E tmerrshme/ Vetëm 23-vjeç, ja kush është shqiptari që paguhej për të vrarë

Një 23-vjeçare shqiptar është arrestuar nga polica në Greqi, pas një kontrolli të rastësishëm.

Por ajo që blutëe në shtetin fqinj zbuluan në komisariatin e policisë ishte e tmerrshme.

I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh dhe po kërkohej gjithëandej, pasi akuzohet se paguhej nga mafiozet e burgjeve për të vrarë rivalët jashtë.

E gjithë kjo u zbulua nga sistemi kompjuterik kur iu morën shenjat e gishtave.

Pas ndalimit nga policia, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe ka ndaluar, madje u ka treguar policëve edhe një kartë identiteti false.

Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit të disa pyetjeve, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.

Pas arrestimit, vetë i riu ka pranuar që është një vrasës me pagesë dhe se kishte kontakte me mafiozet në burgje.