Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati prej korrikut të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi urdhërarrest, ka dhënë një intervistë për televizionin italian Rai 3, në emisonin “Report”.
Në këtë intervistë Ahmetaj, pretendon se ka të dhëna që tregojnë se bosët e mafias marrin para publike dhe leje ndërtimi për pastrimin e parave.
“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën”, shprehet Ahmetaj.
Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.
“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”.
Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë, ndersa e quan ish-zëvendësin e tij, të pabesueshëm.
“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”.
Artikulli në median italiane mbi deklaratat e ish-zv.Kryeministrit, Arben Ahmetaj
Rama pranon takimin me Luftar Hysën, i cilësuar nga autoritetet kanadeze si riciklues i Sinaloas, por mohon që të ketë patur një takim të dytë mes tyre.
“E kam takuar njëherë, pastaj kurrë më”, thekson Rama.
Gazetarët e RAI përfshijnë në investigimin e tyre edhe figura të njohura të politikës italiane, siç është rasti i ish-kryeministrit Massimo D’Alema, që sipas gazetarëve “Shqipëria për të ka rezultuar vendi i suksesit”.
Në vitet e fundit shumë biznesmenë italianë kërkojnë fatin përtej Adriatikut. Midis tyre Massimo D’Alema Report ka zbuluar që vitin e shkuar, ish-kryeministri Italian ka hapur në Tiranë një shoqëri lobimi “A&I”, ku deri pak muaj më parë kompanitë e sapo krijuara nuk paguanin asnjë taksë. “Kjo kompani në Shqipëri merret me kriptovalutë”, pretendon Arben Ahmetaj.
I pyetur nga Report, D’Alema e mohon këtë gjë. Ndërkohë në Tiranë që nga viti 2019 ka hapur dyert “Consulcesi tech”, firmë që ka inauguruar në Maltë një fond të specializuar mbi investimin në kriptovalutë. “Kjo kompani përfaqësohet nga Massimo Tortorella, ish-ortak i D’Alema-s në biznesin e verës. Në 2019, D’Alema dhe Rama inauguruan së bashku në Tiranë nisjen e aktivitetit të “Consulcesi Tech”, duke marrë pjesë në një takim mbi blockchain”, vijon në tej “Report” në Rai3.
Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.
Sipas ‘Tv Klan”, janë 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.
Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.
Përmes këtyre pajisjeve me rezolucion të lartë monitorohet situata në terren, lëvizja e çdo automjeti si dhe identifikohen targat e makinave të shpallura ‘alert’.
Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.
Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.
Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”
Roza Lati, ish banorja e Big Brother VIP3, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm.
Mes të tjerësh, Roza Lati u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse e ka zbuluar arsyen pse Romeo e kishte hequr nga Instagrami para se ata të futeshin në Big Brother..
“I kam thënë më keq hequr se ke pasur të dashurën xheloze, por jemi bërë sërish ‘friends’ në Instagram”-ishte përgjigja e Rozës.
Gjatë një loje të zhvilluar në emision, Roza do jepte reagimin e saj për secilin banor të Big Brother, por kur u shfaq fotoja e Eglës, reagimi i saj ishte epik. Ajo u shtri në dysheme dhe reagimi i saj i tha të gjitha.
Dy banoret kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëra tjetrën brenda shtëpisë, dhe mesa duket nuk ka pajtim as jashtë lojës.
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Indi për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë rajone të ndryshme.
Sipas raportimeve, 30 prej tyre kanë qenë staf i organizimit të votimeve, pasi vendi ka përmbyllur të shtunën fazën e 7 dhe të fundit të procesit zgjedhor, ku kryeministri aktual Narendra Modi është para në garë por rezultatet shpallen zyrtarisht të martën.
Temperaturat përvëluese kanë kaluar 50 gradë Celsius dhe shumë qytete janë në gatishmëri të lartë, përfshirë edhe Delhi-n.
Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për të mos dalë nga banesat, njerëzit u panë në radhë të gjata duke shtuar rastet e problemeve shëndetësore që lidhen me dehidratimin dhe goditjet në zemër.
India nuk është e panjohur për temperaturat e nxehta të verës.
Prilli, maji dhe qershori shënojnë gjithmonë rekorde të larta, përpara se shirat e musonit të sjellin temperatura më të ftohta. Por vite të tëra kërkimesh shkencore kanë zbuluar se ndryshimi i klimës po bën që valët e të nxehtit të bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.
Dhjetëra miliona prej 1.4 miliardë banorëve të Indisë nuk kanë ujë të rrjedhshëm, teksa vendi shpall alarm për nxehtësinë sa herë temperaturat kalojnë 45 gradë Celsius.
Durrës, rrahën 20-vjeçarin dhe qëlluan me pistoletë, në pranga Arjan Gega, në kërkim i vëllai Gjin Gega
Njoftimi i policise
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.
2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.
E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.
Për dreq, në të njëjtën datë.
Po pse gratë vriten më së shumti?
Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?
Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?
Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?
Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.
Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.
Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.
Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.
Një ngjarje e rëndë u regjistruan pasditen e kësaj të diele (2 qershor) në fshatin Sofraçan në Bulqizë, ku një 30-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë elektrike.
Viktima është shtetasi Klodjan Kala, i cili ishte duke peshkuar me gjenerator.
“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Për një gjë të gjithë jemi të sigurt, Xhensila Myrtezaj është kthyer në kryefjalën e mediave rozë përgjatë kohëve të fundit. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj, aktorin Bes Kallaku, Xhensila i është futur “me kokë” koncerteve.
Në çdo club nate ku këngëtarja është e ftuar atmosfera është “on top”. Përveç këngëve, ajo sigurohet që tu dhurojë fansave një performancë të zjarrtë.
Së fundmi në një nga clubet e Tiranës ajo është shfaqur e veshur me një fund transparent ku dhe i duken format “bombastike”.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit Xhensila shihet teksa bën lëvizje sensuale dhe provokuese duke “tërbuar” fansat të cilët e kanë duartrokitur e brohoritur.
Ku është fëmija im? Kjo është pyetja që për 32 vite po torturon nënën e Juliana Hoxhës, Valentinën sot 71 vjeçe.
Fëmija u zhduk në 12 mars 1992 dhe prej atëherë nuk dihet asgjë. Ishte 7 vjeçe, doli nga shtëpia për të blerë një tullumbace në lagje dhe nuk u kthye kurrë.
Valentina Hoxha, nëna e Julianës: Më jep lekë të blej një tullumbace tha. Shitësja në atë kohë tha se i ka dhënë do tullumbace, një për vetë një për vëllain. Rrugës nga është kthyer për në shtëpi, një dorë kriminale mund ta quash, sepse një njeri nuk mund ta bëjë atë punë, e rrëmbeu dhe e futi në makinë. Dola të kërkoja këtu, nuk e gjeta, si nënë kam bërë përpjekje, kam bërë letër edhe presidentëve të asaj kohe, të gjithëve u kam bërë dhe të gjithë më thonë drejtohuni në organet kompetente. Organet kompetente, më thonë se këtë gjë e dimë, dhe jemi në kërkim të saj. Çfarë do bëj unë si nënë? Unë një nënë jam. Unë përpjekjet e mia i kam bërë të gjitha, shteti duhet të vërë dorë, s’jam e para as e fundit. Ju lutem shumë si nënë, si qytetare, në qoftë se ngurroni ta thoni e shkruani në një copë letër dhe ma hidhni në shtëpi, jam një nënë që po vajtoj!
Humbur në Tiranë, në lagjen e saj pas gjimnazit Çajupi, Juliana Hoxha është fëmija i parë i rrëmbyer pas 1990. Emri i saj vazhdon prej tre dekadash i publikuar në kartelat e agjensive ndërkombëtare. Interpol shkruan se autoritetet vendase besojnë që Juliana mund të jetë adoptuar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore. Asnjë dëshmitar, askush nuk tregon mbi identitetin e rrëmbyesve. Për të ëmën, vitet kanë mbetur në ditët kur shtëpia gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, një ndër ta edhe zëri i Julianës.
Valentina Hoxha: Bënte detyrat dhe kishte qenë në kopsht, bënte detyrat, fëmijë 6 e gjysmë. Deri vonë pyesnin disa nga fëmijët dhe unë u thosha nuk është gjendur akoma. Djali ishte i vogël dhe pyeste kur do vijë motra, kur ishte dimër, loznin brenda. Ajo ka qenë e vogël, gjashtë vjeçe e gjysmë, po për birësim apo organe, uroj të jetë birësimi. Ajo do jetë bërë nënë! Në qoftë se ka krijuar familje, e uron nëna të jetë e lumtur, por nëna i uron të kthejë kokën mbrapa se kam 32 vjet që po lotoj!
Në kartelat e Interpol janë të afishuar emrat e 16 fëmijëve, që konsiderohen të humburi. Ata janë Juliana Hoxha shtatë vjeçe , humbi në 1992. Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri. Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç në 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019, tre fëmijët Kledi, Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019. Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe dhe u deklarua e humbur në 2010, Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009 dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e Interpolit si të humbur në 2015.
Mes tyre ka fëmijë që janë rrëmbyer nga njëri prind. Shefi i Interpolit Idajet Faskaj, pranon se në total në Shqipëri njihen si të humbur 243 persona, dhe siç kuptohet përqindjen më të lartë të të zhdukurve e zënë të rriturit.
Idajet Faskaj: Përveç anës që njihet nga të gjithë, përveç kapjes së të kërkuarve është me mision edhe për gjetjen e personave të humbur. Policia ka kërkuar gjithë informacionin e marrë për personat e humbur në bazë të ankesave të familjarëve dhe ka vazhduar me përcjelljen e këtij informacioni që sipas vendimit ka bërë shpalljen publike të tyre. Për ditën që flasim, Interpol Tirana ka 243 kartela të verdha dhe 141 kartela që janë të publikuara.
Anila Hoxha: Sa prej tyre janë fëmijë të humbur?
Idajet Faskaj: Missing children ka dy kategori, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Me kartela të verdha kemi shtatë, pesë të tjerë janë nga 10 vjeç e poshtë. Persona të tjerë janë në bazë të kritereve, dhe në respektim të konventës së Hagës. Pretendohet se janë marrë nga njëri familjar dhe janë katër qe nuk i kemi shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol ka procedurat e veta dhe është shumë sensitive. Në bazë të ligjit duhet të respektohen disa parime, nuk duhet të ekstradohen në baza raciale, fetare edhe për ata që njihet se janë marrë në mënyrë të padrejtë, pavarësisht se Interpoli mund të kontribuojë, procedura për kthimin e tij tek njëri nga prindërit duhet respektuar disa etapa. Në këtë rast duhet të jetë ministria e drejtësisë që çmon interesin më të lartë.
Anila Hoxha: Si komunikon Interpol, më i vogli është tre vjeç, më i madhi 13…
Idajet Faskaj: Aty ka disa kritere, karakteristikat, prindi, shenjat e veçanta, si është humbur, ku ka qenë . Së fundmi Interpoli ka shtuar edhe And që do ndihmojnë për identifikimin e tyre, dhe Intrepol ka një bazë të madhe dhe deri tani 1900 sample (shenja) të ADN dhe ne synojmë të shtojmë rastet. Viti më i hershëm është 1992, që është Juliana Hoxha, vazhdon të ende në database. Është Xhevahir Gezdari, shpalljet kanë filluar në 2004, sot e 20 vjet pasi janë ezauruar të gjitha njoftimet.
Kohëve të fundit jeni shumë të paduruar për të përfunduar një biznes apo negociatë të rëndësishme dhe kjo pasi më në fund mund të karikuar për të vendosur gjithçka në vijë. Kjo është një ditë mjaft energjike, pas atyre të kaluara në dembelizëm të plotë.
Demi
Ky është një moment shumë i mirë për të bërë projekte të reja dhe për të lënë mënjanë të gjitha zhgënjimet e muajve të fundit. Duhet të jeni të fortë dhe të mos i lejoni të tjerët që t’iu kritikojnë lidhur me idetë tuaja. Kjo është një periudhë e cila favorizon energjinë dhe të qenit të pavarur.
Binjakët
Do të riktheheni të jeni pozitiv dhe gjithë shpresë dhe gjithçka në sajë të përgjigjeve të shkëlqyera që keni marrë në vendin e punës. Në dashuri po përjetoni momente të rëndësishme kthese, të cilat do ju lejojnë që të zyrtarizoni një lidhje.
Gaforrja
Përqendrohuni dhe mos e humbni fokusin nga situata aktuale, sidomos në vendin e punës, ku do të merrni shpërblime të rëndësishme. Nga pikëpamja sentimentale, do të hapet një fazë e rëndësishme për tu dhënë një dimension tjetër raporteve ndërpersonale.
Luani
Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës. Duhet të jeni të përgatitur për tu përballur me një nga kolegët tuaj. Sfera e ndjenjave parashikohet mjaft e suksesshme.
Virgjëresha
Jini sa më kurajoz dhe mos hezitoni që të hidhni hapin e parë në dashuri, pasi tashmë po hapet një fazë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Mos u sforconi shumë nga pikëpamja fizike, për shkak se mund të keni probleme shëndetësore, si pasojë e lodhjes.
Peshorja
Do të riktheheni të jeni karizmatik dhe ambicioz dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të merrni përgjegjësi të reja, pa u druajtur të guxoni më shumë. Bashkëpunime dhe aleanca të reja, janë mjaft të favorshme. Në dashuri mos bëni shumë kapriço.
Akrepi
Mundohuni që të tregoni më shumë kujdes për veten tuaj pasi parashikohet një fundjavë shumë intensive. Ky është një moment shumë i mirë për të bërë takime të reja, apo për të zyrtarizuar një histori të lindur prej pak kohësh.
Shigjetari
Për të arritur objektivin tuaj duhet të jeni sa më të përqendruar dhe të përpunoni një strategji të re, e cila do ju lejojë që të riorganizoni më mirë idetë tuaja. Por ajo që duhet të mbani parasysh është që të mos rrezikoni nga pikëpamja ekonomike. Në dashuri parashikohen ballafaqime dhe tensione.
Bricjapi
Kjo fundjavë do ju gjejë mjaft aktiv dhe produktiv, sa i takon pikëpamjes profesionale. Iniciativat tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Kjo është një e diel e favorshme për të rigjetur ekuilibrin emocional me familjen ose partnerin.
Ujori
Më në fund do të tregoni kujdesin e duhur për veten tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të riheni sigurinë dhe pozitivitetin në kapacitetet tuaja. Do të jeni mjaft joshës, kështu që nuk përjashtohet mundësia që të bëni për vete persona interesant.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni disa zgjedhje vendimtare, të cilat do ju lejojnë që të transformoni totalisht një projekt. Do të arrini rezultate të mëdha, por duhet të jeni të gatshëm që të lodheni më shumë.