Piu heIm para SPAK pasi humbi shtëpinë për shkak të kredive, djali i burrit nga Lezha që ndërroi jetë në spital: Hetoni…

Djali i Pal Trushajt, 63-vjeçari që piu helm në ambientet e SPAK dhe ndërroi jetë në spital, ka thyer heshtjen, ndërsa ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.

I riu pohoi se babai i kishte shmangur problemet financiare që kishte me bankat.

“Jemi të tronditur nga kjo që ndodhi. Babai na shmangte problemet gjithmonë. Në 2014 përmbarimi na bllokoi pagat. SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha i biri. Mësohet se Pal Trashaj humbi shtëpinë nga kompanitë e kredive.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Panorama”, shtetasi P. T., 63 vjeç, ka konsumuar fostoksinë, ju informojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm.
(BalkanWeb)

Skandali tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere në Top Story: Kur u pezullova, më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni

Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë.

Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në public?

Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.

Grida Duma: Ndihesh mjeke?

Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.

Dëshmia e rrallë e “Kolonel Bunker”: Në ’82-in, pasi u lirova nga burgu i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova…

Kërpudha beton, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi e, gjysmë”.

Në asnjë vend të ish-Bllokut komunist të Lindjes, nuk ka gjurmë kaq mizore të së shkuarës dhe diktaturës, sa në Shqipëri. Këta janë bunkerë, ose siç i quajnë të tjerët – “Kërpudha betoni”, që simbolizojnë në mënyrë më të habitshme, një qeveri të çmendur dhe paranojake, që e mbajti vendin dhe qytetarët e tij në izolim të plotë dhe frikë, nga “armiqtë e të gjitha ngjyrave”.

Megjithëse Shqipëria mund të shkruhet për tema të ndryshme, historia e bunkerëve, më ka intriguar që nga viti 1990, kur vizitova për herë të parë vendin. Doja të dija më shumë, për ato ndërtesa të braktisura që mbulojnë të gjithë vendin dhe nuk shërbejnë, për asnjë qëllim!

Muajin e kaluar, ndërsa isha ulur në një nga kafenetë e shumta në qendër të Tiranës, duke biseduar me miqtë, në tavolinën ngjitur, ishte ulur një zotëri i vjetër, për të cilin një koleg më tha, se quhej Josif Zegali dhe se ai kishte projektuar bunkerët në vend, me urdhër te regjimit te atëhershëm enverist. Prandaj e quajnë “Kolonel Bunker” dhe sipas rrëfimit të tij, regjisori i njohur shqiptar, Kujtim Çashku, ka bërë një film me atë emër, një koleg më prezantoi me të dhe Josif Zegali, e pranoi me kënaqësi bisedën.

Pas disa minutash bisedë, për jetën e përditshme, në asnjë moment, nuk e kuptova njeriun, nuk ishte e lehtë për të, të kthente filmin, 35 vjet më parë dhe të evokonte gjithçka që përjetoi ai, familja e tij dhe i gjithë vendi…!

– “Kupolat e betonit, mund të shkatërrohen ose të zhvendosen në vende të tjera, të cilat do të lironin një sipërfaqe të madhe toke bujqësore dhe do të zbukuronin peizazhin”! Kështu e nis rrëfimin, inxhinier kolonel Josif Zegali, i cili mbushi 71 vjeç dhe shton se; duke folur për bunkerët sot, do të thotë të flasësh, për të gjithë historinë e vetme dhe për fatet dramatike e tragjike, të shumë njerëzve në vend.

-“Ideja e bunkerëve, lindi në fillim të viteve 1960, sepse atëherë Shqipëria, shpalli izolimin e saj nga vendet e tjera komuniste dhe mori pjesë në ‘Traktatin e Varshavës’ dhe Enver Hoxha e aparatçikët e tij, arritën në përfundimin, se vendi duhet të ngrihet plotësisht. Numri i tyre, ishte 18-20 herë më i madh, se nevoja e vendit për mbrojtje, dhe detyra për projektimin e bunkerëve, më ra mua, si inxhinier i diplomuar në Moskë dhe njeri me gradën kolonel, të ushtrisë shqiptare”.

-Por, – vazhdon zoti Zegali, – historia e bunkerëve shqiptarë, ka edhe një bilanc të tmerrshëm, për të dhe familjen e tij: tetë vjet burgim (1974-‘82) dhe vdekjen e vajzës së madhe, e cila vdiq nga vuajtjet dhe poshtërimet; shkurorëzimi dhe heqja dorë nga atësia e katër fëmijëve, në mënyrë “vullnetare”, me qëllim shpëtimin e tyre, nga më e keqja. Ai dënohet me tetë vjet burg për; “10 vjet vonesë, në ndërtimin e bunkerit” dhe akuzohet si “agjent i huaj”…!

Z. Zegali, i kujton ato kohë të vështira me dhimbje, që ndihet pas çdo fjale të thënë. Sepse siç thotë ai vetë, ndërtimi i bunkerit, mori me vete djersën dhe gjakun e qytetarëve shqiptarë: çdo vit humbnin jetën; 70-100 persona, në të gjithë vendin.

– “Detyra për projektimin e bunkerëve më ra mua dhe ekipit që unë drejtova, thotë zoti Zegali. – Sepse atëherë, 35 vjet më parë, kur u ktheva nga Moska, për inxhinier ushtarak, u emërova shef i Shtabit Inxhinierik, të Ushtrisë Shqiptare. Çështja e bunkerëve, u trajtua drejtpërdrejt nga Mehmet Sehu, personi i dytë në vend, pas Enver Hoxhës.

– E dini, fortifikimet në vend, filluan menjëherë pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, siç bëhej në të gjithë botën në atë kohë dhe Shqipëria, ishte tërheqëse për shumë vende, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Lufta e Ftohtë, e bëri atë edhe më të domosdoshëm, por fatkeqësia është, se bunkerët u ndërtuan, jashtë të gjitha normave ushtarake dhe inxhinierike.

Sepse, ndërsa ne po punonim për hartimin e tyre, Byroja Politike (Partia e Punës së Shqipërisë), ishte ajo që vendosi numrin dhe vendin sipas sistemit; ‘sa më shumë, aq më mirë’. Enver Hoxha, kishte një qëllim të qartë; – të qëndronte në pushtet sa më gjatë”, thotë z. Zegali dhe shton:

– “Mundësia që NATO, apo vende të tjera Lindore, të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri, ishte e vogël, por mund të ndikonin, në përmbysjen e regjimit komunist në vend. Për këtë arsye, regjimi i Enver Hoxhës, vendosi të rrisë numrin e bunkerëve në të gjithë vendin, në fillim të viteve 1970 dhe bashkë me të, filloi ndërtimi i tuneleve, në të cilët në rast lufte, do të ishte jo vetëm industria ushtarake, të vendosura aty, por edhe të gjitha rezervat për menaxhimin e shtetit.

Kështu, Shqipëria me mijëra kilometra tunele, u bë vendi më i tunelizuar në botë, pas Koresë së Veriut. Klika në pushtet në atë kohë, kërkonte nga ne garanci, për cilësinë e çdo bunkeri individual, – thotë arkitekti i tyre dhe shton se; – Ato mund të shkatërroheshin, vetëm me 300 predha artilerie dhe gjuajtje të vazhdueshme. Kemi bërë teste të ndryshme, në to kemi përfshirë edhe kafshë të ndryshme dhe kemi qëlluar me armë të ndryshme, njerëz dhe bunkerë. Vetëm bërthamore, nuk është provuar”.

Partizan, inxhinier, i burgosur

Josif Zegali, e përjetoi kthesën e parë në jetën e tij në vitin 1943, kur la studimet në Itali dhe u kthye në vend, për t’iu bashkuar Lëvizjes Çlirimtare. Në moshën 17-vjeçare, u bë anëtar i një grupi të njohur partizan, të Pezës. Çlirimi i vendit, e gjeti komisar të një batalioni.

Në dhjetor 1945, Zegali shkoi në Bashkimin Sovjetik, për të studiuar në një shkollë të mesme inxhinierike ushtarake. Tre vjet më vonë, u kthye në Shqipëri, ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në vitin 1954, shkoi sërish në Moskë dhe regjistrohet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake. Kthehet në Tiranë në vitin 1960, me diplomë inxhinier ushtarak dhe gradën kolonel.

Ai kishte një karrierë të madhe përpara: ai u bë Shef i Shtabit të Ministrisë, së Inxhinierisë së Mbrojtjes, deri në vitin 1970. Në atë kohë ,ai kishte 14 dekorata në gjoks, ishte kandidat për Doktor i Shkencave Ushtarake dhe u nominua për çmimin “Hero i Popullit”. Por asnjë nga këto, nuk e ndihmoi të shmangte, kazamatët e Enver Hoxhzës. E pyesim bashkëbiseduesin, për numrin e bunkerëve dhe çmimin e gështenjave?

– “Në vitin 1974, kam nënshkruar një kontratë me Kinën, për blerjen e 3000 tonë armaturë dhe mijëra tonë çimento, pasi deri atëherë, ishin ndërtuar një numër i madh bunkerësh, më të vegjël. Nuk e di numrin e saktë, por shifra. është rreth 600.000 bunkerë, të profileve të ndryshme, nga ata për individë, deri tek ato për kolektivë, me përmasa togash dhe kompanish.

Nëse sot në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti, me një dhomë gjumi e gjysmë. Ose një shembull tjetër: 1 kilometër rrugë e asfaltuar, do të ndërtohej me 20 bunkerë më të vegjël”.

– Shumë oficerë të ushtrisë shqiptare, e kuptuan çmendurinë dhe euforinë e partisë, për bunkerizimin e vendit, por kishin frikë të thoshin diçka. Megjithatë, disa prej tyre rezistuan dhe u shpallën nga autoritetet, si: “armiq të vendit dhe popullit e puçistë”, dhe ai grup oficerësh të lartë, u likuidua në verën e vitit 1974 dhe grupi më i madh, u ndëshkua me ashpërsi, me burgim, internim, apo pushkatim.

Kolonel Zegali, nuk ka mundur t’i shmanget dënimit, që përjetuan kolegët e tij. Ai dënohet me tetë vjet burg, për akuzën e “sabotimit” dhe “agjent i huaj”. “Këtu fillon drama ime personale dhe familjare, – thotë me ton të shqetësuar, zoti Zegali. Tre nga katër vajzat, u internuan në Sarandë, Librazhd dhe Pukë, ndërsa gruan dhe vajzën e vogël, i dëbuan nga banesa dhe nga puna…! Unë dola nga burgu, në vitin 1982 dhe u befasova nga marrëzia e këtij sistemi, kur pashë shkallën në të cilën bunkerët, mbulonin vendin!

I shkrova Enver Hoxhës dhe i kërkova të ndalonte këto marrëzi. Por, tre javë më vonë, më arrestuan përsëri dhe më mbajtën në qeli, për 126 ditë. Vuajtja prek sërish familjen, e cila thuajse po shpërbëhet. Tamara, vajza e madhe, vdes në moshën 34-vjeçare, si nënë e tre fëmijëve. Është një fat i dhimbshëm dhe tragjik, jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për mijëra e mijëra familje të tilla në Shqipëri, që përjetuan diktaturën e Enver Hoxhës”, thotë ai.

Edhe pse Josif Zegali, ka punuar si arkitekt, në diçka që nuk i ka ndihmuar vendit, ai nuk e pranon atë kritikë. – “Kam punuar inxhinier, për të mirën e vendit, por të tjerë kanë qenë ata, që e kanë dëmtuar. Kushdo që kishte bërë atë që bëra unë, me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat”, thotë i dorëhequr zoti Zegali.

Zoti Zegali, edhe pse në vite të avancuara, duket se po kërkon atë ,që nuk e kërkonte njëzet vjet më parë. Ai beson, se bunkerët, janë ende vepra me vlerë. Sepse, 70 për qind e atyre bunkerëve, mund të hiqen ose të përdoren për qëllime të ndryshme. Për ndërtimin e digave, apo porteve të ndryshme, si bazë për autostrada. “Bunkerët, – thotë Zegali, – mund të riciklohen, edhe sepse në Gjermani dhe SHBA-ës, ka makineri të tilla, që thyejnë këto ndërtesa dhe ndajnë betonin nga armatura, e cila mund të përdoret, në ndërtim si material i lire”.

Historia e bunkerit, ka zënë vend edhe në një nga dorëshkrimet e tij, që është në pritje të botimit. Është një temë që flet për fatin e 300 ushtarakëve të ushtrisë shqiptare, të cilët përjetuan më të keqen, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Filmi “Kolonel Bunker”

Sa herë që z. Josif Zegali, takon aktorin Agim Qirijaqi, në rrugët e Tiranës, i thotë; “Ku je, o kolonel bunker”, ndërsa aktori i përgjigjet: “Unë jam në film, por ti je një kolonel i vërtetë”. Josif Zegali, është aq real, sa historia e tij në fakt, frymëzoi regjisorin e njohur shqiptar, Kujtim Çashku, të realizonte një film, të quajtur; “Kolonel Bunker” (Kolonel Bunker), një nga bashkëprodhimet më të suksesshme, me francezët dhe polakët.

Totalitarizmi shqiptar, e inkurajoi Kujtim Çashkun, të shfaqi tragjedinë e lartpërmendur. Prania e Zegalit, në fillim dhe gjatë xhirimeve të filmit, e ndihmoi regjisorin, të gjente detaje dhe personazhe, për skenarin e tij. “Me ndihmën e simbolit të bunkerit, – thotë Çashku, – u përpoqa t’u transmetoja njerëzve, idenë, se paranoja kolektive, u krijua kundër një armiku imagjinar, që nuk u shfaq kurrë dhe nuk e dimë kurrë, kush është.

Le të mendojmë për një moment, ndjenjën e alarmit dhe një luftë të mundshme, që po krijonte një Shqipëri të traumatizuar”!

Dhe për ta paraqitur atë realitet, bunkeri shfaqet ashtu siç e shohim ne, në jetën reale: dikush bën dashuri në të, i siguruar nga një “mburojë socialiste”, ndërsa dikush tjetër, e kthen në tualet.

Memorie.al

Arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale: E takova duke u hequr si kushërira, më porositi…

31 vite pas arrestimit të Fatos Nanos, ngjarja është sjellë sërish në vëmendje pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Fatos Nanos. Në një nga kapitujt e librit të Polovinës, ish-sekretarja tregon njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

Dëshmia e ish-sekretares:

Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë?

Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se e kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira.

Nuk patët asnjë mundësi që ta takonit kur ishte në burg?

E takuam më 12 gusht. U nisa me dy shoqe të tjera. Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira. Pritëm përjashta. Ishte zheg. E kam tani si në ëndërr. Si një njeri që sheh syhapur e nuk lëviz dot nga vendi. E pashë nga larg: ishte veshur me kanotiere, rruar dhe rregulluar. Erdhi dhe kemi ndenjur në oborr. “Të paskan futur në formalinë, Kristina”, më tha. Më parë kishim bërë shaka se ai duhet të merrte një sekretare të re e ajo të ishte brune. Pata kënaqësi, folëm, unë i thashë për bashkëjetesën. Nejse, për kohën bashkëjetesa është normale, por unë për çupën time nuk do ta dëshiroja kurrë. Fatosi iu përgjigj merakut tim, duke thënë: “Ç’ke ti Kristina?

Le të bashkëjetojnë të rinjtë”. Atëherë ia ktheva se kjo nuk ndikon mirë për ne. “Rri, tha, mos fol më”. E mori vesh për kë e kisha, ato dy shoqet e tjera nuk e kuptuan. Biseda vazhdoi me çështje të tjera. I thashë se isha miqësuar me shumë sekretare ambasadash, se ambasadori, ky apo ai, kishin pyetur për të. Pastaj më pyeti ai për shumë gjëra. Më porositi për ruajtjen e letrave, për përgatitjen e Kongresit që do të bëhej, se duheshin materialet e kancelarisë. Ky ishte edhe takimi i fundit me të./ Top Channel

“Humba fëmijën në qeli, Berisha më burgosi pa të drejtë”/ Rrëfehet pas 32 vitesh Fatbardha Dega, ish drejtoresha e bankës në Tropojë

Sot në “Shqipëria Live” u rrëfye historia e Fatbardha Degës, ish drejtoreshës së Bankës së Shtetit në Tropojës që u burgos padrejtësisht, aty ku humbi fëmijën dhe nuk iu dha as ndihma mjekësore.

ë një lidhje direkte nga SHBA, Dega tregoi si e futën 32 vite më parë në burg në Bajram Curri ndërsa ishte shtatzënë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht.

Sipas saj u fabrikuan prova që ajo të arrestohej për korrupsion në ‘92-shin, me dëshmi të rreme, atëherë kur ishte drejtoreshë e Bankës së Shtetit në Tropojë. Fatbardha ishte shtatzënë dhe gjatë qëndrimit në qeli në kushte të vështira ajo humbi fëmijën që kishte në bark.

Sot ajo akuzon emër për emër, ata që i morën jetën e foshnjës së saj, nga gjyqtarë e prokurorë, e deri Sali Berisha, që e quan autor të vëllavrasjes në vend.

Akuza ishte për arsye politike, pa fakte. Ishim akuzuar se kishim përgatitur një anti-miting për PD, që nuk qëndron. Kishim mbrojtur një udhëheqës të partisë në pushtet të Fatos Nanos. Bashkëshorti ishte drejtuesi i PS në atë kohë në zonë. Në zgjedhjet e marsit 1992, kur PD kishte ardhur në pushtet. Nuk u mor parasysh kur më morën me 12 polic, masi abortova fëmijën në qeli, për 4 ditë më është mohuar e drejta e ndihmës mjekësore, kur kam shkuar në spital kam luftuar me jetën më çuan sërish në burg.

Aborti ndodhi sepse kushtet ishin të tilla të dëmshme, por edhe trauma psikologjike. Mora iniciativën pas 30 viteve të nxjerr dhimbjen nga shpirti im. Unë ve gishtin së bashku me degën e PD të Bajram Currit deri te Sali Berisha fabrikuan këtë proces më futën pa të drejtë në qeli. E kam akuzuar që ditën e parë, deri në vdekje. Procesin e kam të ngritur në shtetin ku jetoj, do ta bie aty kur të kem mundësinë që ai person të jetë në birucë, ashtu siç e vuri një grua shtatëzanë pa të drejtë.

Gjithë farefisi ynë është hequr nga puna. Burri im në atë kohë e kishte mësuar nga të afërmit e Berishës që kishin thirrur plane për tu hakmarrë ndaj gruas. Unë isha drejtoreshë, nuk isha me partinë, ai ishte me partinë. Ngaqë nuk donin ta godisnin drejtpërdrejt, përdorën manovrime. Qëndrova tre muaj në burg, ishte një proces gjyqësor në 1992. 90 dëshmitarë janë pyetur, pavarësisht se ata ishin paguar për dëshmi të rreme, asnjë nuk pohoi se kisha marrë lekë nga banka. Dy anëtarë mbrojtën të drejtën, u vendos pafajësia ime. Nuk kishte akuzë me shifra por me përqindje, që gjoja një % ishte marrë”-rrëfeu ajo./m.j

Restoranti më i çuditshëm në botë, në Tiranën komuniste

Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës filloi të ndërtohej në vitin 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, përgjatë festës së Krishtlindjeve. Ajo është kishë jezuite e stilit roman.

Historiani Hasan Bello shkruan: “Një dhuratë jashtëzakonisht të bukur katolikët e Tiranës e morën me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1939.

Kjo dhuratë ishte kisha e Zemrës së Krishtit në bulevardin “Mussolini” (sot Rruga e Kavajës), arkitekt i së cilës ishte prof. Giovanni Santi. Altari i kishës ishte dhuratë e Atit të Shenjtë, dritaret iu dhuruan jezuitëve nga kontesha Maja Jacomoni di San Savino, bashkëshortja e Mëkëmbësit, ndërsa ikonostasin për altarin e ritit ortodoks e dhuroi avokati Terenc Toçi”.

Por më 1967 në Shqipëri frynin erërat rrënuese të ateizmit. Për një farë kohe kisha u kthye ne restorant për tu shndërruar më pas në kinoteatër, me emrin “Rinia”. Fasada u prish dhe u bë drejtkëndëshe, për të humbur formën e kishës.

Aktualisht Kisha është rikthyer në identitet të plotë. (Adi Darsi)

Ήίstοria që do t’ju Ιërë ρa gj.υmë: E b. ëj me d. hëndrίn, për të ndihmuαr υα. jzën

Një grua 47-vjeçare ka tronditur lexuesit me historinë e saj teksa e ka rrëfyer për psikologen e “The Sun”. Ja letra shokuese e gruas:

Prej 1 viti kryej mar/rëdhënie intime me dhëndrin tim. Unë jam 47-vjeç, ndërsa ai është 26 dhe para dy vitesh u martua me vajzën time.

Unë dhe vajza jemi shumë të lidhura pasi e kam rritur e vetme që kur ishte 4 vjeçe sepse u divorcova nga bashkëshorti. Para 2 vitesh ajo u martua me këtë djalë i cili është shumë i mire dhe ata ishin vërtetë një çift i përsosur.

Por jeta jonë ndryshojë rreth një vit më parë, kur një makinë e goditi vajzën time dhe e la të paralizuar në një karrige me rrota.

E prej asaj kohe unë i jam përkushtuar plotësisht, e po ashtu edhe bashkëshorti i saj. Por gjithmonë e kisha vënë re se ai ndihej i nervozuar dhe jo shumë mirë.

Një ditë pasi vajza u shtri për të fjetur, hapa një shishe vere dhe e ftova për një bisedë. Pasi piu pak, më tha hapur se çfarë e shqetësonte.

Ai më tregoi që pas aksidentit ata nuk kishin pasur më marrëdhënie intime dhe kjo e kishte bërë të ndihej jo fort mirë. E dëgjoja dhe e kuptova duke i dhënë të drejtë… Më pas e përqafova, por e gjeta veten pas disa sekondash duke u puthur me të. Dhe pas kësaj pasoi se ksi…

Kjo histori e jona tashmë po shkon një vit, dhe unë mendoj se është diçka e mirë, sepse përveç se ne të dyve na pëlqen seksi, kjo është edhe mënyra për t’u kujdesur për vajzën time dhe për të qëndruar gjithmonë bashkë.

Unë e di që ai e donte shumë atë dhe kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk do të kishte pësuar këtë aksident, por tani që ndodhi unë mendoj se është një zgjidhje shumë e mirë sepse kështu do të jemi të dy pranë saj”.


Ja përgjigjja e psikologes: Ti e justifikon veten duke menduar se kjo gjë është në të mirën e saj por a je e sigurt se vajza jote vërtetë e dëshiron këtë gjë?! Unë mendoj se ky është një veprim dhe vendim shumë i gabuar dhe bën mirë që të heqësh dorë prej tij sa më shpejt, edhe nëse ai zgjedh të largohet prej vajzës tënde.

G. rυαja nga Shkodra: Shoku i b.υrrit erdhi një natë kur ishα υetëm ajo që ρërjetoυa më ka..

Një grua dyshon se bashkëshorti e trad/hëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vj/eçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj. Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam.

Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë. Burrin e dua dhe e respektoj shumë.

Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton. Burri punon me turne, sepse bën dy punë.

Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë. Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton. Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë.

Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon. Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.

E imagjinoni tani si u ndjeva unë?I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë.

Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi. Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri?

Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

HABlT shqiptarja: Nuk kam b.υrrë, ama çdo nαtë e b. ëj me..

Një 34 vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë. Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit.

Kjo është historia emocionuese e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht.

Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë.

Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull. Ndaj nuk i futem aspak njohjeve.

Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët.

Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.