon më tha Agroni.

E mora unë atë që do blinte shtëpinë, por më del nusja e Agronit”, tregoi Zeneli duke shkaktuar shumë të qeshura.

Grυaja shqiptare kërkon punë në Itali, njοftίmi i saj i HABlTl të gjithë

Emigrimi në një vend të huaj është gjithnjë i vështirë, e kjo për disa arsye.

Një ndër to është gjetja e një pune dhe sigurimi i të ardhurave dhe në plan të dytë kalon ambientimi dhe përshtatja me njerëzit.

Ky fenomen është përhapur shumë në vendin tonë dhe të rinjtë kanë synim të largohen një herë e mirë nga Shqipëria, pasi mundësitë për punë këtu janë të pakta.


I trishtueshëm është fakti se kur shkojnë jashtë, shqipet, megjithëse mund të kenë përfunduar në një degë me rezultate të larta,

përfundojnë punonjës në zanate apo punë të thjeshta që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania, ku në makinerinë e kafes në një qendër tregtare në Como, Itali është parë një fletushkë e pazakontë.

Aty një vajzë 26-vjeçare kishte shkruar emrin e saj dhe kishte lënë numrin e telefonit duke bërë kërkesën e saj për punë si pastruese apo kujdestare të moshuarish.

Një qytetar ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania. Pershendetje JOQ! Shikoni se si kerkon pune shqiptarja ne Como, Itali kete leter e shikova ne nje qender tregtare!”

ΒΙen një ραketë cigαre, shοkοhet nga ajo që zbυlon

Një grua u shokua kur bleu një paketë cigaresh dhe pa se fotografia e përdorur si mesazh paralajmërues ishte ajo e babait të saj që kishte ndërruar jetë.

Nëna e dy fëmijëve Jodi Charles, u tmerrua kur vajza e saj 14 – vjeçare mori paketën në dorë dhe njohu gjyshin e saj.


42 vjeçarja u shpreh e revoltuar që imazhi i të atit ishte përdorur për diçka të tillë.

Ajo tha se ishte ‘110 përqind’ e sigurt që fotografi ishte e babait të saj David Ross, i cili ndërroi jetë në moshën 66 – vjeçare në 2015-ën

dhe se nuk ka shanse që ajo të ketë dhënë leje për përdorimin e fotos së tij.

Ai kaloi 10 muaj në spitalin Basildon, të Essex, pasi u shtrua në 2014 -ën dhe qëndroi në kujdes intensiv për shumë kohë.


Gruaja tha se dikush i ka bërë atij foton në fjalë. Në të shfaqet një burrë pa ndjenja në një shtrat spitali me tub frymëmarrje në gojë.

Por stafi i spitalit i ka hedhur poshtë pretendimet e 42 – vjeçares, ndërsa Komisioni i Bashkimit Europian thotë se imazhi është i dikujt tjetri, por Jodi kërkon prova.

Kjo foto është një prej 42 imazheve të përdorura në paketat e duhanit si shenjë paralajmëruese për rrezikun që i shkakton ai shëndetit.

Këto imazhe janë pjesë e ligjeve të Bashkimit Europian, në përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve.

Epo υjeherr si kjo rrαIIe gjen : Ja se cfare u beri ajo nυseνe te saj

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me m undime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:

Unë i kam tre djem dhe të gjithë shqyr Zoti janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…


Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj.

Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes,

pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta.

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është ha lli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e he.tuar.

Ende pa i për funduar fjalët e mia, filloi të më bë.rt.as reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rë ndë, derisa sa më tha: oj pshu.rra.vicë,

tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e q elbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë.

E mbajta hid hërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zem ëri m dhe e kishte vre njtur fytyrën e tij.

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hi dhër ua edhe reja e dytë, më of end oi rë ndë

dhe e ftoi birin tim i cili më of en doi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pis llëk me të cilin kam jetu qe sa vite.

Dola prej tyre, e pë rbu.zur dhe e nën çmu ar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për ur inën time.

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë ,se kështu është gjendja e të moshuarve, sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël,

t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë, pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi.

Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash:

Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë. U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha:

Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë. U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha:

Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë. Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj.

Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shta ngur dhe u pen du an thellësisht për veprimin e tyre. Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë:

Këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pen dim në këtë ditë ashtu siç i rash pi shman

unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël, ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju priv uan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.

Ηistori e υeçαntë! 23-υjeçarja shqiptare: Kisha Ιidhje me b. υrrin e hαΙΙës

Që kur ka qenë e vogël, ishte shumë e lidhur me hallën dhe me bashkëshortin e saj.


Ata nuk patën fatin të kishin fëmijë, ndonëse tentuan shumë herë.

Një ditë, bashkëshorti i hallës sheh në ëndërr të ëmën që kishte ndërruar jetë dhe i thoshte se ishte e kotë të tentonin, pasi sipas fjalëve të së ndjerës fëmija i vetëm i tyre ishte Ariela.

Kur Ariela filloi klasën e parë, me dëshirë të plotë vendosi të jetojë me hallën dhe burrin e saj

dhe pse me prindërit dhe vëllain e saj kishte një jetesë shumë të mirë.

Ariela ka qenë shumë e lidhur me xhaxhain e saj veçanërisht, kështu e ka thirrur gjithmonë burrin e hallës, të cilin e ka dashur dhe konsideruar përtej babait.