Ky është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi që u qëllua me armë dhe u zhduk në Dhërmi

Arratia e 43-vjeçarit Gerald Shehu, i dyshuar si autor i pengmarrjes e më pas edhe i gjuajtjes me armë zjarri të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili punonte si recepsionist në një hotel në Dhërmi ka zgjatur vetëm pak orë.

Mësohet se falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë i mundur arrestimi i Shehut në zonën e Korfuzit, i cili po shkonte drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Anglisë.

Po ashtu në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnatës të kësaj të enjte në ambientet e hotelit, konkretisht në dhomën ku akomodohet stafi. Ka dyshime se fillimisht mes tyre ka patur një përplasje verbale e që më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Pasi e ka qëlluar, dyshohet se autori, e ka marrë 31-vjeçarin dhe është larguar me një automjet.

Ai e ka fshehur trupin dhe me pas është larguar drejt Greqisë

Ishin punonjësit e hotelit që kanë denoncuar rastin, çka vuri në lëvizje policinë e cila identifikoi autorin dhe e lokalizoi atë në Greqi, ku dhe u arrestua.

Policia dhe prokuroria po analizojnë kamerat e sigurisë, por kjo i ka çuar vetëm në gjendjen dhe sekuestrimin e makinës së Gerald Shehut. Pa mundur të gjejë recepsionistin Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Për dokumentimin e plotë policia njoftoi se janë pyetur 29 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sudiuesit: Një vezë në ditë redukton rrezikun nga kjo sëmundje

Njerëzit që konsumojnë një vezë në ditë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ata që nuk hanë asnjë vezë, sipas një studimi të ri të madh shkencor kinezo-britanik.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Liming Li i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Pekinit, i cili botoi në revistën mjekësore britanike Heart, analizuan të dhënat për rreth 416,000 njerëz të moshës 30 deri në 79 vjeç, të cilët nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit.

Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth nëntë vjet dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e lidhur me dietën e tyre. Gjatë kësaj kohe, gati 84,000 njerëz zhvilluan sëmundje të zemrës ose patën një atak në zemër ose goditje në tru, ndërsa rreth 10,000 vdiqën nga këto shkaqe kardiovaskulare.

Ai zbuloi se ata që hanin mesatarisht një vezë në ditë (13% e pjesëmarrësve) kishin një rrezik 26% më të ulët të goditjes hemorragjike, një rrezik 28% më të ulët për të vdekur nga një goditje hemorragjike, një rrezik 12% më të ulët të sëmundjes ishemike të zemrës , dhe një rrezik të përgjithshëm 18% më të ulët të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare, krahasuar me ata që rrallë ose kurrë nuk kanë ngrënë vezë (9% e totalit).

“Studimi tregon një lidhje midis konsumit të moderuar të vezëve, deri në një në ditë, dhe një incidence më të ulët të ngjarjeve kardiovaskulare,” thanë studiuesit. Studimi nuk ofron prova se sa konsumi i lartë i vezëve (më shumë se një në ditë) lidhet me rrezikun kardiovaskular.

Nuk ka më dyshime, Mozzik dhe vajza e deputetit shqiptar konfirmojnë lidhjen!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Duket se tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar. Edhe pse reperi nuk ka dashur ta bëjë publike të dashurën e tij të re, fansat duket se e kanë zbuluar.

Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri dhe po kalojnë edhe pushimet së bashku.

Edhe pse tashmë kudo po qarkullojnë lajmet se ata janë në një lidhje, Mozzik dhe Lotina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin, për mos të thënë që tashmë e kanë konfirmuar. Lotina ka publikuar një video teksa tregon duart e një mashkulli duke mos i zbuluar fytyrën, por nga tatuazhet duket që është Mozzik, sidomos nga ato në gishta ku shkruhet “Ziki”.

Autori erdhi nga Anglia për të kryer krimin/ Detaje nga vrasja e recepsionistit në Dhërmi, trupi ende nuk gjendet

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhu në Dhërmi ku një 31-vjeçar që punonte si recepsionist është vrarë.

Policia bën me dije se autori i dyshuar, Gerald Shehu i cili qëlloi me armë zjarri 31-vjeçarin, Eraldo Nevruzi, kishte ardhur nga Anglia për të kryer krimin, ku banonte prej vitesh si rezident. Ndërkohë, pas kryerjes së krimit ai është larguar për në Greqi, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Nga ana tjetër, trupi i 31-vjeçarit ende nuk është gjetur dhe policia vijon kërkimet, e po ashtu vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihet asgjë mbi shkakun e krimit të rëndë.

“Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë. Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasi Eraldo Nevruzi, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

E tmerrshme/ Vetëm 23-vjeç, ja kush është shqiptari që paguhej për të vrarë

Një 23-vjeçare shqiptar është arrestuar nga polica në Greqi, pas një kontrolli të rastësishëm.

Por ajo që blutëe në shtetin fqinj zbuluan në komisariatin e policisë ishte e tmerrshme.

I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh dhe po kërkohej gjithëandej, pasi akuzohet se paguhej nga mafiozet e burgjeve për të vrarë rivalët jashtë.

E gjithë kjo u zbulua nga sistemi kompjuterik kur iu morën shenjat e gishtave.

Pas ndalimit nga policia, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe ka ndaluar, madje u ka treguar policëve edhe një kartë identiteti false.

Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit të disa pyetjeve, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.

Pas arrestimit, vetë i riu ka pranuar që është një vrasës me pagesë dhe se kishte kontakte me mafiozet në burgje.

Zbardhet dinamika / Dhëndri i pronarit të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi (FOTO)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

Voxnews.al ka siguruar fotografinë e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronarit “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

Shifra të çmendura/ Bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit? Nuk do ta besoni se sa është shuma…

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar— ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.

Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu.

Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit?

Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.

Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave.

Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.

“The Guardian”: Tifozët shqiptarë nuk e duan Edi Ramën në EURO 2024 se është mallkim

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian” ka publikuar një artikull rreth kombëtares shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Euro 2024 në Gjermnai, ku është herë e dytë që marrim pjesë në një turne madhor futbolli.

Por, gjatë profili që i bën kuqezinjëve, media bretikane thekson se tifozët shqiptarë nuk duan të shohin kryeministrin Edi Ramën në EURO 2024, pasi është ters. Sipas saj, ka një mallkim që lidhet me emrin e tij dhe futbollin.

“Personalitetet shqiptare do të dynden në Gjermani për të marrë pjesë në Euro, por është një njeri që shumë tifozë kuqezi mund të mos duan ta shohin, veçanërisht në stadium: kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo është për shkak të “mallkimit të tij të futbollit”, siç do të thoshte folklori i tifozëve. Rama shpesh merr pjesë në evente apo fushata elektorale i veshur me fanella futbolli të skuadrave ndërkombëtare, dhe çuditërisht, kjo shpesh i paraprin një fatkeqësie për këtë ekip. Nëse pyesni tifozët shqiptarë, humbja e Manchester City nga Real Madridi me penallti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill, mund të ketë të bëjë me Ramën që zbuloi projektin e ri të akademisë shqiptare të City-t në të njëjtën ditë në Tiranë,” – shkruan “The Guardian”.

Këngëtarja habit me deklaratën: Njerëzit më duan sepse nuk zh vishem!

Këngëtarja Edona Llalloshi, ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse njerëzit dhe fansat e duan. Gjatë një inteviste të zhvilluar së fundmi me kolegen e saj Adelina Ismajli, artistja tha se fansat e duan, pasi sipas saj ajo nuk zhvishet.

Edona tregoi se kur takohet me fansat e saj, ia thonë shpesh që e duan sepse nuk zhvishet.

“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, tregoi Edona.

Rënie historike e çmimit të naftës në bursa, arrin 74$ për fuçi! Pse nuk ulet në Shqipëri?

Tregjet ndërkombatëre të naftës duket se janë çliruar nga presionet për prodhim të kufizuar, teksa aktualisht një një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 74 Dollarë, nga 82 Dollarë që ishte në fund të muajit Maj, duke shënuar kështu vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht kufizimet për prodhimin e naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga Tetori 2024.

Çmimet e ulura në bursa kanë nisur të reflektohen edhe në tregun vendas, ku sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në fund të muajit që lamë pas nafta është blerë me 752 $/ton

Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 Lekë, benzina me 183 Lekë, ndërsa gazi me 59 Lekë/litri.

Ndërkohë, rritja e stoqeve të naftës dhe performanca e dobët ekonomike në shumë vende të botës vijojnë të mbajnë të pranishëm rrezikun e një inflacioni të vështirë për t’u kontrolluar, duke shtuar shanset që kërkesa globale për naftë të mbetet e kufizuar.