V.αjza nga Puka: I fe jυαri është “kοt fαre” në sh trαt, kυrse unë dua që të më..

Një vajzë e fejuar ka pakën/aqësi për jetën se/ksuale që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e das/huron,

ama mungesa e këna/qësisë në marr/ëdhënie in/time po e bën të dy/shojë për jetëgj/atësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrë/fyer. 

“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem ser/ioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj. Por i fejuari im ka pro/bleme në sh/trat.

Nuk më kë/naq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anash/kaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është se/ksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gj/umit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konc/eptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fa/jëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga da/shuria po më nx/ihet jeta e më ikën rinia pa shi/juar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zi/hemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tm/err dhe sërish z/ihemi për javë të tëra.

Kështu nuk po më shtyhet më. Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.

Gruaja e Zelensky-t ka blerë Bugatti 4.4 milionë euro? Reagon menjëherë kompania e makinave!

Një lajm i rremë u përhap ditën e djeshme në Twitter (X), ku u publikua një faturë që pretendohej se ishte e blerjes së një makine super-luksoze nga gruaja e presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky, Olena Zelenska.

Një prej atyre që e shpërndanë këtë lajm të rremë është edhe Jackson Hinkle, një amerikan kontrovers, i njohur për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe propagandës ruse.

“Gruaja e presidentit ukrainas Zelensky sapo bleu një makinë sportive Bugatti prej 4,4 milionë eurosh me dollarë të taksapaguesve amerikanë”, shkroi ai në një postim që mori plot 65 mijë pëlqime dhe deri tani 6.6 milionë shikime.

Gruaja e Zelensky-t ka blerë Bugatti 4.4 milionë euro? Reagon

Postimi i rremë i përhapur në “X”

Në fakt, rezultoi se fatura ishte e rreme, e postuar fillimisht në një forum nigerian.

Më pas, lajmi i rremë detyroi edhe kompaninë Bugatti me degë në Paris, ku pretendohej se ishte blerë makina, që të reagonte.

Në reagim, Bugatti Paris, jo vetëm që hedh poshtë këto aludime, por thotë se ka marrë masat e duhura për ta denoncuar një mashtrim të tillë te autoritetet përkatëse.

Gruaja e Zelensky-t ka blerë Bugatti 4.4 milionë euro? Reagon

Reagimi i Bugatti Paris

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 3 Korrik 2024

Dashi

Do të ktheheni në qendër të vëmendjes, por vetëm nëse do të tregoheni realisht të bindur për zgjedhjet e ndërmarra gjatë ditëve të fundit, sidomos lidhur me financat dhe marrëveshje të ndryshme. Në dashuri, parashikohen disa dyshime të cilat do ju shqetësojnë dhe do ju bëjnë të pasigurtë. Bëni kujdes me fjalët.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të kaloni pengesa të reja, të cilat do ju lejojnë që të besoni në vete dhe kapacitetet tuaja, por duhet të keni kurajo që të ndiqni intuitën tuaj, pavarësisht mendimeve të të tjerëve. Në dashuri do të jeni shumë pozitiv, ku parashikohen takime dhe rikthim pasioni.

Binjakët

Mos jini shumë konfliktual, pasi adresimi i ankthit në dashuri apo familje nuk do të jetë aspak i frytshëm. Rigjetja e paqes dhe qetësisë është më se e mundshme, por duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis.

Gaforrja

Mos kini frikë të guxoni më shumë në vendin e punës, pasi në këtë moment do të keni mundësinë që të tregoni hapur kapacitetin tuaj. Dita do të jetë mjaft me fat për dashurinë dhe zyrtarizimin e një historie që zgjat prej kohësh. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Duhet të jeni më të vendosur në organizimin e punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrini të optimizoni më mirë kohën tuaj me familjen, miqtë ose partnerin/en. Do të jeni të impresionuar nga sjellja e një bashkëpunëtori tuaj.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e cila favorizon riorganizimin e të gjithë projekteve tuaja, lidhur me një punë të rëndësishme. Në dashuri mos jini shumë impulsiv ose xheloz.

Peshorja

Po merrni garanci të rëndësishme një këtë periudhë, ku në vendin e punës parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur negociata të rëndësishme. Në dashuri do të jeni të qetë dhe të sigurtë në veten dhe ndjenjat tuaja. Nuk përjashtohet edhe zyrtarizimi i një raporti.

Akrepi

Mos u dorëzoni, pasi ndonëse duke u përballur me të papritura, do të keni mundësinë që të fitoni sfida të rëndësishme dhe të përmbyllni të gjithë ato çështje të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Horoskop i kësaj dite parashikon një fat të madh sa i takon takimeve.

Shigjetari

Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme për të pushuar dhe për të sistemuar të gjitha çështjet e mbetura pezull në dashuri, por mundohuni që të mos tregoheni shumë konfliktual. Gjatë kësaj të mërkure, mund të vlerësoni siç duhet propozime interesante në vendin e punës.

Bricjapi

Kjo javë është mjaft interesante për të bërë investime të reja dhe për të nisur të ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me disa diskutime me të afërm apo kolegë kokëfortë. Mundohuni të tregoheni sa më diplomatë, në mënyrë që të shmangni tensionet jo produktive.

Ujori

Mos u tregoni shumë të ngurtë në vendin e punës, pasi sjellja juaj mund të bezdisë bashkëpunëtorët tuaj dhe të krijojë vonesa të pakuptimta. Sa i takon dashurisë, duhet të tregoheni më të kuptueshëm në raport me partnerin/en. Kjo gjë vlen sidomos nëse së fundmi keni patur probleme me komunikimin.

Peshqit

Do të befasoheni nga një përgjigje që nuk e prisnit, e cila mund të ndryshojë plotësisht një projekt të ri. Në dashuri do të rikthehet romanticiteti dhe kjo, pasi më në fund iu është rizgjuar dëshira për të dashuruar. Në mbrëmje nuk do të mungojnë mundësitë e mira.

FOTO/ Motra e ish-futbollistit të Fiorentinës, vritet me armë zjarri 29-vjeçarja!

Një ngjarje tragjike është shënuar në Meksikë, ku është vrarë prezantuesja e njohur, Paola Salcedo 29 vjeç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 29-vjeçarja, motra e ish futbollistit të Fiorentinës Carlos Salcedo, është vrarë teksa ka dalë nga një cirk.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, teksa pista e dyshuar është se  29-vjeçarja ka rënë pre e një grabitje që përfundoi në vrasje.

Sipas asaj që një dëshmitar zbuloi për mediat meksikane, 29-vjeçarja doli nga cirku për t’iu përgjigjur një telefonate kur iu afrua një furgon dhe e goditi me armë zjarri. Edhe prezantuesja u dërguar me urgjencë në spital, ajo ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Meksikës. 29-vjeçarja prezantonte programin “Líderes del Baño” dhe ishte shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale./Marca

Berisha thyen sërish arrestin e shtëpisë, pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu!

Kreu i demokratëve Sali Berisha, në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse.

Mësohet se Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë.

Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike.

Kjo strategji u aplikua na Ballkan për të paktën një dekadë e gjysmë në rajon sa Erdogan dhe Davutoglu bashkëqeverisnin duke nxitur madje edhe krijimin e partive me rrënjë islamiste në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. 

“Doktoresha po më sjell vërdallë, kafen ia dhashë”, komenti i mjekes së Onkologjikut për përgjimet: Më solli një vazo me lule

Mjekja e pezulluar, e përfshirë në skanalin e Onkologjikut, Alketa Pere tha se kurrë nuk ka marrë “kafe” nga pacientët e saj.

Megjithatë, në emisionin “Top Story”, ajo tha se ka marrë një “vazo me lule”, referuar mesazheve të një pacienteje që thoshte se i kishte dhënë “kafenë”.

Pjesë nga diskutimi në emision:

Keni marrë para nga Edmond Gashi?

Alketa Pere: Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht.

Në lidhje me pjesën e përgjimeve ku kryeinfermieri shprehet se një paciente kishte thënë “doktoresha po më sjell vërdallë”, Alketa Pere shprehet:

Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, unë atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe,  tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ.

Kush është kafja më e madhe që ke marrë?

Alketa Pere: Është një gjë që ….

Bëhet kimio tek Megis?

Alketa Pere: Vetëm konsulta.

Konstantinos Argiros ‘i dashuruar’ me këngëtaren shqiptare: Sa herë e shoh në skenë them ‘si ka mundësi është kaq e mirë’

Konstantinos Argiros është një nga këngëtarët më të famshëm dhe më të dashur në Greqi.

Ai megjithatë ka treguar se ka edhe një lidhje të veçantë me Shqipërinë, ku dy herë ka ardhur për të mbajtur koncerte, një herë në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë.

“Athina ime” është një prej këngëve më të famshme të tij, e njohur edhe nga publiku shqiptar.

Së fundmi, ai është pyetur nga gazetarët e “Mad VMA” se cilën prej kolegeve e konsideron “seksi”, duke iu referuar thashethemeve që kanë qarkulluar për një lidhje të tijën.

I pyetur se kush ishte prezenca më seksi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtari e pati pak të vështirë të përgjigjej, por përfundoi tek këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

“Nuk pashë shumë, sepse isha mbrapa dhe po bëhesha gati. Eleni Foureira është gjithmonë seksi. Nuk është kjo çështje. Jam shumë e lumtur që është gjithmonë pranë familjes dhe më tregon fëmijën e saj. Është bërë një nënë e mrekullueshme”, tha ai.

Më pas Konstantinos Argiros shtoi: “E njoh prej shumë vitesh dhe e vlerësoj shumë. Sa herë e shoh në skenë them “nuk mund të jetë aq e mirë”.

E pazakontë / Dibrani denoncon kushëririn në emisionin investigativ: Nuk më dha paratë e punës në “shtëpi bari”! Në Angli ika me borxhe

I riu që punoi në shtëpi bari në Angli rrëfen historinë e tij në emisionin Fiks Fare.

Si shkoi në Angli me kamion, eksperiencën si kultivues hashashi dhe rikthimin në Shqipëri i papaguar për punën e bërë.

Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një të riu nga Dibra i cili ka kërkuar ndihmën e emisionit investigativ, pasi nuk është paguar për punën e bërë në një shtëpi bari në Angli.

E. M 29 vjeç, thotë se udhëtoi për në Angli me kamion. Pasi qëndroi 1 muaj në Belgjikë derisa gjeti mënyrën për të udhëtuar.

“Unë shkova në Angli me kamion, kam harxhuar 30 mijë euro, as ato para nuk kam kthyer , sepse për punën e bërë në shtëpi bari nuk u pagova” tregon ai.

Sipas të riut puna e tij ishte kultivimi i narkotikëve dhe qëndrimi në atë shtëpi ku kultivoheshin gjatë gjithë kohës.

Ai thotë se punoi për një kushuririn e tij, i cili do merrte 75 përqind të fitimit, ndërkohë denoncuesit do i jepte 25 përqind.

Në dëshminë e tij për gazetarët e Fiksit denocuesi thotë se u kthye nga Anglia pas këmbënguljes së dajës dhe mamas së tij, pasi ai kishte filluar të kishte frikë brenda ambientit ku kultivohej bima e hashashit. “U ktheva se më ktheu mami me dajën, pasi u kisha treguar se kam frikë gjatë punës , por më thanë se i kishin ata paratë, kisha pa marrë gati 40 mijë paund dhe ndaj pranova të kthehesha pa likujduar” thotë E.

I pyetur se përse nuk ka shkuar ta denoncojë personin që nuk po i jep paratë ai thotë nuk e bëj sepse e di që ata kanë lidhje me një të fortë në Dibër dhe nuk kam besim te policia.

I riu i dëshpëruar thotë se nuk do kthehej më kurrë në Angli dhe as të punonte në shtëpi bari madje ai sot ka arritur në pikën që nuk beson më as të ëmën dhe dajën. Në audio të vëna në dispozicion për Fiksin, e ëma pranon se lekët ja ka borxh kushuriri i saj dhe po ashtu daja tregon se njëherë i tha se i ka ai paratë dhe më vonë ja ka mohuar.

Gazetarët e Fiksit kanë sjell një bisedë me mamanë e të riut e cila shprehet e shqetësuar për situatën e të birit, madje ajo u thotë gazetarëve të Fiksit se është gati të shkojë të denoncojë kushëririn që nuk e pagoi djalin për punën e bërë. Ndërkohë tregon se e kanë ditur që djali i tyre punonte në shtëpi bari.

“Ne e dinim që punon në shtëpi bari, e dimë edhe që ai ja ka borxh sepse na e ka pranuar edhe ne në fillim , por ai tani është në Spanjë dhe nuk kemi ku e gjejmë, kam menduar të shkoj dhe unë në komisariat t’i bëj një denoncim” thotë mamaja e denoncuesit.

E rëndë: Një i ri shqiptar rrezikon dënimin me VDEKJE në Kinë! Ja për se e akuzojnë

Një i ri shqiptar rrezikon të dënimin me vdekje, si i akuzuar për përfshirje  në trafik droge në Kinë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se prokurori i çështjes Hou Xiangdong në këtë proces gjyqësor,  disa ditë më parë kërkoi dënimin me vdekje për të riun  shqiptar me inicialet K.K i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal.

Prokurori dënim kapital, kërkoi edhe për 5 të akuzuar  të tjerë të këtij grupi prej 17 personash qytetar të Kinës dhe një tjetër Vietnamez.

Sipas policisë së Kinës, ata  tentuan me një anije të nisur nga Hong Kongu, të fusin në shtetin komunist, 1 ton Kokainë cila ishte blerë në Amerikën Latine.

Në momentin kur panë se po i afrohej një anije e Rojës Bregdetare të Kinës, kapiteni i anijes Wu Duojian, udhëzoi gjashtë marinarët mes tyre edhe të riun shqiptar të hedhin në det pakot e drogës.

I riu shqiptar është 36  vjeç me origjinë nga një qytet në jug të Shqipërisë. Familjarët e tij, ishin në Kinë për të ndjekur procesin gjyqësor.

I thanë Top Channel se procesi gjyqësor u zhvilluar në  gjykatën e Guangzhou në datat 11- 14 qershor. Avokati i tij shpjegoi në sallën e gjyqit se ndaj shqiptarit me inicialet K.K, duhet  të këtë një masë më të lehtë,  me dënim me burg dhe jo dënimin me vdekje.

Sipas avokatit i riu shqiptar është viktimë e kësaj situate dhe nuk është organizator i trafikut të kokainës.

Nga të dhënat e mbledhura prej avokatit të shqiptarit përfshi dëshmitë e të arrestuarve të tjerë gjatë kohës që po transportohej droga, i riu shqiptar i punësuar si marinar në këtë anije. Ai  e  kishte kuptuar se ishte përfshirë në një grup kriminal momentin kur u urdhërua nga kapiteni anijes të hidhte në det sasinë e kokainës.

Avokati të riut shqiptar i tha gjykatës në Kinë se:

“Ai në asnjë moment nuk ka dhënë ndihmë në mënyrë të vetëdijshme për ngarkesën që po transportohej sepse nuk ka qenë në dijeni dhe për këtë punë. Ai është udhëzuar përmes një zonje me telefon satelitor që i ofroi punë dhe para për shpenzimet e udhëtimit. Ajo në asnjë moment nuk i ka bërë të qartë klientit tim shqiptar,  që puna në të cilën ajo e kishte punësuar ishte drogë dhe jo mallra shërbimi sikurse pretendonte zonja”.

Avokati të riut shqiptar, i solli në vëmendje gjykatës edhe një argument tjetër.

“Ai duhet të ndiqet për gjykim nga gjykatat e drejtësisë së Hong Kong-ut, pasi bosi i vërtetë i krimit po gjykohet në Hong Kong dhe ai ka marrë masë më të lehtë ndëshkimi, atë të burgimit. Në këto kushte nuk ka se si të dënohet klienti im  me vdekje kur ai në asnjë rast nuk është organizator i krimit përveçse viktimë dhe pre e mashtrimit të grupit organizator”.

Gjykata në Kinë pritet të japë vendimin për shqiptarin dhe 16 të arrestuarit e tjerë gjatë muajit korrik.

Tronditëse / Një i ri shqiptar rrezikon dënimin me VDEKJE në

Shqiptari i arrestuar në Kinë

Çelsi dëshiron të shesë Armando Brojën, klubi i Premier Ligës është gati të paguajë…

Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere.

Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.

Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e Brojës.
Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.

Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian.

Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.